• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti mes qeverisë e koncesionarit në portin e Durrësit, reagon ambasada gjermane

08:23 : 05/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Ambasada e RFGJ reagoi me një deklaratë (03.08) ndaj bllokimit të aktivitetit të kompanisë “EMS Albanian Operator”(EMS APO) në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, që operon me konҫesion nga Shqipëria për 35 vjet.

“Është në interes të dy vendeve tona që kompanitë gjermane dhe të tjera ndërkombëtare të gjejnë një mjedis tërheqës për investime në Shqipëri. Për këtë janë thelbësore kushtet e drejta dhe ligjore”, theksohet në deklaratën e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë (RFGJ) në Tiranë. Në të vihet në dukje vëmendjen me të cilën “Ambasada Gjermane në Tiranë po ndjek zhvillimet lidhur me koncesionin e “EMS APO”.

Përse u bllokua aktiviteti konҫesionar i kompanisë gjermane?

Projekti i qeverisë së Shqipërisë drejtuar nga kryeministri Edi Rama “Durrës Yacht & Marina” me vlerë 2 miliard euro, parashikon të shtrihet në 812 600 m2, ku do të dërtohen 12 000 apartamente kujsoze dhe dy hotele me nga 425 dhoma secili. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Ai përfshin rreth 90 përqind të hapësirës që zë Terminali Lindor.

Në këtë terminal kompania gjermane “EMS APO” operon prej 20 vitesh. Sipas informacionit në website e kësaj kompanie aktiviteti i saj ka të bëjë me pëpunimin e ngarkesave me shumicë që mbrrijnë në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, depozitimin e tyre, mbushjen e mekanizuar të kontejnerëve dhe ruajtjen afatgjatë të mallrave.

Lexo edhe:

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

Kontrata konҫesionare është lidhur në maj 2013 për 35 vjet mes EMS Shipping & Trading GmbH me seli në qytetin e Gjermanisë Leer, në Saksoninë e Poshtme dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit në Shqipëri.

Kompania gjermane “EMS APO” në një deklaratë publike i kërkon Autoritetit Portual Durrës “t’i rikthehet ligjshmërisë duke ҫliruar zonat e saj konҫesionare”, pasi ato ia ka dorëzuar Autoriteti Portual, Durrës sipas protokollit. “Blloqet e betonit që ky autoritet ka vendosur janë brenda zonës sonë të koncesionit dhe kufizojnë lëvizjen e automjeteve dhe klientëve, pra aktivitetin koncesionar”, thuhet në deklaratë.

Bllokimit të aktivitetit të kompanisë gjermane i parapriu vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar dhe mos shqyrtuar ankimimin ndaj Autoritetit Portual, Durrës, që kjo kompani i kishte adresuar Gjykatës.

Kompania “EMS APO” i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shfuqizonte disa dispozita të ligjit përkatës për projektin e investimit strategjik “Durrës Yacht & Marina”, si të papajtueshme me Kushtetutën, pasi sipas saj “ato cënojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe parimin e barazisë përpara ligjit”.

/DW/

Etiketa: ambasada gjermaneporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

10:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025
AKTUALITET

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
Para

Sherr me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, 17 të plagosur

TË GJITHA

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025

Skandal në kufi/ Zbulohet rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia, cënohet siguria ushqimore

20:59 : 29/10/2025

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025

Kroacia rrit pagën minimale në 1050 euro

20:32 : 29/10/2025

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com