• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dani Alves rrezikon të dënohet me 10 vite burg

10:23 : 02/08/2023
në SPORT

Dani Alves rrezikon 10 vite burg nga gjykata në Spanjë. Braziliani është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në një klub nate në Barcelonë, më 30 dhjetor të vitit të kaluar dhe së fundmi viktima tregoi se ka prova të mjaftueshme që mund t’ia shkatërrojnë të ardhmen futbollistit.

Përveç kësaj, gjykatësi ka vendosur dhe një garanci prej 150 mijë eurosh si dëmshpërblim për vajzën e abuzuar dhe nëse Alves nuk do t’i paguajë brenda 24 orëve, do t’i sekuestrohen asetet. Futbollisti brazilian do të qëndrojë në burg derisa gjykata të japë dhe vendimin përfundimtar për të.

Më qershor të këtij viti, braziliani tha në një intervistë për “La Vanguardia” se nuk ishte fajtor për akuzat që ngrihen ndaj tij. “Deri më tani, është treguar një histori shumë e frikshme, e cila nuk ka të bëjë fare me atë që ka ndodhur dhe as me atë që kam bërë”, thoshte Alves.

Në intervistë, ish-mbrojtësi i Barcelonës thoshte se dëshironte t’i kërkojë falje gruas së tij: “I vetmi person që duhet t’i kërkoj falje është gruaja ime, Joana Sanz. Gruaja me të cilën u martova tetë vjet më parë, jam ende i martuar dhe shpresoj të jetoj me të gjithë jetën. Unë personalisht i kam kërkuar falje këtu, në burg, por duhet ta bëj publikisht, sepse historia është publike, ofendimi është publik dhe ajo i meriton ato falje publike”.

Çfarë ndodhi atë natë?

Lexo edhe:

Dani Alves thyen heshtjen pas lirisë me kusht: Sido që të shkojë, unë do të mbijetoj

“O përdhunues…”, Dani Alvesh përballet me qytetarin kur po kalonte në rrugë

Për atë që ndodhi në tualetin privat të klubit të natës Sutton, Dani Alves thotë: “Gjithçka që ndodhi dhe nuk ndodhi atje, vetëm ajo (denoncuesja) dhe unë e dimë. Ajo nuk më kërkoi të ndaloj. Kemi folur shumë pak bashkë”.

Braziliani thotë se është ai që i propozoi të shkojnë në banjën private: “E bëra sepse e dija që aty ishte tualeti privat. Ishte një moment që po afroheshim shumë. Ishim në një vend publik dhe megjithëse miku im Bruno qëndroi gjatë gjithë kohës përballë për të penguar ata që na bënin foto, i sugjerova që të shkonim në tualet. Unë i thashë asaj se do të hyja i pari dhe do ta prisja aty. Ne po kërcenim shumë afër, nuk u puthëm, por nga lëvizjet dhe shikimet dukej se kishte një tërheqje”.

“Hyra i pari në banjë dhe pas disa minutash mendova se ajo kishte ndryshuar mendje dhe nuk do të vinte. U desh shumë kohë para se të hynte në tualet. Ajo e dinte që Bruno ishte jashtë duke ruajtur që askush të mos hynte në tualet. Shoku im e dinte se çfarë po bënim”, shton Dani Alves.

Në lidhje me atë që ka raportuar denoncuesja, e cila thotë se ish-kapiteni i Brazilit nuk e ka lënë të dalë nga banja dhe se e ka sulmuar seksualisht, ai përgjigjet: “Asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Ajo kurrë nuk më tha të ndaloja. As nuk bëri ndonjë gjest që të tregonte dëshirë për t’u larguar nga aty. Dera ishte e hapur gjatë gjithë kohës, ajo mund të ishte larguar sepse unë isha ulur praktikisht gjatë gjithë kohës në ndenjësen e tualetit”.

Për gjurmët e gishtave në banjë të mbledhura nga agjentët, të cilat mbështesin historinë e të resë, ai thotë: “Nuk e di kur i ka prekur ato vende. Por, asnjë nga ato lëvizjet që ajo ka thënë se e kam detyruar të bëjë nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë shenjë në trupin e saj që shpjegon dhunën me të cilën thotë se kam ushtruar në banjë”.

