• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur një vend e shkatërron… ndërtimi!

15:43 : 10/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Ishte njëherë e një kohë një vend i bukur me diell, erë, ujë të rrëmbyeshëm, me dete, liqene, male të cilat u shkatërruan nga… ndërtimi.

Natyrisht kjo nuk është një përrallë që të nisë kështu, por është drama e një vendi përrallor që të huajt e quanin Albani, ndërsa vendasit Shqipëri.

Në vendet e shkretuara nga natyra, ndërtimi është zgjidhje. Dubai për shembull, vetëm pak dekada më parë nuk kishe shenja jete, por sot falë ndërtimit shkretëtira e djeshme është tranformuar në një mrekulli të arkitekturës, në një vend të begatë, në një oaz të lakmuar nga shumëkush që preferon atë lloj turizmi.
Vendet e shkatërruara nga lufta, si Seuli ndërtimi i ka tranformuar në metropole moderne. Seuli është shembulli se si një vend ngrihet si Fenixi nga hiri i vet dhe transformohet në një simbol i qëndresës dhe progresit.

Ndërtimi ka bërë mrekulli në vendet e shkatërruara nga fatkeqësitë natyrore si tërmeti. Mjaft të shohësh Japoninë apo se si është Haiti, sot, 14 vite pas tërmetit të tmerrshëm të 2010 për të kuptuar që ndërtimi është bekim!

Lexo edhe:

Vetëm të iki ky…

Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

Po pse në Shqipëri ndërtimi në vend që të vij si bekim na ndjek si mallkim?

Si ndodhi që ndjenja e dashurisë për atdheun e bekuar ja la vendin dashurisë platonike për betonin?

Njerëzit në shkretëtirë rendin me vrap drejt oazeve për të shuar etjen, ndërsa etja në Shqipëri shuhet vetëm me ujë dhe çimento.

Ndërtim me leje dhe pa leje. Pa leje nuk u ndërtuan vetëm shtëpi, biznese dhe qendra tregtare, por pa leje u ndërtuan edhe qytete të tëra të cilat sot janë shtrirë kudo si bar i keq.

Pa leje u ndërtua në zona historike në pronën e tjetrit, në shtratin e lumit, në bregun e detit, në majë kodrash dhe përgjatë çdo rruge e autostrade duke rrëmbyer jo veç tokën dhe diellin, por edhe shpirtin.

Ndërtimi kërkoi hapje guroresh duke shëmtuar kodrat dhe zhgarravitur malet.

Nevoja për rërë e zhavorr shkatërroi shtretërit e lumejve. Lakmia për para e çoi betonin edhe në parqe e lulishte.

Këshilla: Bli shtëpi sa të futësh kokën dhe tokë sa të hajë syri, u lexua bli tokë sa të futësh kokën dhe aty ndërto sa të hajë syri.

Ndërtimi nxiti grabitjen e pronave (me shumë shqiptare janë vrarë për një gardh se në dy luftërat boterore të marrë se bashku).

Ndërtimi nxiti fallsifikim dokumentewh dhe përmbyti gjykatën me dosje pronash të reja e të vjetra që s’ka burrë nëne e bir kumbulle t’i japë drejtim.

Babëzia për ndërtim ka rritur çmimin e trojeve dhe apartmenteve deri në atë pikë sa një çifti të ri në kryeqytet i duhet të punojnë 70 vjet që të blej shtëpi për të futur kokën.

Lakmia për ndërtim ka sjellë rrafshimin e shtëpive të fukarenjve për sheshe ndërtimi të cilat sot lulëzojnë mbi dramat e të ndershmëve që u dëbuan për t’i hapur rrugë të marrëve.

Marrëzia pas ndërtimit ka zhvlerësuar dy monedhat më të fuqishme të botës, euron dhe dollarin, duke bërë që sot ndërtimi të konsiderohet si monedhë blerëse: Të jap një apartament më jep një makinë, të jap një garzoniere më jep një tokë.

Dallga e ndërtimeve vijon të përplasë e marrë përpara çdo ligj, çdo funksionar dhe çdo togë policie që guxon të dalë kundër.

Si çdo përrallë, edhe kjo e ndërtimeve duhet të mbyllej me një fund të lumtur, por s’qe e thënë. Ndërtimi ç’njerëzor vijon të lërë pas kurbane njerëzore aq sa sot çdo fjalë që mund të thuash fillon dhe mbaron vetëm me pafuqi dhe dëshpërim.

Dallga e ndërtimit po sjell cunamin e marrëzisë ndërkohë që bregu i logjikës dhe drejtësisë nuk duket në horizont!

P.S. Sigurisht që për gjithçka ka ndodhur ka përgjegjësi, por PËRGJEGJËSIA është INDIVIDUALE.

Etiketa: lutfi dervishindertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëm të iki ky…

15:26 : 06/08/2025
AKTUALITET

Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

20:01 : 04/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kur institucionet trajtohen si objekte kulti

15:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Lirimi i hapësirave publike, show”/ Lubonja: Ndërtimi i kullave dhe resorteve po shkatërron gjithçka

18:29 : 30/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025
Para

Gurorja i dëmtoi banesat, Prokuroria nis hetimet pas dhunës barbare nga Rrajat

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com