• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjetet parkojnë në korsinë e biçikletave, drejtuesit e tyre rrezikojnë të aksidentohen

23:28 : 14/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiksi monitoroi për disa ditë me radhë rrugët e Tiranës, duke siguruar pamje sesi sillen përdoruesit e rrugës. Fokusi ishte tek korsitë e dedikuara të biçikletave ku përdoruesit e këtyre korsive në shumicën e rasteve janë të detyruar të përdornin korsinë e makinave edhe pse me trafik shumë të rënduar. Ndonjëherë edhe duke rrezikuar që të aksidentohen.

Shkaku kryesor që Fiksi konstatoi ishte sepse këto korsi bllokoheshin nga mjete të ndaluara me bllokazh që zinin komplet atë korsi. Korsitë bllokoheshin nga mjete private, furgona mallrash, motorra. Në të njëjtën kohë Fiksi konstatoi edhe të tjerë përdorues të biçikletës, që nuk përdornin korsinë e dedikuar, por preferonin të pedalonin në korsitë e dedikuar për mjete motorrike.

Nga vëzhgimi i Fiks Fare rrugët më problematike ishin rruga e Dibrës që nga Medreseja e deri tek Selvia në të dyja anët e rrugës evidentohen mjete të parkuara në korsinë e dedikuar për biçikleta. Rruga e Elbasanit, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit e deri në kryqëzimin e Liceut. Situata është po e njëjta. Rruga e Kavajës, rruga e Durrësit, rruga Dritan Hoxha e të tjerë.

Fiksi kërkoi bashkëpunimin e Komisariatit të Policisë rrugore në Tiranë, të cilët vunë në dispozicion një patrullë. Sëbashku me specialistin e rregullimit të trafikut Gerhard Baka, përshkuan rrugën nga komisariati i policisë rrugore drejt rrugës së Dibrës. Që në hyrje tek Farmacia 10 në të dy anët e rrugës u konstatuan mjete të ndryshme të parkuara mbi korsitë e biçikletave apo edhe duke e zënë komplet korsinë. Gjatë përshkrimit tre herë të të njëjtës rrugë në pamjet e Fiksit u pa që mjetet lëviznin dhe në vend të tyre ndalonte një mjet tjetër, apo edhe mjete të ndaluara prej kohësh. Rezultati ishte i njëjtë korsi e bllokuar.

Specialisti i rregullimit të trafikut kërkon afrimin e patrullave të tjera për të kryer kontroll në atë aks me aq shumë trafik të rënduar. Fiksi asistoi gjatë masave administrative e cila ishte nga 1000 deri 3000 lekë të reja masa maksimale për ndalim mjeti në korsinë e dedikuar. E përkthyer ndryshe nëse kundravajtësi kryen pagesën brenda 15 ditëve me ligjin e ri në fuqi, ai do të paguaj 1500 lekë të reja.

Lexo edhe:

Vodhën biçikleta dhe monopatina, arrestohet 19-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Studentë protestues në Serbi nisen me biçikleta drejt Strazburgut

Punonjësi I policisë sqaron se ajo është një zonë tepër e frekuentuar dhe këtë lloj shkelje e konstatojnë shpesh. Shpesh herë kundravajtësit nuk e kuptojnë kundravajtjen që po kryejnë, por thjesht ndalojnë për të kryer nevojat e tyre. Thjesht për 5 minuta. Gjejnë gjithmonë një justifikim. Nuk e kuptojnë që korsia e biçikletave është vetëm për biçikleta dhe për asnjë lloj arsye ai nuk duhet ta bllokojë. Patrullës së policisë rrugore i bashkohet dhe një patrullë tjetër e policisë bashkiake. Pyetjes së Fiksit se pse iu bashkua dhe policia bashkiake z. Baka tha se ky aks rrugorë është i mbingarkuar dhe ka shumë parregullsi. “Duke qenë se shkeljet janë mbi kapacitetin tonë, ne kërkojmë ndihmën dhe bashkëpunimin edhe të Policisë Bashkiake apo edhe të strukturave të tjera”sqaron ai. Këtë e tregon edhe masat që u morën brenda një afati kohor prej 2-3 orësh. 35 masa administrative u morën nga policia rrugore për parkim mbi korsinë e dedikuar apo edhe parkim dyshe.

Në statistikë të kryer për 6 mujorin e parë të vitit 2023 për sa u përket masave administrative sipas shkeljeve rrugore vihet re: Qëndrime/Pushime të ndaluara – 67.927 masa vetëm për 6 mujorin e parë të vitit 2023.

Në fund, vetë zoti Baka shpreh falenderimin ndaj Fiksit si media që shpesh herë ndërmerr nisma të tilla, ku konsiderohet një bashkëpunim i frytshëm për policinë rrugore.

Etiketa: bicikletaparkojnërrezikojnë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vodhën biçikleta dhe monopatina, arrestohet 19-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

14:42 : 24/04/2025
BOTA

Studentë protestues në Serbi nisen me biçikleta drejt Strazburgut

12:54 : 04/04/2025
AKTUALITET

Përgjakja e rrugëve në Shkodër, zbardhen EMRAT e 3 viktimave dhe 3 shoferëve të arrestuar

18:22 : 28/01/2025
AKTUALITET

Arrestohet 35-vjeçari, vodhi disa biçikleta në qytetin e Vlorës

12:59 : 17/12/2024
AKTUALITET

Vidhnin biçikleta në lagjet e Elbasanit, arrestohen 2 persona

12:23 : 10/11/2024
AKTUALITET

67-vjeçarja rrëzohet nga biçikleta në Maliq, përfundon në spital

16:08 : 08/10/2024
Para

Mbaron në 1 gusht/ Paguam 32 mln euro për koncesionin e markimit që nuk e luftoi kontrabandën e naftës

TË GJITHA

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025

EMRI/ Mbolli 3 parcela me kanabis me të vëllain, arrestohet një 50-vjeçar në Kukës

13:21 : 13/05/2025

Përplasja në qendrën e numërimit në Shkozë, polica shoqëron 7 persona

13:02 : 13/05/2025

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

12:54 : 13/05/2025

Përplasja për votat nga Greqia, PD: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS

12:31 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com