• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

VOLEJBOLL/ Tirana prezanton Gurabardhin dhe Brahon, trajneri: Rikthehem për tituj!

16:29 : 20/07/2023
në SPORT

Tirana e volejbollit të femrave ka ndezur motorët për sezonin 2023-2024, teksa dje ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri të skuadrës, Hasan Gurabardhin, si dhe Enkeleda Brahon, një prej goditjeve më të bujshme të merkatos së verës.

Në ambientet e sallës “Farie Hoti”, drejtoresha e klubit, Deborah Keçi, ka prezantuar dy afrimet e reja në shtëpinë bardheblu, teksa është mbajtur konferenca për shtyp.

Si trajneri Gurabardhi, gjithashtu edhe Braho, u shfaqën të entuziazmuar dhe të emocionuar për rikthimin te Tirana, ku do të kërkojnë titullin.

GURABARDHI – Pas disa vitesh jashtë volejbollit, trajneri Gurabardhi, fillimisht foli për rikthimin në sportin e rrjetës, tashmë me ngjyrat bardheblu:

“Ndihem i emocionuar, gjë që nuk e mendoja. Në radhë të parë dua të falënderoj drejtoreshën, Deborah Keçi. Jam surprizuar kur më ka ardhur oferta dhe e falënderoj. Jam shumë i motivuar që rikthehem te Tirana, pasi këtu kam punuar në vitet 2009- 2012. Besoj që kam ardhur në vendin e duhur, sepse Tirana është shtëpia e kampionëve dhe e kam provuar të dal kampion.

Lexo edhe:

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

Zbulohet FOTO/ Epstein “i shiti” Trump-it një grua për 22,500 $, shpërthejnë polemikat në Uashington

Përkrahja ka qenë e madhe, si nga drejtoresha, gjithashtu edhe nga inspektori i klubit, Andi Bareti. Gjithashtu falënderoj edhe Enkeleda Brahon, pasi bashkë kemi bërë një rrugë të gjatë me shumë ekipe, gjithashtu edhe ajo ka qenë këtu më Tiranën në vitet kur kemi dalë kampionë”, u shpreh fillimisht trajneri, i cili më tej u ndal tek objektivat:

“Objektivi në klubin Tirana dihet për çdo trajner dhe është titulli kampion. Do të jap maksimumin për t’ia arritur. Gjej një klub komplet ndryshe, me një strukturë shumë të mirë organizative”.

Gurabardhi foli edhe për shkëputjen prej 4 vitesh nga parketi dhe për vendimin për t’u rikthyer: “Pasioni im për këtë sport dihet, pasi gjatë të gjithë jetës jam marrë me volejboll. Kur u shkëputa ishte një moment që nuk shihja dëshirë nga rina, nga vajzat, djemtë, por gjithashtu edhe për arsye personale. Unë pata oferta edhe nga dy ekipe të tjera, por Tirana mbetet Tirana.

Dola dy vite kampion te Tirana, ndërsa vitin e tretë më shkarkuan si të padobishëm një muaj nga fundi i kampionatit, në një kohë kur ishim 12 pikë para të tjerëve. Tani them që do të kem fuqi të dal edhe 3 vite kampion, për të bërë 5 tituj me Tiranën. Ardhja e Brahos është një plus i madh, jo vetëm nga ana cilësore, por edhe nga e disiplinës dhe punës. Ajo është volejbollistja më e mirë që punon edhe më tepër nga të tjerat. Pra, mendoj që do të jetë shembull për të gjitha vajzat e tjera”, u shpreh ndër të tjera trajneri Gurabardhi.

BRAHO – Një vit më parë kalonte nga Barleti te Partizani, duke rezultuar si transferimi më i qëlluar i merkatos, pasi Enkeleda Braho, ishte pa diskutim një prej lojtareve më kryesore në fitimin e titullit kampion për të kuqet.

Ndërsa tashmë ajo rikthehet të veshë fanellën bardheblu, teksa vjen me objektiva të qarta: “Sigurisht jam e emocionuar. Kthehem në këtë sallë, në ‘Farie Hoti’, pas shumë vitesh dhe realisht ajo që më ka bërë përshtypje është infrastruktura. Siç e tha edhe trajneri, në vitin 2012 kur jemi larguar, e kemi lënë shumë ndryshe.

Përveç anës financiare, një ndër arsyet që vendosa të lë Partizanin dhe të vija te Tirana është edhe infrastruktura e ndërtuar. Shikoj një klub që funksionon nga ‘a’- ja te ‘zh’-ja në mënyrë hierarkie dhe mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur”, deklaron Braho, teksa më pas flet edhe për objektivat:

“Gjatë këtyre viteve Tirana ka qenë aty për ta kërkuar trofeun dhe tani kam bindjen që këtë sezon mund ta realizojmë. Objektivat janë të qarta dhe unë për këtë qëllim jam këtu, megjithatë e kam si parim që nuk dëshiroj të flas shumë para kohe, por t’ia lemë parketit. Por jam e bindur që të gjithë do të japim maksimumin për ta çuar sërish Tiranën te titujt dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, përfundoi Enkeleda Braho.

/Panoramasport

Etiketa: Enkeleda BrahofemraHasan gurabardhivolejboll

Lajme të lidhura

AKTUALITET

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

13:16 : 07/10/2025
BOTA

Zbulohet FOTO/ Epstein “i shiti” Trump-it një grua për 22,500 $, shpërthejnë polemikat në Uashington

17:16 : 09/09/2025
SPORT

Skandal në Botërorin e volejbollit, testet e gjinisë përjashtojnë Vietnamin nga gara

17:26 : 15/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll

19:48 : 15/07/2025
SPORT

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

20:32 : 26/06/2025
SPORT

Volejboll/ Humbën titullin kundër Tiranës, trajneri Orlando Koja dorëhiqet nga Skënderbeu

11:35 : 03/05/2025
Para

Tabaku për pezullimin e fondeve IPARD për bujqësinë: Skemë piramidale

TË GJITHA

Sekuestrohen mbi 9 kg lëndë narkotike dhe municion luftarak në Berat, arrestohet 27-vjeçari

09:15 : 28/10/2025

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

09:04 : 28/10/2025

17-vjeçari humbi jetën në aksident/ Familjarët të revoltuar: Nuk na japin trupin e djalit

08:50 : 28/10/2025

Uragani “Melissa”/ Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë! Çfarë paralajmërojnë meteorologët

08:46 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025

Vlorë – Aksident i rëndë në mesnatë, humb jetën 17-vjeçari/ EMRI

08:27 : 28/10/2025

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com