• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrohen mijëra euro dhe paund në portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit

12:28 : 10/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Një sasi e konsiderueshme valutore është sekuestruar në portin e Durrësit. Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrollit në autobusin e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, janë zbuluar mbi 82 mijë euro të padeklaruara.

Si pasojë uniformat blu kanë vënë në pranga dy shoferët e autobusit, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar burimin e kësaj shume.

Sakaq, edhe në aeroportin e Rinasit është sekuestruar shuma prej 12.820 paund. Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 28-vjeçar nga Burreli me banim në Londër, që kishte fshehur paratë e padeklaruar në çantën e tij.

Njoftimi i policisë:

Lexo edhe:

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

Departamenti i Policisë Kufitare/Vijojnë kontrollet dhe operacionet policore, për të parandaluar futjen e shumave të konsiderueshme të parave, në vendin tonë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Në PKK Port Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbeshtet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin shtetasit G. L. dhe V. E.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre 2 rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Etiketa: Aeroporti i Rinasitporti i durresitsekuestrohen parate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

10:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
AKTUALITET

Korrupsion në komisariatin e Rinasit, polici filmohet duke marrë ryshfet

21:13 : 14/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025
Para

“Më mirë të flije me një burrë se me të”, vëllezërit e Gjergji Mullalit: Të gjithë do çmendeshin me Luizën

TË GJITHA

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025

Skandal në kufi/ Zbulohet rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia, cënohet siguria ushqimore

20:59 : 29/10/2025

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025

Kroacia rrit pagën minimale në 1050 euro

20:32 : 29/10/2025

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com