• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Biologia ngre alarmin: Ndotja plastike në emergjencë, 70% e shqiptarëve përdorim

08:21 : 08/07/2023
në AKTUALITET

Sipas një studimi të fundit, rreth 70% e shqiptarëve përdorim qese plastike gjatë pazarit.

Në lidhje me ndotjen prej plastikës në vend, biologia Ani Bajrami thotë se prania e qeseve plastike padyshim përbën një shqetësim të madh.

Sipas saj, ato hasen vazhdimisht në mjedis, edhe në zona turistike, për shkak të praktikave keqmenaxhuese.

Pyetje: Si është gjendja e ndotjes plastike në vend? A kanë dhënë efekt masat e marra, së bashku me gjobat, ndaj qeseve plastike?

Ndotja plastike është një problem shqetësues në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri. Nga të gjitha studimet e kryera, na ka rezultuar se ka një prani të madhe të mbetjeve plastike, kryesisht qese, të gjendura në zona turistike.

Lexo edhe:

VIDEO/ Një avion i vogël bën ulje emergjente midis makinave në autostradë

Vetëm në një vit ikën 465 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria

Në zonën e Durrësit dhe Shëngjinit është matur prania e qeseve plastike, të cilat padyshim përbëjnë një shqetësim të madh.

Nga ana tjetër, ato janë hasur aty për shkak të praktikave keqmenaxhuese. Dhe duket se, pavarësisht pranisë së ligjit për ndalimin e qeseve plastike, vazhdon të përdoret në masë të madhe nga shqiptarët.

Rreth 95% e tyre e dinë që plastika është e dëmshme dhe përsëri vijojnë ta përdorin në mënyrë të vazhdueshme. Ndoshta edhe për shkak të aksesit të thjeshtë për qese plastike.

Pyetje: Në studimin që keni kryer theksohet se Shqipëria konsiderohet një nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar në Mesdhe, rreth 73%. Kemi ndonjë parashikim mbi ndikimin që mund të ketë në vitet e ardhshme mbi organizmat e gjallë? Po në mjedis e turizëm?

Ne kemi të dhëna nga studimet e kryesuara nga Prof. Valbona Liko, së bashku me ne si grup pune, sipas të cilave në zonën e Kune Vain, një lagunë e rëndësishme edhe për shpendët në vend ka rezultuar një nivel i lartë i mikroplastikës në sendiment dhe në ujë.

Kjo është e rëndësishme, sepse duke pasur në konsideratë rëndësinë e zonës së mbrojtur dhe duke pasur parasysh që plastika përcillet në zinxhirët ushqimorë, na rezulton që ka dëmtime në shëndet.

Në rastin konkret, nga të dhëna të konstatuara edhe nga studime në rang botëror, plastika dëmton sistemin kardiovaskular, sistemin e frymëmarrjes, deri në kancer dhe infertilitet.

Plastika nuk është thjesht ndotës i mjedisit, por shkaktar i sëmundjeve të rënda në organizma të gjallë, përfshirë edhe njeriun. Sigurisht edhe ndikimi në turizëm është i dukshëm, por në shëndet janë pasoja më të gjata.

Pyetje: Si mund të parandalohet konkretisht ndotja e ajrit nga plastika?

Së pari, në kushtet kur komunitetet sociale kanë një ndërgjegje relativisht të lartë ekologjike, masat dhe strategjitë kundër ndotjes plastike duhet të përqendrohen në veprime konkrete, që përfshijnë komunitetet. Ndërgjegjja e lartë ekologjike që shfaqin të anketuarit tanë bashkëshoqërohet me rreziqet ndaj shëndetit që ka ndotja plastike.

Së dyti, mospërputhja mes sjelljeve dhe mendimit se plastika është e dëmshme për mjedisin, që u detyrohet faktorëve si rutinës, normalizimit, prakticitetit dhe aksesit mund të shmanget nëpërmjet zbatimit më të madh të ligjit të vitit 2018, vendimi i Këshillit të Ministrave 232 për reduktimin e ndotjes plastike.

Së treti, bazuar në shkallën e lartë të dëshirës për pjesëmarrje ose angazhim, masat dhe praktikat kundër ndotjes plastike duhet të marrin fort në konsideratë përfshirjen sa më të madhe të komuniteteve në bashkëpunim me bashkitë apo organizata mjedisore.

Së katërti, pavarësisht mosbesimit të shfaqur prej të anketuarve lidhur me rolin që luajnë pushteti lokal dhe qendror në mbledhjen e mbetjeve plastike, pasi konstatohet një dëshirë e madhe për angazhim, lipset të shfrytëzohet pozitivisht si faktor bashkëpunues mes tyre, pushtetit lokal dhe qendror, për një mjedis me cilësor dhe në dobi të shëndetit të popullatës.

