• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Tiranës i rriti vetes pagat në “mbledhjen me regji” ku u ndalua hyrja e gazetarëve

14:51 : 22/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Bashkiak i Tiranës mbajti të enjten mbledhjen e fundit përpara pushimeve, ku u miratuan 9 vendime.

Sipas nenit 58 të  rregullores për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, media ka të drejtën të ndjekë mbledhjet e këshillit. “Në fund të sallës, për aq vende sa ka salla, zënë vend të ftuarit dhe përfaqësuesit e medias elektronike dhe të shkruar”, thuhet në rregullore.

Citizens Channel iu drejtua Bashkisë Tiranë për të ndjekur mbledhjen e ditës së djeshme sipas rregullores, por nuk u lejua ta ndjekë atë më argumentin se “mbledhja është me regji dhe mund ta ndiqni online”.

Edhe pas këmbënguljes dhe citimit të rregullores punonjësit e Bashkisë Tiranë nuk na lejuan ta aksesojmë mbledhjen, duke përsëritur se është më regji. Kjo fjali u komunikua nga 4 nëpunës të bashkisë Tiranë teksa tentonim të ndiqnim mbledhjen.

“Ka urdhër nga drejtori i medias në Bashkinë Tiranë dhe kemi probleme teknike, nuk mund ta aksesosh mbledhjen”, u shpreh njëri prej nëpunësve.

Lexo edhe:

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

Kështu mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës përsëri u mbajt pa praninë e mediave. Sakaq transmetimi i saj online përmes regjisë ka pasur probleme, ku pas përfundimit të fjalës së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj është ndërprerë audio në mënyrë të përsëritur.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Beti Njuma e ka denoncuar mungesën e transparencës që sjell transmetimi i mbledhjes me regji, duke theksuar rëndësinë e pranisë së medias në mbledhje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo është shprehur se transmetimi online nuk i ka shfaqur pjesët e rëndësishme të mbledhjet, momente kur kryebashkiaku pyetet për inceneratorët.

“Nuk shihej e nuk dëgjohej asgjë pikërisht kur ishte më e nevojshme. Kur këshilltarët e opozitës drejtonin pyetje dhe bënin debat për buxhetin e bashkisë ku çështja më e rëndësishme kishte të bënte me një pyetje së cilës zoti Veliaj nuk iu përgjigj: Sqarimin publikisht për qytetarët që paguajnë taksa se sa para derdhe për inceneratorin e Tiranës nga ky buxhet?”, është shprehur Njuma.

Transmetim i mbledhjes ka vijuar 2 orë pa zë dhe figurë pas përfundimit të mbledhjes. Këshilli Bashkiak i Tiranës mes mungesës së transparencës ka miratuar ditën e djeshme 8 vendime, ndër to rritjen e pagave për punonjësit e bashkisë.

Këshilli Bashkiak miratoi dje rritjen e pagave për funksionarët dhe punonjësit e niveleve të ndryshme. Paga e kryetarit të Bashkisë u rrit me 82%. Në mbledhjen e djeshme u diskutua dhe miratua plani buxhetor afatmesëm 2024-2026. Sipas këtij plani, Bashkia Tiranë planifikon të japë më shumë leje ndërtimi dhe të rrisë tarifat për çerdhet dhe kopshtet.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak nga Lëvizja Bashkë, Mirela Ruko e ka denoncuar këtë në profilin e saj duke u shprehur se vizioni i bashkisë Tiranë për zhvillimin e qytetit është ai i “Tiranës turistike”, “i cili është modeli i qyteti në shërbim të turizmit dhe jo banorëve, të cilëve ua pamundëson çdo ditë edhe më shumë jetesën”.

Edhe në fjalën e saj në mbledhjen e këshillit, Ruko ka denoncuar rritjen maksimale të pagave për kryetarin dhe funksionarët publik.

Rritja e pagave të funksionarëve të Bashkisë Tiranë vjen pas miratimit me debate të rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat.

Më 25 Maj, Parlamenti votoi unanimisht kalimin e projektligjit për “Kompetencat për caktimin e pagave”, sipas të cilit deputetët përfitojnë rritjen më të madhe me 98%. Kjo rritje që thellon edhe me tej pabarazinë e pagave mes funksionarëve publik u kundërshtua vetëm nga tre deputetë të opozitës.

Tre vendime të tjera që u miratuan ditën e djeshme ishin, trajtimi me subvencion qiraje i disa familjeve në nevojë “që nuk përballojnë dot tregun e lirë”. Dhënia e ndihmës financiare për 29 familje që kanë pësuar dëme si pasojë e zjarrit, tërmetit dhe përmbytjeve.

Së fundmi u miratua një projektvendim  “Për emërtimin e institucionit arsimor bazë, me vendndodhje në fshatin Mangull, njësia administrative Petrelë, Tiranë, “Feti Fanaj”.

/Citizens Channel

Etiketa: Bashkia e Tiranesbeti njumai rriten pagat vetesmbledhja e keshillit bashkiakmbledhje me regjimirela rukonuk lejohen gazetaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

20:46 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rama dërgoi vakancën në Bashkinë e Tiranës në Presidencë, Bardhi: Shkelje e rëndë

12:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025
PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, qeveria mblidhet sot për vendimin final

08:26 : 25/09/2025
Para

Berisha: Një e premte e zezë me 11 viktima, si në një vend pa shtet!

TË GJITHA

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com