• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Mallkimi i Titanikut”/ Mumia, numrat misteriozë dhe dëshmitë e të mbijetuarve

23:41 : 21/06/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Publikohet videoja e parë nga rrënojat e nëndetëses Titan

Roja Bregdetare e SHBA-së publikon fotografinë e parë të rrënojave të ‘Titan’

Titanik u fundos në vitin 1912 dhe më shumë se 1500 njerëz humbën jetën në incidentin tragjik, i cili mbahet mend edhe sot.

Ajo cilësohet si fundosja më tragjike në kohë paqeje e një anijeje turistike në të gjitha kohërat. Anija u rrëzua pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë, por a mund të ketë një arsye tjetër pas rezultatit të udhëtimit fatkeq?

Gojëdhënat për një ‘mallkim’ në Titanik kanë qarkulluar për më shumë se 100 vjet, ndërsa rasti më i fundit është një nëndetëse me pesë persona në bord e cila është zhdukur në rrethana misterioze. A mendoni se Titaniku ishte i mallkuar?

William Stead, një redaktor britanik, ishte një pasagjer i klasit të parë në anije dhe ndërsa ishte në bord ai argëtoi mysafirë të tjerë duke ndarë histori rreth punës së tij.

Për vite me radhë ai kishte dokumentuar “mallkimet egjiptiane” dhe shkruante për “varrosjet e Amerikës vendase” dhe pretendonte se një “mumie” po shkaktonte shkatërrim në Londër.

William Stead

Disa pretenduan se dokumentimi i mumies kishte bërë që mallkimi të ndiqte Stead, dhe të tjerë pretenduan se ishte në anije.

Disa të mbijetuar më vonë thanë se e dëgjuan Stead të ndante histori rreth një “mallkimi” dhe historia u rikthye në The Washington Post, e cila kishte titullin: “Fantazma e Titanikut: Hakmarrja e Mumies Hoodoo ndoqi njeriun që shkroi historinë e saj”.

Artefakte egjiptiane u gjetën në anije, por Paul Burns, nënkryetar dhe kurator për Atraksionet e Muzeut Titanic në Misuri dhe Tennessee, tha se e mbijetuara kishte me vete sendet historike pasi do t’i dorëzonte ato në një muze në Denver.

Margaret Brown

Një version tjetër i tregimit thotë se mumia ishte në bordin e anijes, pasi Muzeu Britanik ia kishte shitur atë një amerikani që po e dërgonte në shtëpi,siç raporton Snopes.

Por, sipas History Channel në realitet, e ashtuquajtura “Mumia e pafat” është ende në Muzeun Britanik edhe sot e kësaj dite.
“Mumia e pafat” daton në Dinastinë e 22-të dhe në vitet 1900, gazetari Bertram Fletcher Robinson kaloi muaj të tërë duke hetuar pretendimet se monumenti ishte i mallkuar.

Mumia e pafat

Por fatkeqësisht para se të publikonte veprën e tij, ai vdiq në mënyrë misterioze. Autori i Sherlock Holmes, Sir Arthur Conan Doyle, mendoi se vdekja e zotit Robinson ishte një rastësi e pamundur dhe më vonë shkroi: Ajo u shkaktua nga ‘elementët’ egjiptianë që ruanin një mumie femër, sepse Robinson kishte filluar një hetim të historive të mumies.

“Shkaku i menjëhershëm i vdekjes ishte ethet tifoide, por kjo është mënyra në të cilën elementët që ruajnë mumien mund të veprojnë”, shtoi ai.

Titanik në fund të oqeanit

Besohet se puna e Robinson frymëzoi Stead, i cili ishte ftuar personalisht në Titanik nga William Howard Taft, Presidenti i 27-të i SHBA-së. Pas katastrofës, një e mbijetuar, Marjorie Dutton pretendoi se jeta e saj ishte e mallkuar.

Ajo ishte vetëm tetë vjeç në atë kohë dhe udhëtoi si pasagjere e klasit të dytë me të atin.