Ne mendojmë se ndotja plastike mund të parandalohet nëpërmjet disa mënyrave.

Mënyra e parë lidhet me ndërmarrjen e fushatave ndërgjegjësuese mbi rreziqet e ndotjes plastike, përmes përfshirjes aktive të vendasve dhe të rinjve. Kjo pasi pjesëmarrja në dobi të mjedisit (pjesëmarrja në shoqata / në takime për edukimin mjedisor / fushata aksioni) është relativisht e ulët.

Mënyra e dytë lidhet me shmangien e “4 kalorësve të ndotjes plastike”: rutinizimi, normalizimi, prakticiteti dhe aksesi ndaj qeseve plastike.

Për të shmangur këto sjellje, masat për uljen e ndotjes plastike duhet të përqendrohen në krijimin e mundësive reale që lidhen me përditshmërinë p.sh., heqja e qeseve plastike nga qarkullimi, krijimi i hapësirave, ku banorët të kenë mundësi të ndajnë mbetjet në burim dhe përfshirjen e vendasve pastrimin e zonave ku jetojnë përmes aktorëve të shoqërisë civile.

Mënyra e tretë lidhet me ndërgjegjësimin e vendasve mbi rëndësinë e zonave ligatinore dhe bregdetare, në funksion të ruajtjes së shëndetit të vetë banorëve dhe vendosjes së theksit te potenciali turistik, me perspektivë ekonomike. Realizimi i fushatave ndërgjegjësuese duhet të marrë parasysh këta dy faktorë.

Mënyra e katërt lidhet me nxitjen e bashkëpunimit, por sidomos besueshmërisë mes banorëve dhe institucioneve që ata i konsiderojnë përgjegjës për mbledhjen / grumbullimin e mbetjeve plastike..

Mungesa e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve nxit alienimin prej problemit të ndotjes plastike. Gjithashtu, mungesa e besueshmërisë ul dëshirën e pjesëmarrjes në fushata pastrimi prej qytetarëve, në kushtet kur ato organizohen prej institucioneve shtetërore.

Mënyra e pestë lidhen me masat ligjore që duhen për të ulur ndotjen plastike. Këto masa përfshijnë vendosjen e një çmimi të lartë të plastikës, taksimin dhe kontrollin prej autoriteteve, përfshirë bizneset, të cilat sipas të dhënave tona, konsiderohen po ashtu përgjegjës për mbledhjen / grumbullimin e plastikës.

Mënyra e gjashtë është përfshirja e formave të ndryshme të medias në funksion të rritjes së të ashtuquajturës ndërgjegje ekologjike dhe pasojave të ndotjes plastike në mjedis dhe shëndet.

Në kushtet e rëndësisë së medias në shoqërinë e sotme të informacionit, merr vlerë përhapja e njohurive mbi rreziqet e ndotjes plastike dhe me shpresë, parandalimi i sjelljeve ose praktikave të dëmshme, nëpërmjet angazhimit të qytetarëve.

Këto sugjerime janë të rëndësishme, pasi përfaqësojnë dhe masat ose strategjitë që mund të ndërmerren në të ardhmen, në dobi të mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit prej ndotjes plastike.

Në veçanti, bazuar në të dhënat inkurajuese, që lidhen me mendimin e shprehur prej qytetarëve se aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit, duhet të përfshijnë edhe ata për të qenë të suksesshme, lipset nevoja e marrjes së tyre në konsideratë si faktor i rëndësishëm kundër ndotjes plastike./ MONITOR

Etiketa: emergjenceNdotja plastike

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Një avion i vogël bën ulje emergjente midis makinave në autostradë

09:32 : 07/04/2025
AKTUALITET

Vetëm në një vit ikën 465 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria

08:11 : 23/01/2025
AKTUALITET

2024 viti rekord i zjarreve/ Emergjencat shqiptare “në emergjencë” për njerëz, mjete dhe pajisje

08:11 : 06/10/2024
BOTA

Portugalia shpall ditë zie kombëtare për qytetarët që humbën jetën nga zjarret

21:12 : 20/09/2024
AKTUALITET

Sharra në emergjencë, landfilli i tejmbushur me plehra. Fshati ngelet pa ujë

10:25 : 10/05/2024
AKTUALITET

Dëmet e përdorimit pa kriter të pilulës së emergjencës, mjekja paralajmëron rrezikun

20:14 : 22/02/2024
Para

Dhuna barbare në Krujë/ Qori: Republika e Gangsterëve, shteti s’ekziston në Rraja-stan

TË GJITHA

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

10:15 : 06/06/2025

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025

Tuneli i Skerfiçës, burim rreziku, mungesa e energjisë dhe zjarrfikësve kërcënojnë sigurinë e shoferëve

09:58 : 06/06/2025

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht!

09:53 : 06/06/2025

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

09:50 : 06/06/2025

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com