• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndahet nga jeta prima balerina Sekine Sharofi

20:21 : 21/08/2023
në AKTUALITET, KULTURE

Prima balerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Sekine Sharofi është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje. Lajmi i humbjes së saj është njoftuar nga vajzat e saj, Mirela dhe Edlira Athanas me një postim të ndjerë në rrjetet sociale.

“Pushoi së rrahuri zemra e mamit tim. Ajo zemër me rrahje të fortë plot energji dhe dashuri! Këtë video ia kam dedikuar për ditëlindjen e saj në 2017, vetëm pak përpara se të fillonte sëmundja e saj e gjatë. Nuk kam fjalë për dhimbjen që ndjej. Por jeta, shpirti, pasioni i saj, mënyra se si ajo krijoi art, mbajti familje, dha dashuri më jep forcë në këtë moment. Të dua deri në pafundësi mami im e shtrenjtë. Je dritë dhe yll që nuk mund të shuhet. Prehu në paqe!”, shkruan Mirela.

Edlira gjithashtu ka kujtuar disa prej momenteve më domethënëse me nënën e saj.

“E dashur mami! Zemra jote ndali sot, ajo zemër e fortë që ka kaluar shumë. Ajo zemër e mirë nga ku buronte vetëm paqe e mirësi. Babai im, pak posesiv siç ishte, të donte vetëm për vete. Ai po të priste, ne e dinim herët a vonë që ai do të fitonte. Por ti, me shpirtin luftarak, siç bëra unë me të, luftove fort me natyrën, grushtove dhe shkelmove që të qëndroje këtu sepse kisha nevojë më së shumti për ty.

Mbaj mend aromën tënde, kur isha e vogël ishte pilula ime e gjumit. Ajo ishte gjithë çfarë më duhej dhe bija shpejt në gjumë. Do ta kujtoja herë pas here, edhe tani, dhe do ndihesha e qetë dhe e plotë. Ndihesha sikur të kisha me vete. Ty, mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar, ty që shqetësoheshe për mua, ty që do jepje jetën për mua, ty që rrite fëmijët e mi, ty që dhe kaq shumë dhe nuk prite asgjë prej  meje.

Lexo edhe:

Zbulohet se kush do të jetë partnerja e Saimir Korreshit në “DWS” (EMRI-FOTO)

Blerina këshillon çiftet: Eksperimentoni në shumë drejtime

Çfarë  mund të them e dashur mami, ti ishe një nënë model, kuptimi i vërtetë i një nëne dhe sa me fat isha! E dija që ti e dije, por nuk e kam thënë mjaftueshëm dhe më vjen keq…sepse tani dua të ulëras ‘Isha vajza më me fat që kisha një nënë si ti’. Së fundmi ishe bërë fëmija im dhe unë ndonjëherë buzëqeshja dhe mendoja si jeta të mëson të paguash me të njëjtën monedhë.

Kujdesesha për ty siç bëre ti për mua, me të njëjtën dashuri dhe përkushtim, të njëjtën përkujdesje dhe afeksion si të ishim të gërshetuara… unë isha fëmija yt dhe ti ishe fëmija im… është një zbrazëti e madhe tani… e ndiej thellë në shpirt. Deri disa minuta më parë, zemra jote rrihte ende dhe unë isha ende vajza jote… ndihem një jetime tani”.

Sekine Sharofi lindi më 4 Mars 1938. Ajo ishte e martuar me tenorin Gjoni Athanas dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

Etiketa: balerineSekine Sharofi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet se kush do të jetë partnerja e Saimir Korreshit në “DWS” (EMRI-FOTO)

18:44 : 13/09/2023
NDRYSHE

Blerina këshillon çiftet: Eksperimentoni në shumë drejtime

08:57 : 09/06/2023
SHOW BIZ

Balerina Enada Hoxha: Duhet të bëjmë 3 punë për të përballuar jetesën

15:32 : 18/12/2022
SHOW BIZ

Puthi balerinën në buzë, ja si ka reaguar babi i Megi Pojanit

23:11 : 14/12/2022
SHOW BIZ

Klaudia Pepa vlerësohet me çmimin e rëndësishëm në Festivalin e Filmit

14:04 : 02/12/2022
SHOW BIZ

Rrezikoi jetën e balerinës gjatë performancës, Valon Shehu ia lë fajin alkoolit

08:31 : 05/10/2022
Para

Bayern Munich jep "dritën jeshile", Pavard drejt kalimit tek Interi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com