• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Rritja e shpejtë e sektorit të turizmit po shoqërohet edhe me sfida

19:18 : 02/07/2023
në AKTUALITET

Në Shqipëri sektori i turizmit ka shfaqur, gjatë muajve të parë të këtij viti, shenjat e një rritje të shpejtë dhe të konsiderueshme, me ndikim në ekonominë e vendit. Nisur nga të dhënat statistikore të deritanishme për ecurinë e turizmit dhe projeksionet nga rezervimet për këtë sezon veror, eksperti i këtij sektori, Sokol Hoxha, thotë se viti 2023 pritet të jetë me treguesit më të lartë si përsa i përket sektorit të turizmit bregdetar, ashtu edhe atij malor, duke tejkaluar kështu ndjeshëm periudhën e para pandemisë.

“Ky është viti i Shqipërisë për rritjen e numrit të turistëve. Detyra e Shqipërisë është që t’i mirëpresë këta turistë. Dhe detyra e të gjithë institucioneve është që t’i shërbejnë sa më mirë këtyre turistëve. Sepse, turizmi është shërbim. Kjo situatë është çdo ditë e më e vështirë, nga të gjitha hallkat; institucionet, mungesa e krahut të punës. Është shtrenjtuar gjithçka, çmimet janë rritur. Dhe është një përgjegjësi shumë e madhe e të gjithëve bashkë që të dalim faqebardhë”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në 5 muajtë e parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga rreth 2 milion e 400 mijë vizitorë të huaj, ose 42% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Strukturat hoteliere thuajse janë mbuluar tërësisht me pronotime deri në fundin e muajit shtator.

Profesori i Universitetit të Shkodrës, Elvis Krymi, thotë se ajo që po i tërheq më së shumti turistët e huaj është natyra thuajse e paeksploruar e Shqipërisë, si në bregdet, ashtu edhe në zonat malore.

“Një prej arsyeve kryesore që po i tërheq turistët nga të gjitha vendet, qoftë nga Europa, qoftë edhe nga vende të tjera, është natyra, peisazhi i Shqipërisë nga Veriu deri në Jug. Një pjesë e mirë e turizmit nuk është vetëm frekuentimi i turizmit bregdetar, por është edhe turizmi malor”.

Lexo edhe:

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

Në situatën e rritjes së shpejtë të kërkesës në sektorin turistik të vendit, profesor Krymi thotë se pushteti vendor dhe qendror, së bashku me biznesin, duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur problematikat që aktualisht ka ky sektor, një pjesë e të cilave për shkak të emigrimit të forcave të punës.

“Unë mendoj se mungesë ka që në aspektin e burimeve njerëzore, qoftë edhe të infrastrukturës. Dhe aspektit të shërbimit, që është edhe gjëja më kryesore që sot ne po e vuajmë realisht. Është një trend i ri, është një model i ri. Dhe ne duhet të përgatitemi për këtë pjesë”.

Ndërkohë, zoti Hoxha thotë se, rritja e shpejtë e numrit të turistëve, si në bregdet, ashtu edhe në zonat malore, rrezikon të dëmtojë këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit nëse nuk shoqërohet me rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe ruajtjen e traditës.

“Ne na duhet të ruajmë traditën, të ruajmë cilësinë, sepse, të themi të drejtën, edhe mbipopullimi nuk i shërben cilësisë. Sepse, ato janë kapacitetet e vilave, shtëpive, bujtinave. Prandaj, unë them se mbipopullimi ul pak cilësinë. Gjithashtu, si operator turistik, unë shikoj se duhet për t’i informu sa më shumë turistët që vijnë”.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, nga janari deri më 21 qershor, në pikëkalimet kufitare të Shqipërisë kanë hyrë dhe dalë rreth 2 milion e 500 mijë shtetas të huaj më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjatë vitit të kaluar, turistët shpenzuan rreth 2.8 miliardë euro, shifër kjo që pritet të tejkalohet gjatë këtij viti. VOA

Etiketa: bujtinasezonituristike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025
AKTUALITET

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

20:46 : 09/07/2025
Screenshot
AKTUALITET

Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim (VIDEO)

19:56 : 09/07/2025
AKTUALITET

Vlora pa ujë dhe e mbuluar nga tymi kancerogjen, Rama vizitë të papritur në bashkinë e Dredhës

10:07 : 03/07/2025
AKTUALITET

Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra

18:16 : 30/06/2025
AKTUALITET

Pushimet çdo vit e më të shtrenjta! Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë

08:23 : 29/06/2025
Para

Xhaferri: Urbanët e Adrenalinës së Lalit në “gjueti” për prenë e radhës!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com