Si ishte nata në disko?

Alves gjithashtu mohon të ketë pirë shumë: “Ne kishim një shishe shampanjë, por kur ata (denoncuesja dhe dy shoqëruesit e saj) iu afruan tryezës sonë, unë kisha pirë ujë. Mbërritëm në Sutton, në tavolinën që na caktonin shpesh dhe si gjithmonë, përgjegjësja e VIP-it na u afrua për të na pyetur nëse donim të njiheshim me një vajzë. Kjo ndodhte gjithmonë kur nuk isha me gruan time. Unë u thashë po dhe dy vajza u afruan të parat. Por, na shqetësonte fakti që donin të bënin foto. Ne i kërkuam të largoheshin. Në atë moment, tre vajza kaluan pranë tavolinës sonë dhe na shikuan. Edhe ne ato. Ato ishin me disa meksikanë, të cilët më njohën. Nuk ndalonin së shikuari nga ne, kështu që i kërkuam kamerierit të pyeste nëse donin të vinin në tavolinën tonë. Dhe ato pranuan. Ne pimë shampanjë dhe u ofruam atyre çfarë donin. Zonja me të cilën pata probleme filloi të kërcente shumë pranë meje dhe unë nuk u tërhoqa”.

Mbi sjelljen e tij në dalje të diskos

“Kur pas meje del nga tualeti gruaja me të cilën kam problemin, qëndroj pak pranë tavolinës sime. Nuk ndenja gjatë sepse ishte vonë. Unë isha me mikun tim Bruno dhe njerëz të tjerë më afrohen para se të largohem. Kur largohem nga disko, nga korridori i daljes, nga pamjet mësova se kalova pranë vendit ku gruaja po qante. Unë nuk e pashë atë. Po ta kisha parë duke qarë, do të ndalesha ta pyesja se çfarë po ndodhte”, tregon Alves për marrëdhënien e saj me denoncuesen.

“Dhe në atë moment, nëse dikush përgjegjës i diskotekës do të më kërkonte të prisja sepse një vajzë pretendonte se e kisha dhunuar seksualisht, unë nuk do të shkoja në shtëpi. Po atë natë do të shkoja në komisariat për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur”, shton ai.

Mendimi i Alves për denoncuesen

Dani Alves thotë se nuk e kupton pse denoncuesja qan kur del nga banja: “Pavarësisht sa herë e mendoj, as unë nuk e di. Më shkon mendja se është dikush që i ka dhënë këshilla të këqija. Ndoshta është ndjerë keq pasi e ka bërë, hodhi një hap të pamenduar dhe tani nuk di më si të dalë nga rrëmuja në të cilën është futur vetë dhe që më ka futur edhe mua. I bëj thirrje ndërgjegjes së saj. Nuk ka pasur asnjë natë që të mos kem fjetur i qetë. As një natë të vetme. Unë kam e kam ndërgjegjen të pastër. Unë kurrë nuk kam lënduar askënd me dashje. Dhe as ajo atë natë. Nuk e di nëse e ka ndërgjegjen e pastër, nëse fle mirë natën. Por, unë gjithsesi e fal atë”.

Etiketa: Dani Alves

Lajme të lidhura

SPORT

Dani Alves thyen heshtjen pas lirisë me kusht: Sido që të shkojë, unë do të mbijetoj

14:45 : 06/04/2024
SPORT

“O përdhunues…”, Dani Alvesh përballet me qytetarin kur po kalonte në rrugë

17:11 : 05/04/2024
SPORT

Foto/ Dorë për dore me Dani Alves, modelja “pajtohet” me brazilianin e dënuar për përdhunim

16:31 : 02/04/2024
SPORT

Felipe Melo: Dani Alves duhej të ishte në burg, do merrja hak personalisht nëse…

22:51 : 27/03/2024
SPORT

VIDEO/ U dënua për përdhunimin e një vajze, Dani Alves lë qelinë pas 14 muajsh

20:50 : 25/03/2024
SPORT

1 milion euro garancia, Babai i Neymarit “lë në baltë” Dani Alvesin

11:20 : 22/03/2024
Para

Pse ndalimi i orizit në Indi mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com