• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikonin vula dhe fshihnin të ardhurat, pranga 2 shqiptarëve, në kërkim 3 italianë (EMRAT)

09:21 : 28/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Vijon operacioni policor i koduar “Skema”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të krijimit të skemave të mashtrimit, me qëllim përfitimin.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema” u ndaluan shtetasit Elton Beqiraj, shtetas shqiptar, Ilir Qafa, shtetas shqiptar.
Ndërkohë në kërkim u shpallën në kërkim shtetasit:

– Andrea Di Dio, shtetas italian,
– Salvatore Castorina, shtetas italian,
– Salvatore Cascino, shtetas italian.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, nga DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Gjirokastrës.

Lexo edhe:

Nga Greqia e Italia/ Dy të ekstraduar në Shqipëri, njëri i akuzuar për tentativë vrasjeje (EMRAT)

Në vijim të hetimeve vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë dhe shpallen në kërkim 3 shtetas italianë, të akuzuar për krijimin e skemave të mashtrimit, me qëllim përfitimin nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit I. Q., 45 vjeç dhe E. B., 48 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit italianë A. D., S. C. dhe S. C. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Dhënia e informacioneve të rreme”.

Nga veprimet hetimore me metoda proaktive të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në zbatim të vendimeve të Gjykatës është bërë sekuestrimi i 3 llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 000 euro dhe 13 milionë lekë të rinj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet italiane, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Andrea Di DioFalsifikonin vulafshihnin të ardhuratSalvatore CascinoSalvatore Castorina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Greqia e Italia/ Dy të ekstraduar në Shqipëri, njëri i akuzuar për tentativë vrasjeje (EMRAT)

13:40 : 20/03/2025
Para

"Ekzemplarë jonjerëzorë", ekspertët amerikanë: UFO-t ekzistojnë, SHBA ka teknologji aliene

TË GJITHA

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com