• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Ky është kunati i Gentjan Bejtjas që u vra në atentatin e Larushkës

09:56 : 04/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 29-vjeçari Ramazan Sina, i cili mbeti i vrarë nga atentati i regjistruar mesnatën e kaluar në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe nipi i tij,  Alvi Bejtja, 13-vjeç.

Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi në momentin kur po hynin në banesën e Gentjan Bejtjas, (babai i Alvit dhe kunati i Ramazanit), i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit, por në momentin e ngjarjes ai nuk ndodhej në banesë.

Ramazan Sina

Autorët janë afruar rreth 20 metra pranë banesës dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, në momentin kur Ramazan Sina dhe Alvi Bejtja ndodheshin në ballkonin e katit të dytë të banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të mesnatës së kaluar. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë, dy në rolin e qitësit dhe një në rolin e shoferit. Rreth 25 minuta pas ngjarjes kriminale, makina e autorëve tip “Volkswagen Golf 5” është gjetur e djegur në zonën e Lapidarit në Tapizë, bashkë me 3 kallashnikovë brenda. Mjeti ishte pa targa dhe është grabitur pak kohë më parë në Tiranë. Dyshohet se autorët janë ndihmuar dhe nga persona të tjerë për t’u larguar pas krimit.

13-vjeçari Alvi Bejtja, djali i Gentjan Bejtjas, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. I plagosur lehtë nga atentati ka mbetur dhe djali tjetër i Gentjan Bejtjas, i cili ndodhej në banesë.

Lexo edhe:

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

Artur Shehu nën hetim për atentatin ndaj Ranuccit, La Republica: Lidhjet me mafien dhe Engjëll Agaçin

Kush është Gentjan Bejtja 

Gentjan Bejtja

Gentjan Bejtja së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Përveç precedentëve të mëparshëm, pas atentatit të natës së kaluar dyshohen dhe dy krime të tjera me të cilat Bejtja ka lidhje.

Emisionin “Në Shënjestër” ka publikuar dëshminë e Gentjan Bejtjas për vrasjen e biznesmenti të kromit, Iljas Çalit, më 3 prill 2022 në segmentin e autostradës Tirane- Durrës, kur persona ende të pa identifikuar më një makinë e cila lëvizte në paralel më makinën e Çalit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Bejtja ishte një nga personat e fundit që kishte kontakte me Çalin. Në dëshminë e tij për policinë, ai ka treguar dhe vizitën 3-4 ditë para vrasjes.

Tri apo katër ditë përpara se të vritej, kam qenë në shtëpinë e Iljas Çalit për vizitë bashkë me gruan dhe fëmijët. Flisja me të vazhdimisht. Për herë të fundit kam shkëmbyer mesazhe me të, një orë përpara se të vritej. Iljasi me dërgoi një video fetare dhe më shkroi: ‘Dëgjoji se janë fjalë të mëdha’. Unë i shkrova: “Jam tu nejt në shtëpi” dhe i dërgova një foto nga telenovela e Ertugrulit.

Më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë kisha miqësi me të, por nuk kisha lidhje aq të forta me familjen e tij” –ka dëshmuar para grupit hetimor Gentjan Bejtja.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve. Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim, Ku siç thuhej Bejtja kishte konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit.

Po kështu Bejtja ka dhënë dëshmi edhe për atentatin ndaj Marklen Hakës, një tjetër ngjarje e cila dyshohet se qëndron pas atentatit të djeshëm.

Etiketa: Alvi BejtjaatentatGentjan BejtjaLarushkeRamazan Sina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Artur Shehu nën hetim për atentatin ndaj Ranuccit, La Republica: Lidhjet me mafien dhe Engjëll Agaçin

13:32 : 21/10/2025
BOTA

Zbulohen prova për një komplot të mundshëm për vrasjen e Trump-it

17:19 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi në Abu Dhabi i Altin Sinomatit, mediat italiane: Gjurmët të çojnë te mafia

16:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve

11:03 : 17/10/2025
Para

“Në banesë ishin 3 fëmijë të tjerë”/ Atentati mafioz ndaj Gentjan Bejtjas, djali i tij në gjendje të rëndë

TË GJITHA

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com