• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fasoneritë humbin 8 mln euro, sektori që punëson mijëra shqiptarë lajmëron shkurtime

22:50 : 17/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Rënia e euros mund të sjellë shkurtimin e mijëra vendeve pune në Shqipëri. Ky është paralajmërimi që japin bizneset që operojnë në fasonin e veshjeve dhe këpucëve.

Zhvlerësimi i valutës me të cilën lidhin kontratat ka bërë që sektori të regjistrojë deri në 8 milionë euro humbje në muaj. Dhe nga një perspektivë për rritje të punonjësve, tani kjo industri do të detyrohet të bëjë ndryshime drastike.

“Çdo muaj po të mblidhen të gjithë është një situatë dramatike dhe për pak ditë do nxjerrim një dokument me masat që do i propozojmë qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë si për afatshkurtër dhe afatgjatë”, tha Florian Zekja, përfaqësuesi i “Pro Export Albania”.

“Nga janari në një situatë pozitive ku sektori të manifakturës i duheshin rreth 20 mijë punonjës erdhëm në një tjetër situatë ku disa sektorë të kësaj industrie kanë problem dhe kanë filluar t’i adresojnë punëtorët drejt zyrave të punës për asistencë. Ose në shtator mbas pushimeve, ka mundësi që një pjesë të reduktojnë linjat ose të diversifikojnë biznesin”, bëri me dije Zekja.

Pas një përmirësimi në maj, eksportet e “Tekstileve dhe këpucë”, iu rikthyen rënies në 2 muajt e fundit.

Lexo edhe:

Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

Sipas INSTAT, eksportet e këtij grupi u tkurrën me 6% në korrik. Sipas përfaqësuesit të “Pro Export Albania”, Florian Zekja, masat e qeverisë nuk kanë rezultuar efektive në përballimin e situatës.

“Ishin dy nisma që do i jepnin oksigjen sektorit por mesa shohim nuk po jep rezultatin e duhur se rimbursimi i TVSH nuk po bëhet për 3 ditë siç u premtua, dhe çështja e tatim fitimit është masë relative se kur del me humbje është e kotë të paguhet”, shtoi ai.

Një vit më parë në këtë periudhë, euro këmbehej për 117.2 lekë, ndërsa sot kuotohet në nivelin e 105 lekëve sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Kjo rënie me mbi 10% është shumë shpesh edhe mbi marzhin e fitimit të këtyre kompanive./A2CNN/

Etiketa: fasoneriPunonjës të fasonerisërenia e euros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

08:19 : 15/10/2025
AKTUALITET

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025
AKTUALITET

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025
AKTUALITET

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie

08:32 : 04/06/2025
Lajmet e Dites

Punëtoret e fasonerisë ngrihen në protestë: Duam të drejtat! Pronari italian na tregon derën

09:11 : 16/05/2025
AKTUALITET

Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024

08:22 : 27/02/2025
Para

Mbyllen 7 sfidat e Europa League, mësoni rezultatet dhe çiftet e fazës tjetër

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com