• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Forcimi i Lekut përballë Euros, kur mund t’i shohim efektet te çmimet?

09:01 : 19/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Forcimi i Lekut po i bën gjithmonë e të lira importet shqiptare, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është ende shumë e prekshme në ecurinë e çmimeve të konsumit.

Kursi zyrtar i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me pothuajse 4% vetëm në 10 ditët e para të muajit qershor, ndërsa rënia krahasuar me vitin e kaluar është më shumë se 12%.

Banka Qendrore ka theksuar disa herë se forcimi i Lekut ka qenë një nga arsyet pse Shqipëria pati nivele inflacioni më të ulëta krahasuar me pjesën tjetër të rajonit dhe Europës.

Në fakt, leku i fortë ka filluar të japë një ndikim në rënien e inflacionit të importuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, në nivelin 8.7%. Inflacioni i importuar për herë të parë pas një viti, shënoi vlerë njëshifrore, i ndikuar nga tkurrja vjetore e çmimeve të karburanteve dhe nga ngadalësimi i inflacionit të ushqimeve të përpunuara.

Inflacioni i importuar vlerësohet të ketë kontribuuar me rreth 25% apo me rreth 1.6 pikë përqindje më pak se një tremujor më parë në formimin e inflacionit total. Ky zhvillim ka përcaktuar ngadalësimin e inflacionit në ekonominë shqiptare në muajt e parë të këtij viti. Në muajin prill, inflacioni zbriti në 4.6%, niveli më i ulët në më shumë se një vit, ndërsa për majin u regjistrua një rritje e lehtë në 4.7%.

Lexo edhe:

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Por, vala e re e forcimit të lekut, sidomos në periudhën maj-qershor, pritet të sjellë efekte të reja në ecurinë e çmimeve të konsumit. Nga analizat e lidhjes të treguesve përkatës me vonesa kohore të ndryshme, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste në ekonomi paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth tre deri në pesë muaj. Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit së Kursit Nominal Efektiv të Këmbimit për muajin përkatës. Duke qenë se çmimet në tregjet ndërkombëtare paraqiten më të stabilizuara, forcimi i Lekut pritet të sjellë një ulje të ndjeshme në Treguesin e Presioneve të Huaja Inflacioniste.

Duke marrë në konsideratë kohëvonesën e llogaritur për përcjelljen e lëvizjeve të kursit në inflacionin e importuar, është e arsyeshme të besohet se pas vjeshtës këto efekte mund të jenë më të prekshme për konsumatorët shqiptarë.

Megjithatë, inflacioni i importuar është vetëm një komponent i inflacionit në ekonomi. Banka e Shqipërisë ka theksuar vazhdimisht se presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta, të lidhura sidomos me rritjen e kostos së punës.

Banka e Shqipërisë konstaton se presionet e brendshme inflacioniste vazhdojnë të ushqehen nga një kërkesë e qëndrueshme dhe treg pune i fortë. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijim. Sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrueshmëria e aktivitetit ekonomike dhe kushtet e shtrënguara në tregun e punës krijojnë premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në vijim, por edhe të presioneve të brendshme inflacioniste./ MONITOR

Etiketa: cmimetyforcimiimportileku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:50 : 12/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 11 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:07 : 11/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:26 : 10/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:07 : 09/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:04 : 08/07/2025
Para

Sulmi ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës! Shkon në dy numri i serbëve të arrestuar, policia jep detajet

TË GJITHA

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025

Vriten të paktën 73 palestinezë, teksa po tentonin të merrnin ndihma

19:27 : 20/07/2025

EMRI/ Sherr me thika në mes të Shkodrës, plagoset 33-vjeçari

19:06 : 20/07/2025

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

18:51 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com