• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjakmarrja shkakton një tjetër viktimë në Lezhë/ Dinamika, dyshimet dhe dëshmitë

18:49 : 19/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Historia e hasmërisë mes fiseve Leksakaj dhe Nikulaj dyshohet se ka sjellë viktimën e radhës. Nikolin (Marku) Leksakaj, 42 vjeç, baba i një vajze të mitur, është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkurë në fshatin Balldre të Lezhës.

1
2
3
4
5

Fotot nga vendngjarja tregojnë trupin e pajetë të viktimës të mbuluar me çarçaf.

Dyshohet se 43-vjeçari është qëlluar me breshëri pas daljes nga marketi nga një automjet në lëvizje që vinte nga rreth-rrotullimi i Lezhës me drejtim Shkodrën. Sipas dëshmitarëve, automjeti ishte me xhama të zinj dhe prej aty ka qëlluar një qitës.

Për nga mënyra e të vepruarit, dyshimet e grupit hetimor janë se vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe viktima është mbajtur nën survejim.

Nikolin (Marku) Leksakaj

Forca policore ndodhen në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për krimin. “Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.

Lexo edhe:

Godet me grusht policin, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

Viktima i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2012. Asokohe, një sasi lënde plasëse u vendosur në mjetin e tij BMW X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por nuk Lekstakaj nuk u lëndua.

Hakmarrja

Dyshimet e para janë se krimi i sotëm vjen si hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Prill. Këtë e konfirmoi vetë drejtori i Policisë vendore të Lezhës. “Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje”, tha ai në një prononcim për gazetarët nga vendngjarja.

Nikulaj u qëllua me armë zjarri teksa ishte në lokalin e tij në Shëngjin tre muaj më parë, po më datë 19.

Prokuroria ka konfirmuar se krimi u krye nga një grup prej gjashtë personash (4 britanikë, 1 portugez dhe urdhëruesi shqiptar), të gjithë të arrestur në kohë të ndryshme jashtë vendit (5 në Britani dhe ezkekutori – portugezi Ruben Saraiva në Marok). Për të gjithë, autoritetet shqiptare kanë njoftuar se kanë nisur procedurat e ekstradimit, që megjithatë nuk pritet të jenë të thjeshta për tu realizuar. Në Britani, avokatët e të pandehurve pretendojnë se sistemi i burgjeve në Shqipëri është i pasigurt, ndërsa me Marokun Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Porositësi i vrasjes është cilësuar nga hetuesit Edmond Haxhia, i afërm i familjes Leksakaj.

Shkaku, sipas prokurorisë, ishte hasmëria që familjet Lestakaj dhe Nikulaj kanë pasur prej vitesh. Historia e gjakmarrjes mes tyre nisi në vitin 1996, pas një konflikti për 10 mijë lekë të vjetra e që dyshohet se ka shkaktuar disa të vrarë nga të dy fiset.

Etiketa: lezhete shtena

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Godet me grusht policin, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

12:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

10:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025
AKTUALITET

“E kisha parkuar në rrugë”, i riu në Lezhë denoncon: Më kanë vjedhur makinën

13:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 83 497 m² në Lezhë, u përftuan nga veprimtari kriminale

13:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsim pronash në Lezhë/ Kush janë zyrtarët publikë dhe efektivët për të cilët u lëshua urdhërarrest (EMRAT)

09:41 : 29/10/2025
Para

Legjenda e notit, Michael Phelps bëhet bashkëpronar i klubit të njohur anglez

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com