“Nuk ka rëndësi sa dhuroni por sa shpirt ka dhurimi juaj”– Do të citonte e madhja Nënë Tereza, simboli i mirësisë dhe mishërimi i dashurisë njerëzore. Në kulturën e vendit të vogël Ballkanik, bamirësia është shfaqur gjithmonë në forma të ndryshme, duke e bërë Shqipërinë të evidentohet për bujarinë e saj.
Një traditë kjo e popullit shqiptar ku filozofinë “çka është e imja është edhe e jotja” do ta kultivonte dhe trashëgonte ndër breza. Për herë të parë donacionet apo siç njihen ndryshe dhurimet, të hapura edhe për publikun shqiptar u shënuan dikur rreth fillimeve të para të viteve ‘90.
Organizatat e para joqeveritare, apo ato jofitimprurëse filluan të merrni një kuptim në përmbajtje e tyre edhe në vendin tonë, të cilat shpejt do të ndërgjegjësonin shoqërinë shqiptare për rolin, format dhe tipologjitë e dhurimit. Misioni i tyre i përbashkët qëndron në vlerën dhe dinjitetin e jetës njerëzore, të cilat bazohen sigurisht edhe në vlerat humanitare shpirtërore. Respektimi i të drejtave humane, zhvillimi i qenies njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, krijimi i infrastrukturave integruese në shoqëri, janë disa nga kauzat që këto organizata mbështesin strategjitë e tyre.
Përgjatë dekadave të fundit në Shqipëri numërohen disa organizata të njohura për ndërveprimet e tyre aktive me publikun e gjerë, duke gjetur kështu kanale stimuluese ndërgjegjësimi mbi kauzat të cilat impaktojnë shoqërinë e një vendi.
Zhvillimet dhe risitë teknologjike, kanë prekur çdo fushë të jetës njerëzore. Një hov me qasje të re në organizimin e dhurimeve, tanimë e gjejmë të shfaqur edhe në forma digjitale, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo që të bie në sy përgjatë kërkimit të aktivitetit të organizatave (ojf-ve/ojq-ve) është platforma shqiptare Smile.al, e vetmja në formatin online, crowdfunding. E themeluar 3 vite më parë, kjo platformë e nisi rrugëtimin drejt misionit të saj fisnik, e cila i ka shërbyer të gjithë shoqërisë shqiptare.
Si një mundësi e jashtëzakonshme për mbledhjen e fondeve nga publiku kudo që ndodhet në botë e që është i interesuar për kauza sensitive, Smile.al është një zgjedhje mjaft e volitshme edhe për çdo organizatë në Shqipëri për të realizuar projekte të ndryshme me karakter social. Nëpërmjet faqes së internetit të programit www.smile.al, dhurimet vihen në dispozicion të projekteve që zbatohen nga organizata jofitimprurëse me histori suksesi dhe eksperience në aktivitete të tilla, duke shfrytëzuar potencialin e modelit të dhurimit “crowdfunding”. Ajo që e bën unike që në embrionin e saj, është filozofia e themeluesve të kësaj platforme, të cilët e sollën si mënyrën më të mirë për të mobilizuar shoqërinë shqiptare mbi rritjen e humanizimit. Çdokush ka tashmë mundësinë të japë një kontribut modest dhe të lumturojë një shpirt që pret për një dritë shprese. I gjithë proçesi dhurimit është transparent, një tjetër pikë e fortë e kësaj platforme ku në çdo rast publiku ka mundësinë të monitorojë çdo dhurim që bëhet si dhe të gjithë implementimin e çdo projekti. Përgjatë kohështrirjes së funksionimit të Smile.al, janë hapur 3 thirrje dhe janë paraqitur 59 projekte nga organizata të ndryshime, nga të cilat 23 janë lançuar.
Kjo tregon seriozitetin e kësaj platforme dhe infrastrukturën e lehtë aplikuese për të proçeduar në dhurimin e çdo kauze. 18 Janë projektet me karakter të ndryshëm social të cilat janë sponsorizuar dhe implementuar me shumë përkushtim. Numërohen mbi 1000 dhurues të cilët, kanë lumturuar jo pak individë dhe familje shqiptare.
Suksesi i platformes Smile.al, qëndron gjithashtu në të gjithë tiplogjinë komunikuese në tërësinë e saj. Gjuha dhe mesazhi që i drejtohet publikut është i thjeshtë, i drejtëpërdrejtë dhe me tone empatike. Fal partnerëve të saj të ndryshëm potencial, edhe ata mediatik, kjo platformë shumë shpejt do të krijonte jehonën e saj si një nga platformat më të suksesshme në Ballkan. Kjo përsa i takon numrit të dhuruesve, vlerave të dhuruara dhe projekteve të implementuara, të cilat vazhdojnë të njohin rritje të vazhdueshme. Smile.al e ka nisur këtë rrugëtim, me besimin për të ushqyer altruizmin, si një devocion ndaj nevojave që çdokush duhet të ndjejë jo në formë të kushtëzuar. Ndaj sot stafi i platformës Smile.al është falenderues për të gjithë mbeshtetësit që kanë dhuruar, që nga partnerët, oraganizatat, e çdo individ, falë të cilëve është bërë i mundur finalizimi me sukses i shumë projekteve duke sjellë gëzim tek shtresat në nevojë. Sot Smile.al numëron mbi 4 milionë shikues të cilët, vizitojnë platformën online duke shfaqur jo vetëm kuriozitetin mbi aktivitetin e saj por edhe sensibilizimin e tyre për të kontribuar në kauza të ndryshme.
Përgjatë muajit Korrik platforma është e hapur për të gjithë Ojf-të për t’u bërë pjesë e saj nëpërmjet aplikimeve me projekte të ndryshme në një nga fushat e përcaktuara si: mirëqenie dhe solidaritet, promovim i trashëgimisë kulturore, sipërmarrje sociale, mjedis, edukim dhe trajnime, veprimtari sportive etj. Një mundësi e mirë që çdo organizatë që operon në Shqipëri, të bëhet tashmë pjesë e platformës duke aplikuar online deri në datën 30 Shtator’23, për të vazhduar misionin e përbashkët në investimin për ta bërë komunitetin tonë një vend më të mirë.
Askush nuk u varfërua nga dhurimi, ndaj është në dorën tonë të bëjmë sot dikë të lumtur!