“Babai im u mbyt duke marrë me vete pasurinë tonë të kësaj bote. Që nga ajo kohë jam bekuar me fat të keq dhe shpesh pyes veten nëse do të kem ndonjë pushim, por duket se është fati im… Mendoj se emri im u publikua në atë kohë si e mbytur”, tha ajo.

Një tjetër e mbijetuar, Kontesha e Rothes ndau pasojat e incidentit të tmerrshëm. Vite më vonë, ajo tha se “papritmas ndjeu ndjenjën e tmerrshme të të ftohtit dhe tmerrit”, ndërsa ishte në një ngjarje publike, dhe më vonë kuptoi se orkestra po luante The Tales of Hoffman – muzikën e fundit që kishte dëgjuar në Titanikun.

Shumë njerëz vuajtën fajin e të mbijetuarit pasi arritën të sigurt në SHBA kur Titaniku u mbyt, pasi kaq shumë njerëz humbën jetën.

Një legjendë tjetër është përmendur për mallkimin e Titanikut, ku pretendohet se ekzistonte një mallkim në anije. Shtypi e lidhi shpejt “mallkimin e Titanikut ” me praktikën e White Star Line për të mos pagëzuar anijet e tyre.

Titanik

Një nga legjendat më të përhapura lidhet drejtpërdrejt me sektarizmin e qytetit të Belfast-it , ku u ndërtua anija. U sugjerua që anijes t’i jepej numri 390904 i cili, kur pasqyrohet, ngjan me shkronjat “NOPOPE”, një slogan sektar që sulmon katolikët romakë, i përdorur nga protestantët ekstremë në Irlandën e Veriut, aty ku u ndërtua anija.

Nëndetësja turistike, e operuar nga OceanGate, kontrollohet nga një anije në sipërfaqe, por çuditërisht çdo kontakt me anijen humbi rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes.

Hamish Harding, një miliarder britanik, baba e bir Shahzada Dawood, 48 vjeç dhe Sulaiman Daëood, 19 vjeç, prej një nga familjeve më të pasura në Pakistan, ishin në bordin e nëndetëses, së bashku me eksploruesin francez Paul-Henri Nargeolet dhe CEO-n e OceanGate, Stockton Rush.

Nëndetësja e zhdukur, Titan

Një operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht në mes të Atlantikut pasi anija u zhduk gjatë një zhytjeje eksplorimi në Titanikun e fundosur të dielën.

Pasagjerët do të kenë oksigjen vetëm deri të enjten rreth orës 11:00, sipas informacioneve. Vendi i mbytjes së Titanikut është në brigjet e Neëfoundland, Kanada, por në ujërat e SHBA, ndodhet në rreth 3,800 m, duke e bërë shpëtimin pothuajse të pamundur.

Udhëtimi, i cili mendohet të kushtojë 195,000 paund për çdo person, filloi në orën 4 të mëngjesit të së dielës, por komunikimet me ta u zhdukën më pak se dy orë pas zbritjes.

/Burimi: The Mirror, Daily Mail – Pershtati TCH/

Etiketa: titantitaniku

Lajme të lidhura

BOTA

Publikohet videoja e parë nga rrënojat e nëndetëses Titan

19:30 : 18/09/2024
BOTA

Roja Bregdetare e SHBA-së publikon fotografinë e parë të rrënojave të ‘Titan’

22:04 : 17/09/2024
BOTA

Vdiq në nëndetësen Titan, familja e eksploruesit francez padit OceanGate

21:54 : 08/08/2024
BOTA

Kompanitë nuk ndalen, planifikojnë misione të reja në Titanik, reagon SHBA

19:08 : 30/08/2023
BOTA

VIDEO 3D/ Si ndodhi “hap pas hapi” shpërthimi i nëndetëses Titan në fund të oqeanit

18:02 : 13/07/2023
BOTA

Eksperti: 5 viktimat e Titan e kuptuan se ç’po ndodhte 1 minutë para se nëndetësja të shpërthente

23:47 : 11/07/2023
Para

U rikthye te Tirana, Albi Doka kërcënon rivalët: S’e keni idenë se çfarë ju pret

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com