• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit rol “dërrmues” në valët e të nxehtit të korrikut

08:12 : 26/07/2023
në AKTUALITET, BOTA, NDRYSHE

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, kanë luajtur një rol “absolutisht dërrmues” në valët ekstreme të të nxehtit, që kanë përfshirë Amerikën e Veriut, Europën dhe Kinën këtë muaj, sipas një vlerësimi nga shkencëtarët.

Gjatë gjithë korrikut, moti ekstrem ka ndikuar të gjithë planetin, me temperaturat që thyen rekorde në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Europën Jugore, duke shkaktuar zjarre në pyje, mungesë uji dhe një rritje të shtrimeve në spitale, të lidhura me nxehtësinë.

Gjatë fundjavës, mijëra turistë u evakuuan nga ishulli grek i Rodosit, për t’i shpëtuar zjarreve të shkaktuara nga një valë e nxehti rekord.

Pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, ngjarjet këtë muaj do të kishin qenë “jashtëzakonisht të rralla”, sipas një studimi nga World Weather Attribution, një ekip global shkencëtarësh, që shqyrton rolin e luajtur nga ndryshimet klimatike në mot ekstrem.

Lexo edhe:

Mosbesim e pesimizëm në botë para Konferencës së Sigurisë

Çfarë rrezikon Shqipëria nga ndryshimet klimatike

“Temperaturat në Europë dhe Amerikën e Veriut, do të ishin të pamundura, pa efektet e ndryshimeve klimatike,” tha Izidine Pinto nga Instituti Meteorologjik Mbretëror i Holandës, një nga autorët e studimit, gjatë një konference me gazetarët. “Në Kinë kishte rreth 50 herë më shumë gjasa të ndodhte, në krahasim me të kaluarën.”

Ekipi World Weather Attribution, vlerësoi se rritja e përqendrimeve të gazit serrë, e bëri valën e nxehtësisë në Europë në 2.5 Celsius më të nxehtë. Ata gjithashtu rritën valën e të nxehtit të Amerikës së Veriut me 2 gradë Celsius dhe atë në Kinë me 1 gradë Celsius.

Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, nxehtësia ka shkaktuar dëme në shkallë të gjerë të të korrave dhe humbje të bagëtive, thanë shkencëtarët, me të mbjellat e misrit dhe sojës në SHBA, bagëtinë meksikane, ullinjtë e Europës Jugore si dhe pambukun kinez, të prekur rëndë.

El Nino ndoshta ka kontribuar në nxehtësinë shtesë në disa rajone, por rritja e gazeve serrë ishte faktori kryesor, thanë shkencëtarët, dhe valët e të nxehtit do të bëhen gjithnjë e më të mundshme nëse emetimet nuk ulen.

Ata vlerësuan se periudha të zgjatura të nxehtësisë ekstreme, ka të ngjarë të godasin çdo dy deri në pesë vjet, nëse temperaturat mesatare globale rriten 2 gradë Celcius mbi nivelet para-industriale. Temperaturat mesatare aktualisht vlerësohet të jenë rritur më shumë se 1.1C.

“Ngjarjet që kemi parë, nuk janë të rralla në klimën e sotme,” tha Friederike Otto, shkencëtare në Institutin Grantham për Ndryshimet Klimatike në Londër. “Nuk është për t’u habitur nga pikëpamja klimatike, që këto ngjarje po ndodhin në të njëjtën kohë.

“Për sa kohë, që ne vazhdojmë të djegim lëndë djegëse fosile, do të shohim gjithnjë e më shumë nga këto ekstreme,” tha ajo. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë provë më të fortë, që ndonjë shkencë ka paraqitur ndonjëherë, për një pyetje shkencore.” / Monitor

Etiketa: i nxehti perveluesndryshime klimaterike

Lajme të lidhura

BOTA

Mosbesim e pesimizëm në botë para Konferencës së Sigurisë

09:58 : 13/02/2024
AKTUALITET

Çfarë rrezikon Shqipëria nga ndryshimet klimatike

08:18 : 03/02/2024
BOTA

Guterres i bën thirrje botës të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike

13:03 : 30/10/2023
BOTA

Ndryshimet klimatike dhe fenomeni El Niño, ja çfarë dimri e pret Europën

12:51 : 04/09/2023
BOTA

Irani mbyll zyrat e Qeverisë, bankat dhe shkollat, për shkak të të nxehtit përvëlues

15:43 : 01/08/2023
AKTUALITET

Temperaturat mund ta bëjnë botën pjesërisht të pabanueshme

14:50 : 26/07/2023
Para

DW: Zjarret në Shqipëri janë kthyer në dukuri kronike

TË GJITHA

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com