• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Himara proteston në mbështetje të Belerit, qytetarët kërkojnë lirimin e kryebashkiakut

18:30 : 14/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur në pedonalen qendrore të Himarës në orën 18:00, protesta e paralajmëruar nga organizata e minoritetit grek “OMONIA”, në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

Tubimi i sotëm zhvillohet pasi Beleri, i cili doli fitues në zgjedhjet e 14 Majit nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndodhet prej tre muajsh pas hekurave dhe për shkak të përballjes me drejtësinë ende nuk e ka ushtuar funksionin e tij.

Beleri është arrestuar prej 12 Majit nën akuzën për shitblerje votash dhe nëse vijon të qëndrojë pas hekurave duke mos u betuar në detyrë, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka legjitimitetin për të vazhduar përsëritjen e zgjedhjeve në qytetin bregdetar.

Afati tre mujor që Ligji Zgjedhor parashikon për betimin e kryetarit të zgjedhur përfundon sot, ndaj qytetarët që janë mbledhur në tubimin që shkon në mbështetje të Belerit, kërkojnë çeljen e procedurës për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës.

Në protestë janë duke marrë pjesë dhjetëra qytetarë himariotë, ndërsa nuk mungon as kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të mediave greke, ndërsa pritet të marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, i cili do ti drejtohet protestuesve me një fjalim.

Lexo edhe:

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Në protestë merr pjesë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tha për mediat se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë. Ai gjithashtu paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos luajë me nervat e himariotëve.

“Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë. Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër. Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë. E dini kush ehte kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjet dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, tha Manjani.

Screenshot_8-8
Screenshot_11-6
Screenshot_10-6
Screenshot_6-6
-640-0-64da53b596fdb
Screenshot_9-8
WhatsApp-Image-2023-08-14-at-6.03.14-PM
Screenshot_7-7
PROTESTA-PER-BELERIN-MEDIAT-GREKE
BELERI-PROTESTA

Sakaq, qytetarët që brohorasin thirrje për drejtësi kanë në duar pankarta të shkruara në greqisht, duke kërkuar lirimin e kryetarit që kanë votuar më 14 Maj. Një prej tyre që foli për mediat është shprehur se po zhvillojnë një protestë paqësore dhe kërkojnë që të lirohet Fredi Beleri pasi sipas tyre u zgjodh nga vetë qytetarët.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, tha një qytetar.

Nga podiumi iu drejtua qytetarëve edhe sekretari i organizatës “OMONIA”, Marin Suli, i cili u shpreh: “Lirojeni Belerin, sa nuk ju ka marrë përpara zemërimi i himarjotëve”.

Ndërkohë, nga paraburgimi ku qëndron prej tre muajsh, Fredi Beleri ka reaguar pak pas nisjes së protestës në mbështjete të tij.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook shkruhet: “Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të ulem këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”.

Kjo protestë zhvillohet vetëm dy ditë pasi deuteti Angelos Syrigos i partisë “Demokracia e Re” e kryeministrit Mistotakis, zhvilloi një takim në ambientet e paraburgimit te Qendra Spitalore e Burgjeve (Nënë Tereza), me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Ai paralajmëroi se Greqia do të pengojë procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në rast se Beleri nuk lirohet nga qelia.

Etiketa: #proteste#boldnewsFredi Beleri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
AKTUALITET

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

09:01 : 07/04/2025
AKTUALITET

Eurodeputeti Fredi Beleri, padit në Gjykatën e Tiranës ish-Drejtorin e Arkivave

12:02 : 25/03/2025
RAJONI

Beleri kundër partisë së Mitsotakis, mbështet të preferuarin e Elon Musk në PE

20:07 : 04/02/2025
Para

Protesta për lirimin e Belerit, mediat greke: Policia shqiptare tentoi ta anulonte!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

15:23 : 15/05/2025

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com