• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKY është kutia e Pandorës, do të trondisë qiellin dhe (nën)tokën

18:39 : 15/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, OP-ED

Nga Lutfi Dervishi

Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni një film në Netflix ku paditet në Prokurori një strukturë e policisë që merret me vëzhgimin, përgjimin, vendosjen GPS, infiltrimin në organizatat kriminale, lokalizimin e personave në kërkim, operacionet e transportit (të kontrolluar) të drogës, video survejimin…

Them imagjinoni se kjo nuk ka ndodhur tjetërkund veç në Tiranë.

Agjencia e Mbikqyrjes policore ka paditur në muajin korrik në Prokurori, forcën operacionale pasi dyshon se ka tranferuar të dhëna…!

Forca Operacionale ka akses të plotë në të gjitha bazat e të dhënave të policisë.

Lexo edhe:

Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente

Dervishi: Shqipëria rrezikon skenarin serb, opozita e copëtuar përballë një autokrati në fuqi

Pak ditë më parë drejtori i kësaj force Bistri u arrestua si i implikuar në dosjen “Metamorfoza”.

Një lajm i tillë, nuk flet për “vetëpastrimin e policisë”, por për nivelin e lartë të kriminalizimit të saj dhe faktin që peshku është qelbur nga koka.

Eshtë naive të mendosh që vetë Agjencia Mbikqyrjes Policore ka hetuar dhe ka zbuluar se forca operacionale po përdorte një linjë të pa autorizuar interneti. Denoncimi i bërë pak para ekzekutimit të operacionit “Metamorfoza” duket se ka lidhje me zbardhjen e komunikimeve të aplikacionit SKY ECC.

SKY ECC po i bën të duken qesharake ato që deri dje mendoheshin si skandale të mëdha, sic ishte gënjeshtra publike e ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë bashkë me prokurorin e Elbasanit që u gradua në SPAK, dy ditë para zgjedhjeve të 2021, në ngjarjen që i mori jetën një personi, plagosi tre të tjerë, frikësoi një dyzinë policësh dhe terrorizoi një qytet.

Mendo për një moment të mos ishte zbërthimi i aplikacionit SKY? Do të kishim ende vrasës që vrisnin për qerasje, invesitorë strategjikë që zbukurojnë Shqipërinë, oficerë policie që raportojnë te vrasësit dhe prokuror që bëhen copë për të liruar banditë.

Lajmi i denoncimit në Prokurori të Forcës Operacionale nuk po trajtohet si SKANDAL, por po kalon si lajm i aksidenteve rrugore, ndërkohë që bëhet fjalë për shembjen e besimit te struktura elitë e policisë së shtetit.

Dhe mendo për një moment që ky është vetëm fillimi… zbardhja e komunikimeve në SKY do të na ofrojë surpriza të tjera nga politika, biznesi, media, gjyqësori dhe ndoshta edhe nga feja…

Mesa duket vetëm Sky (qielli) do të bëj të mundur dridhjen e (nën) tokës së krimit të veshur me uniformë e policit, të deputetit, apo edhe të gjyqtarit.

“SKY” është kutia e Pandorës… Hapja e saj nxorri vrasjet me porosi, babëzinë, zilinë, makutërinë, vafërinë, dhimbjen, E vetmja gjë e fundit që ka mbetur është shpresa.

SKY është shpresa se së paku do të bëhet transparenca e llumit të mbledhur në vite në të gjitha pushtetet, përfshirë edhe pushtetin e medias.

Etiketa: biznesmeni Pëllumb GjokaForca E Posaçme Operacionalelutfi dervishiOltion Bistri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente

17:28 : 11/09/2025
AKTUALITET

Dervishi: Shqipëria rrezikon skenarin serb, opozita e copëtuar përballë një autokrati në fuqi

21:26 : 10/09/2025
AKTUALITET

Vdekja si zile zgjimi

18:28 : 24/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë! Kronikë e zjarreve të paralajmëruara

15:44 : 12/08/2025
AKTUALITET

Profili i paautorizuar i komentuesit të xhindosur

09:37 : 12/08/2025
AKTUALITET

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025
Para

E rëndë! Makina bie nga mbikalimi, ndërron jetë 17-vjeçari

TË GJITHA

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025

“Njeriu i vetëm që s’kam kurrë keqardhje”, Berisha s’e fsheh gëzimin për shkarkimin e Veliajt

21:47 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com