• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllof apo mbyllje syri/ “Laguna” në Ksamil hapet sërish pas show-t të Policisë e IKMT

19:56 : 15/08/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga Boldnews.al

Në mes të Korrikut 2023, një grup i zgjeruar policësh, me praninë e posaçme të drejtuesit të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Agim Ismaili, u paraqitën në plazhin “Laguna” në Ksamil.

Sipas njoftimit zyrtar policor, gjatë kontrolleve të territorit në vijën bregdetare në jug të vendit, u konstatuan një lokal plazhi pa leje.

Uniformat blu deklaruan më tej, “u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpall në kërkim Resul Piro, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës” për objektin dhe punimet përreth, në zonën e njohur si “Laguna”.

Në foto: Njoftimi i Policisë për plazhin “Laguna”, në Ksamil

Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet thanë se kanë “sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 çadra dhe 240 shezlonge”.

Lexo edhe:

Mos harroni çadrën! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Mbani çadrat gjithmonë me vete! Ja si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Fotot që shoqëronin njoftimin policor tregonin çadrat e mbyllura dhe shezlonget e mbledhura, të cilat janë përshtypjen se operacioni i forcave blu dhe IKMT-së kanë dhënë rezultat befasues.

Në foto: Pamje nga aksioni policor tek plazhi “Laguna” (foto: Policia e Shtetit)

Por, pas show-t institucional në kulmin e vapës, gjithçka në realitet është shumë më ndryshe.

Në redaksinë e “Boldnews.al” mbërriti një denoncim në këto orët e fundit, në të cilat thuhet se plazhi “Laguna” dhe lokali Brenda tij funksionojnë rregullisht, njëlloj siç ndodhte para “mësymjes” policore dhe të IKMT-së.

Denoncuesi ka dërguar edhe foto të ditëve të fundit, në të cilat dallohet qartësisht se “Laguna” është një plazh i rregullt, funksional dhe pritës për turistët, të cilët as nuk e kanë idenë dhe as nuk janë të interesuar nëse pronari i shezlongëve dhe lokalit është në kërkim për paligjshmëri.

Në foto: Plazhi “Laguna” pas aksionit policor (foto e mbërritur në redaksi)

Ndërkohë, “Boldnews.al” ka kryer verifikime në rrjete sociale për ngjarje të shënuara tek “Laguna”, pas 19 Korrikut 2023, ditë që Policia dhe IKMT ndërmorën aksionin në atë plazh.

Fotot e postuara në “Instagram” nga vetë administruesit e plazhit, si edhe nga pushuesit, dëshmojnë që aktiviteti tregtar i “Lagunës” vijon i qetë dhe normalisht, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në foto: Foto e plazhit “Laguna”, publikuar në “Instagram” në 10 gusht 2023

Kjo situatë ngre dyshime të forta se, ose operacioni i përbashkët Polici-IKMT ka qenë thjesht show dhe i pabazuar, ose spektakli me bllokime plazhi është thjesht një formë për të hedhur hi syve opinionit publik për efikasitetin dhe efektivitetin e luftës së institucioneve kundër paligjshmërisë në bregdet.

Në foto: Plazhi “Laguna” dhe lokali, pas aksionit policor

Prej disa javësh, Policia dhe institucione të tjera qeveritare kanë nisur operacionin “Plazhi i Pastër”, i cili synon të sigurojë dhe garantojë siguri dhe qetësi për qytetarët që kanë vendosur të shijojnë brigjet shqiptare në këtë verë.

Thuajse çdo ditë, nga policia apo IKMT raportohet për shezlonge të sekuestruara, pasi kanë pushtuar plazhe në paligjshmëri apo bllokim të mjeteve të transportit ujor, si skafe e motorë uji.

Kjo veprimtari është për t’u vlerësuar dhe përshëndetur, por, vetëm në rast se është reale dhe e qëndrueshme.

Rasti i plazhit “Laguna” në Ksamil dëshmon se, pas mbylljes së aparatit fotografik të Policisë dhe IKMT-së, gjithçka kthehet në normalitet dhe vijon sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Etiketa: Aksioni i IKMTçadratLaguna

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mos harroni çadrën! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:03 : 06/10/2024
AKTUALITET

Mbani çadrat gjithmonë me vete! Ja si pritet të jetë moti javën e ardhshme

16:10 : 15/09/2024
AKTUALITET

Përkeqësohet gjendja në laguna, nga Butrinti në Karavasta e Nartë

11:20 : 09/09/2024
AKTUALITET

Laguna “Kune Vain” kthehet në moçal, mbushet sërish Gryka e Matkeqes!

21:28 : 06/09/2023
AKTUALITET

Ksamili “po e shkel” me çmimet, ankesa për çadrat 40 euro

15:25 : 19/08/2023
AKTUALITET

“Tjetërsimi i lagunës”/ Gjykata ndryshon masën për drejtorin e zonave të mbrojtura

09:53 : 30/12/2022
Para

Lidhjet me Deripaskën/ McGonigal pranon fajin në gjykatë, rrezikon 5 vite burg

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com