• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT e të arrestuarve dhe pamjet me VIDEO/ Zbardhen detajet e plota të operacionit antidrogë “Flakë në det”

12:20 : 16/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia er Shtetit, në një deklaratë për mediat ka publikuar detajet e plota dhe pamjet e megaoperacionin antidrogë të koduar “Flakë në det”, ku u godit një grup i trafikut të drogës me bazë në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Në pranga janë vënë 6 persona, mes të cilëve një ish-zyrtar policie dhe dy ukrainas. Më konkretisht, shtetasit:

  • Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
  • Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
  • Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
  • Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
  • Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
  • Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Ata akuzohen nga SPAK për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.  Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.

“Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë. Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.” – u tha në deklaratën e Policisë.

Në këtë operacion, uniformat blu kanë sekuestruar:

Lexo edhe:

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

Zbardhet dosja e “Flakë në Det”/ Dekonspirimi i grupit të trafikantëve, si u gjurmua “Baroni i drogës”

  • 2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
  • 200 fishekë pistolete model 54;
  • një automjet tip “Audi”;
  • 4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
  • 45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
  • sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
  • 1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

Policia thotë se mjeti lundrues veliere, të cilës trafikantët i vunë flakën, është zhytur në thellësinë rreth 150 metra, në detin Adriatik. Dyshohet se grupi shkëmbente në mes të detit kanabis me heroinë dhe kokainë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar dhe pamjet e operacionit “Flakë në det”.

 

DEKLARATA E POLICISË:

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, deklaratë për shtyp, për megaoperacionin antidrogë të koduar “Flakë në det”, në kuadër të të cilit u parandalua dhe u godit një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka shtuar masat për monitorimin në terren, duke përdorur të gjitha kapacitetet logjistike dhe njerëzore që ka në dispozicion.

Në këtë kuadër, bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni “Flakë në det”. Në operacion u përfshinë efektivë dhe mjete të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, si dhe Reparti Special “RENEA”. Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.

Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.

Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Gjithashtu, në vijim të ketij operacioni policor, u shoqëruan në ambientet e DVP Tiranë, 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapën në afërsi të velieres.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”, shtetasit:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

Ndërsa mjeti lundrues veliere është zhytur në thellësinë rreth 150 metra, në detin Adriatik.

Ky operacion dëshmoi edhe një hërë vendosmërinë dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, për të luftuar krimin e organizuar, si dhe partneritetin profesional, serioz dhe të sigurtë me homologët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Etiketa: Arlind IsmailukajArmando MemaBesnik BrokeriKostiantyn BiellonKyrylo PonomarenkoNerim Çela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

15:11 : 10/06/2025
AKTUALITET

Zbardhet dosja e “Flakë në Det”/ Dekonspirimi i grupit të trafikantëve, si u gjurmua “Baroni i drogës”

21:34 : 11/10/2023
AKTUALITET

“Kanabisi merrej me makinat e ish-policit”, Lala tregon skemën si bëhej shkëmbimi i drogës në det

23:15 : 10/10/2023
AKTUALITET

EMRI/ RENEA në Patok në kërkim të “Baronit të drogës”, arreston kushëririn e tij

15:09 : 16/08/2023
Para

Meri Shehu paralajmëron këto shenja horoskopi: Do përjetoni një ndryshim të shpejtë në jetë

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com