• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungon nxitja e prodhimit vendas për fluksin turistik

23:46 : 01/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Prodhimi vendas, edhe pse po pëson një goditje të madhe nga emigracioni, rritja e kostove, pagave dhe konkurrenca nga importi, sërish e ka të vështirë të rimëkëmbet nga turizmi, në mungesë të nxitjes nga institucionet përkatëse.

“Përdorimi i produkteve vendase lidhet me politikat stimuluese të qeverive. Shqipëria ka shumë pak akses në këtë drejtim në krahasim me rajonin.

Ne subvencionojmë shumë më pak bujqësinë dhe blegtorinë, edhe pse janë dy sektorët më të rëndësishëm të punësimit. Industria e verës është e pambështetur nga subvencione, duke e bërë atë të pambrojtur ndaj importeve. Një prodhues vere mund të blejë rrush më lirë jashtë vendit (70% e rrushit importohet).

Kjo e bën të vështirë për kantinat zgjerimin dhe blerjen e teknologjive të avancuara për to, ndërkohë që BE dhe rajoni subvencionojnë deri në 100%” – shprehet Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Lexo edhe:

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

Prodhimi vendas duhet të jetë një nga përfituesit kryesorë të fluksit të turistëve, por kjo nuk po ndodh për disa industri. Konsumi i birrës vendase nuk është rritur, edhe pse numri i konsumatorëve është shtuar.

“Prodhimi i birrës është në vendnumëro, për shkak të kostove të larta, si dhe shtimit të birrës së importuar në vend që e ka mbajtur çmimin të ulët. Nga ana tjetër, kostot për birrën vendase janë rritur për shkak të akcizës dhe TVSH-së për prodhuesit” – shprehet z. Stefan Pinguli, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës.

Shumë sektorë të prodhimit në vend janë goditur nga rritja e kostove, pagave, konkurrenca e importeve dhe imigrimi. Ministrat përgjegjës të qeverisë zakonisht luajnë një rol vendimtar në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për të nxitur prodhimin vendas.

Ata mund të bashkëpunojnë me bordet e turizmit, autoritetet lokale dhe palët e interesuara private për të krijuar fushata marketingu, për të ofruar nxitës financiarë dhe për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet për të fuqizuar më tej prodhimin vendor për turistët. Por hapat konkretë janë të paktë, ose në disa inekzistente.

Lidhja e sektorit të bujqësisë me atë të turizmit, e cila për rrjedhojë sjell rritje të lartë ekonomike në vend, realizohet nëpërmjet veprimtarisë së agroturizimit. Certifikimi i veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimi i strukturave/objekteve në funksion të tij janë të vetmit hapa konkretë për të ndihmuar në nxitjen e prodhimit vendas që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pohoi për “Monitor”.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë nuk dha një përgjigje konkrete lidhur me hapat që po ndërmerren për të nxitur më shumë prodhimin vendas në sektorin e turizmit.

Edhe pse institucionet përkatëse nuk po ndërmarrin politika stimuluese për këtë çështje, strukturat akomoduese deklarojnë se kontratat direkte me fermerët, kantinat e verës dhe prodhuesit vendas janë një faktor kryesor për funksionimin e bizneseve të tyre.

Sipas z. Çerenishti, prodhimi vendas kushton deri në 50% më pak se ato të importit për strukturat akomoduese.

“Ne fokusohemi më shumë në prodhimin vendas, pasi mund ta marrim deri në 50% më pak se importet. Mungesa e doganimit, TVSH-së dhe shumë faktorë të tjerë na i bëjnë këto produkte më të lira.

“Ne kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me shumë fermerë, ku blejmë raki, fruta, perime, mish, verë, konjak e shumë produkte të tjera.

Këto bashkëpunime janë me kontrata të parapaguara, të cilat e ndihmojnë shumë fermerin, por edhe na sigurojnë një produkt sa më të freskët dhe në standardet e duhura. Nuk kemi pasur stimulim nga ministrat përkatës, janë fermerë që i kemi gjetur vetë dhe çdo rrezik apo kosto shtesë e marrim përsipër vetë”.

Ashtu siç po marrim edhe shtrenjtimin e birrës vendase nga rritja e akcizës- nënvizoi z. Çerenishti.

Në ligjin për Klasifikimin e Strukturave Akomoduese, në standardet për t’u klasifikuar me yje, ka një pikë të veçantë për stimulimin e subjektit nëse përdor produkte vendase ose krahinore, me 10 pikë, aq pikë sa i shtohen nëse ai. ka një pishinë të hapur (klasifikimi me yje lidhet me grumbullimin e një numri të detyrueshëm pikësh).

Sipas z. Topuzi, këto akte ende nuk kanë marrë një formë përfundimtare.

“Aktet nënligjore nuk kanë marrë ende një formë përfundimtare për të detyruar subjektin akomodues të aplikojë për yje. Kjo ka bërë që ata të mos stimulohen për produktet vendase”.

Pesha e sektorit të turizmit në ekonominë shqiptare po rritet vit pas viti, ku vetëm në vitin 2022, hotelet dhe restorantet kontribuuan me 11,8% të xhiros totale, nga 2,3% në 2021./Monitor

Etiketa: emigracioniprodhim vendasturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

13:40 : 05/08/2025
AKTUALITET

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

10:07 : 03/08/2025
AKTUALITET

Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet në rrjetet sociale

08:35 : 03/08/2025
AKTUALITET

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025
AKTUALITET

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

09:59 : 28/07/2025
Para

Horoskopi 2 korrik 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com