• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokimi i mjeteve lundruese në Koman, reagon policia

19:11 : 15/07/2023
në AKTUALITET

Operacionet e nisura nga policia për sekuestrimin e mjeteve lundruese, të cilat nuk disponojnë dokumentacionin përkatës, kanë ngjallur reagimin e pronarëve.

Banorë dhe operatorë turistik të Komanit kanë dalë këtë të shtunë në protestë në hyrje të tunelit.

Është dita e katërt që u bllokohen varkat artizanale. Varka të cilat u shërbejnë për qëllime turistike por edhe për nevoja personale drejt lumit të Shalës. Ato kërkojnë një zgjidhje pasi po dëmtohen ekonomikisht në mes të sezonit turistik, por u kanë mbetur të bllokuara edhe ushqime të ndryshme.

Policia njofton se edhe sot ka vijuar monitorimin në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve.

Lexo edhe:

Varka “ngec” në mes të detit, sekuestrohet kokainë me vlerë 500 mln dollarë

Varka e mbingarku me emigrantë në Kanalin Anglez, humb jetën një foshnjë

Ndërkohë, bëhet e ditur se prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Banorët e zonës kanë filluar të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Koman, Vau i Dejës/Vijon operacioni “Lundrim i sigurtë”, si dhe lëvizja e lirë nëpërmjet tunelit  të Komanit për turistët dhe vizitorët që duan të vizitojnë liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës. Ndërkohë vijon aplikimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për pajisjen e mjeteve të lundrimit me çertifikatë lundrimi dhe dokumentacion përkatës.

Edhe ditën e sotme ka vijuar monitorimi në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës  për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.

Gjatë ditëve të operacionit, pronarët e mjeteve të lundrimit që ishin pa dokumentacion kanë kërkuar që Policia të mos t’ju bllokonte mjetet e lundrimit  dhe paraditen e  sotme të  ndihmuar dhe nga banorë të tjerë të zonës bllokuan hyrjen në tunel, duke kundërshtuar  bllokimin e mjeteve lundruese artizanale dhe të atyre pa dokumenta.

Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të  tjera  të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit  të lundrimit për sigurinë e jetës së  turistëve dhe vizitorëve.

Deri në këto momente janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë, që iu bllokuan mjetet lundruese  gjatë operacionit.

Policia e Shtetit thekson edhe një herë se ky operacion ka për qëllim të vetëm sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi. Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

Etiketa: liqeni i komanitvarka

Lajme të lidhura

BOTA

Varka “ngec” në mes të detit, sekuestrohet kokainë me vlerë 500 mln dollarë

18:02 : 02/12/2024
BOTA

Varka e mbingarku me emigrantë në Kanalin Anglez, humb jetën një foshnjë

09:52 : 18/10/2024
AKTUALITET

Sa bëjnë 10+6 emigrantë?

22:54 : 16/10/2024
BOTA

Mbytet anija me emigrantë në Greqi, humbin jetën 4 pasagjerët

22:42 : 15/10/2024
AKTUALITET

Analiza e ‘The Telegraph’: Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani

16:30 : 28/09/2024
BOTA

Fundoset varka me vela në Itali, raportohet për disa të zhdukur

11:47 : 19/08/2024
Para

I zbuloi lidhjen me inceneratorin/ Organizatat e medias dënojnë sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com