• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

QSUT s’realizoi ndërhyrjen e Fugës, Dollenberg: Në Gjermani do ishte shkarkuar gjysma e spitalit

12:56 : 02/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Rasti i aktorit Genc Fuga, i cili pësoi goditje në tru dhe u detyrua që të paguajë një operacion që kushtoi 19 mijë euro në një spital privat, pasi QSUT nuk e ofron ngre shqetësimin për funksionimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Nëse për rastin e Gencit fama e të sëmurit ndihmoi që shuma të mblidhej, janë të tjerë pacientë të cilët as nuk mund ti gjejnë apo të përballojnë këtë shumë.

Por si ndodh në Gjermani?

Përmes një analize të qartë krahasuese bërë në Report TV, Aurora Dollenberg shpjegon se çfarë nuk shkon në sistemin shëndetësor në Shqipëri i cili pacientin e lë përballë një zgjedhje “ose paguaj në privat ose vdis”.

“Në të gjitha vëndet europiane nuk ka një sistem të mirëfilltë privat shëndetësor. Edhe privati është në një kontratë bashkëpunimi të vazhdueshme me shtetin. Që do të thotë që privati është po aq i detyruar të ofrojë shërbime publike për të gjithë qytetarët. Të drejtën për specializim për mjekët e infermierët njësoj si spitalet që janë direkt produkt i shtetit. Pra spitalet e qyteteve paguhen nga bashkitë. Që do të thotë që në vendet e BE-së nuk ekziston sektori 100% privat dhe ai shtetëror ose publik pa kontrollin në fund të fundit të shtetit. Pra sistemi shëndetësor është kaq human e social sa nuk bëhet një diferencim i privatit nga shtetërori”.

Lexo edhe:

Si të parandalojmë arrestin kardiak? Mjekja nga Gjermania tregon hapat që duhet të ndjekim

Skandali tek Onkologjiku/ Dollenberg: Shokuese! Mjekët si tregtarë, jo si humanistë

Dolleberg tregon dhe se çfarë mund të ndodhte në Gjermani nëse do të ishte një rast i tillë:

“Problematika e shëndetësisë në Shqipëri është se nuk ka një sistem legjislativ që dënon. Genci është aktor i njohur dhe ka pasur mundësinë që përmes apelit të mbledhë fonde e të shkojë në një spital privat, por për çdo shtet tjetër në Europë, kjo do të ishte një turp që një personazh publik që në fund të fundit të lutet qytetarëve për të shpëtuar jetë. Sepse në fund të fundit shpëtimi i jetës është e drejtë legjitime për cdo qytetar, i varfër, i pasur.

Operacionet jetë shpëtuese, heqja e një trombusi, mpiksja e gjakut, ose shpëtimi në rastin e një infarkti akut të gjitha operacionet duhet me ligj ti ofrojë QSUT dhe cdo spital tjetër publik, që mund të jetë në metropol apo ato të akredituara në Shqipëri. Nëse do të funksiononte një sistem legjislativ që do e dënonte shtetin, spitalin përkatës ku qytetari do i drejtohej nuk e merrte shërbimin., më besoni në Gjermani gjysma e spitalit, dhe personelit të spitalit, nga kryeshefi dhe mjeku do të pushohej nga puna nëse pacienti shkon e spitali nuk ta ofron këtë shërbim. Është shteti që duhej tia ofronte këtë shërbim”.

Sistemi shëndetësor në Gjermani

Mjekja e njohur Aurora Dollenberg tregon si funksionon sistemi shëndetësor në Gjermani. Qytetarët paguajnë siguracionet, kartën e siguracionit. Qytetari ka të drejtë të marrë shërbimin bazik në çdo spital ku të jetë qoftë ai privat apo shtetëror.

“Pacienti nuk e ndjen nëse është në një spital privat apo shtetëror, sepse të gjithë spitalet në Gjermani janë të detyruar të ofrojnë shërbimin për pacientin që paraqitet në dyert e tyre. Shteti është rregullatori. Në Gjermani nëse ke siguracion publik ke të drejtë për të gjitha shërbimet në çdo lloj spitali të Gjermanisë. Nëse paguan privat atëherë ke disa të drejta ekstra si të jesh në dhomë vetëm kur je në spital, edhe nëse spitali nuk ka fare shtretër, apo trajtimi direkt nga shefi i spitalit. Pra janë trajtime ‘luksi’ por shërbimin bazal e kanë të gjithë njësoj. Si ai që paguan privatisht apo ai që është i siguruar në mënyrë publike”.

Në Shqipëri nuk është vetëm problemi i aparaturave. Një problem tjetër është personeli mjekësor që është i pakualifikuar dhe i patrajnuar mirë.

“Nuk është gjithmonë në Shqipëri problemi i mungesës së teknologjisë por dhe investimi për personelin, qoftë mjekësor apo teknik të paguhet apo trajnohet që puna të jetë e pandërprerë. Mundësitë e specializimit në Shqipëri janë shumë të kufizuara, përsa kohë kemi vetëm një qendër universitare si ajo e QSUT ofron këtë specializim”.

Dollenberg tregon se ndryshe nga Shqipëria ku specializimi është monopol, në Gjermani çdo spital ka të drejtë, por dhe detyrë të punësojë dhe specializojë mjekët.

“Kemi një centralizim shumë të madh të të drejtës për specializim doktoratura, në kohën që në Gjermani në çdo spital, të gjithë e kanë të drejtën jo vetëm të punënsojnë mjekët por dhe ti specializojnë ata. Kjo është një plagë kryesore e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Specializimi është monopol dhe nuk është e drejtë legjitime bazale për çdo mjek në Shqipëri”, tha Dollenberg.

Etiketa: Aurora DollenbergGenc Fuga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si të parandalojmë arrestin kardiak? Mjekja nga Gjermania tregon hapat që duhet të ndjekim

16:29 : 19/09/2024
AKTUALITET

Skandali tek Onkologjiku/ Dollenberg: Shokuese! Mjekët si tregtarë, jo si humanistë

16:06 : 26/06/2024
SHOW BIZ

U bënë bashkë për të ndihmuar aktorin, rrëfehet Genc Fuga: Kam qarë…

21:19 : 30/01/2024
SHOW BIZ

I qeshur krahë kolegëve, Genc Fuga shfaqet për herë të parë në publik

15:44 : 22/10/2023
Lajmet e Dites

“Mirëseerdhe”/ Pas operacionit, aktori Genci Fuga shfaqet me kolegët

15:50 : 12/09/2023
SHOW BIZ

“Ia doli!”/ Fitoi betejën me vdekjen! Genci Fuga shoqëron fëmijët në ditën e parë të shkollës…

19:56 : 11/09/2023
Para

Grabitet shtëpia e këngëtares shqiptare, hajdutët i vjedhin sende luksoze

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com