• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët “pushtojnë” me shtëpi bari edhe Skocinë, dënohen 4 persona (EMRAT)

20:22 : 17/06/2023
në AKTUALITET

Autoritet britanike kanë dënuar me nga dy vjet burg secilin 4 shqiptarët, të cilët janë kapur duke punuar në një “fermë” kanabisi në Skoci.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit: Fabio Marku, 28 vjeç, Arjel Lleshi, 24 vjeç, Glevis Xhepa, 26 vjeç dhe Donald Xhepa, 29 vjeç, të cilët ishin arrestuar që më 16 janar të këtij viti në Grampian. Ata kishin kthyer një hotel të braktisur “Huntly Arms” në Aboyne në një “shtëpi bari”.

Të 4 shqiptarët kishin udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe në gjykatë pretenduan se përfunduan duke punuar si “kopshtarë” në kultivimin e madh të drogës për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar.

Policia konfirmoi se nuk bëhej fjalë për trafik njerëzor dhe se të katër burrat zgjodhën të punonin në fermën e kanabisit me vullnetin e tyre të lirë.

Operacioni i paligjshëm u zbulua nga një arkitekt. Ai zbuloi se bravat ishin ndërruar dhe, pasi hyri në pronë, gjeti 520 bimë kanabis që rriteshin nën dhjetëra drita në sallën e vjetër të balloit. Katër emigrantët e paligjshëm u gjetën nga policia të njëjtin mëngjes duke qëndruar në një dhomë të hotelit me 50 dhoma gjumi.

Lexo edhe:

No Content Available

Ata u dërguan në dhomat e paraburgimit Kittybreëster, dhe më vonë u njohën me akuzën ndaj tyre. Në përgjigje, Glevis Xhapa i tha policisë: “Kam ardhur në punë vetëm dy ditë më parë, por u desh të largohesha se nuk kishte punë” dhe “kam ardhur këtu vetëm për të punuar, asgjë tjetër”.

Tre të arrestuarit e tjerë nuk kishin asgjë për të thënë në atë kohë. Të dy prej tyre u deklaruan fajtorë për një akuzë të vetme, shpërndarje e lëndëve narkotike.

520 bimët e vogla narkotike arrinin vlerën 220 deri në 810 £ secila në tregun e zi. Së bashku ato mund të shkonin në një vlerë 114,400 deri në 421,200 £ në maturim të plotë.

Patrick Brelhany, avokati mbrojtës i Fabio Marku, i tha gjykatës se klienti i tij kishte udhëtuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte rreth 15,000 euro borxh kur iu ofrua punësim në Skoci. Gjykatësja Morag McLaughlin u tha të arrestuarve se të gjithë meritonin të njëjtën masë dënimi.

“Nuk mund t’i imagjinoj rrethanat në të cilat dikush duhet të jetojë për të marrë përsipër rrezikun e ardhjes së paligjshme në këtë vend.

Por sidoqoftë, ligji është i qartë – edhe për ata që punojnë në pozicione të nivelit të ulët në ndërmarrje të tilla si prodhimi i kanabisit. Rezultati është dënim me burg”- tha ajo.

Etiketa: Arjel LleshiDonald XhepaFabio MarkuGlevis Xhepa

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Erjon Bogdani “bekon” Kombëtaren: Fitojmë 2-0, ja kush i shënon golat

TË GJITHA

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

11:02 : 07/06/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com