• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet e reja për taksën e pronës, Rama përjashton resortet dhe hotelet me 4-5 yje

20:55 : 14/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Qeveria vendos të përjashtojë nga taksimi i pronës resortet e luksit me 4-5 yje apo ato me status special, ndërkohë që do të taksohen të gjitha pronat rezidenciale me çmim reference. Kështu përcaktohet në projektligjin e hedhur për konsultim publik që pritet të shtrijë efektet vitin e ardhshëm fiskal

Projektligji për pasurinë e paluajtshme e cila takson të gjitha njësitë rezidenciale me çmim reference përjashton nga taksimi resortet e luksit.

Kështu përcaktohet në projektligjin e dalë për konsultim publik ku në nenin 10 të tij saktësohen disa kategori që nuk do të paguajnë taksë prone.

Kështu do të përjashtohen pronat shtetërore, pronat fetare, strukturat akomoduese, ‘hotel/ resort me katër dhe pesë yje, me status special’, sikundër dhe njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike ose që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë.

Po ashtu përjashtohen njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

Lexo edhe:

Nis zbatimi i taksës së ndërtesës, familjet shqiptare do paguajnë deri në 76% më shumë tek fatura e ujit

Taksa e pronës/ Dhoma Amerikane kundër nismës së qeverisë: Mos rëndoni qytetarët

Por përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk do të zbatohet për pronat shtetërore që janë dhënë me qira, ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë dhe parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

Në këto raste, pasuritë e paluajtshme do të klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave. Sipas çmimeve të reja fiskale të miratuara nga qeveria për taksën e pasurisë së llogaritur do të paguhet nga 230 deri në 2600 lekë në vit më shumë duke pësuar rritje deri në 74% në disa zona.

Sipas relacionit të projektligjit, “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, taksa mbi pronën në vitin 2026 do të jetë sa 0.1 deri në 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 0.32 për që ishte gjatë 2022-shit. Përkthyer në vlerë, nga 5.3 miliardë lekë vitin e shkuar, 61 bashkitë në vend pritet të arkëtojnë 18-25 miliardë lekë kur ligji të hyjë në fuqi në 2026-n./SyriTV/

Etiketa: taksa e prones

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis zbatimi i taksës së ndërtesës, familjet shqiptare do paguajnë deri në 76% më shumë tek fatura e ujit

08:31 : 13/10/2023
AKTUALITET

Taksa e pronës/ Dhoma Amerikane kundër nismës së qeverisë: Mos rëndoni qytetarët

15:29 : 05/09/2023
AKTUALITET

Taksa e re e pronës, sa do të paguajmë më shumë

08:21 : 26/08/2023
Para

Bie qeveria në Letoni, kryeministri jep dorëheqjen së bashku me kabinetin

TË GJITHA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të kokainës, kush është personi i katërt që u arrestua

12:16 : 26/07/2025

Incidenti në ndeshjen e Besiktas/ Muçi bën për spital fotografin, 2 fraktura dhe 1 çarje

12:12 : 26/07/2025

Zyrtare/ Elbasani forcon sulmin, firmos me 21-vjeçarin e Malishevës

11:56 : 26/07/2025

Shpërndanin kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg drogë

11:50 : 26/07/2025

Zyrtare/ Skënderbeut i largohet portieri, vendos të luajë në futbollin kosovar

11:48 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com