• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për të dytin tremujor radhazi, rritet shkalla e papunësisë në Shqipëri

19:29 : 16/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë për të dytin tremujor radhazi.

Të dhënat e INSTAT treguan se shkalla zyrtare e papunësisë për tremujorin e parë të vitit u rrit në 10.9%, nga 10.8% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, shkalla e punësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 11.3%.

Gjatë tremujorit të parë, treguesi i papunësisë pësoi rënie të lehtë për meshkujt, në 10.6% nga 10.7% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm, por shënoi një rritje të lehtë për femrat, në 11.1%, nga 11% që kishte qenë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas grupmoshave, papunësia shënoi rritje të ndjeshme mes të rinjve. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç u rrit në 22.5%, nga 21.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Shkalla e papunësisë së të rinjve vazhdon të jetë mbi dy herë më e lartë krahasuar me mesataren e ekonomisë. Pas një tendence në rënie në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe gjysmën e parë të vitit 2022, në tremujorët e fundit ky tregues paraqitet përsëri në rritje. Shkalla e papunësisë shënoi rritje të lehtë edhe për kontigjentin më të konsoliduar në tregun e punës, atë midis 30-64 vjeç. Shkalla e papunësisë në këtë segment u rrit në 7.8%, nga 7.6% që kishte qenë një tremujor më parë.

Lexo edhe:

Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë të papunësisë

Çmimet e larta frenojnë tregtinë, importet në sasi nisën uljen në tremujorin e parë

Rritja e shkallës së papunësisë në ekonomi ka reflektuar kryesisht një rritje më të madhe të pjesëmarrjes në forcat e punës krahasuar me rritjen e nivelit të punësimit.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç u rrit në 67.1%, nga 66.5% që kishte qenë një tremujor më parë, duke shënuar një rekord të ri historik. Shkalla e punësimit është rritur si për grupmoshën 15-29 vjeç, ashtu edhe për atë nga 30-64 vjeç, çka tregon se tendenca e përgjithshme e punësimit ecuria e punësimit ka qenë pozitive.Por, rritja e papunësisë i detyrohet një rritje më të lartë të shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës.

Ky tregues për tremujorin e parë arriti në 75.7%, në rritje me 0.9 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës (të punësuar plus të papunë punëkërkues) kundrejt popullsisë në moshë pune.

Në teori, rritja e shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës mund të lidhet me pakësimin e popullsisë ekonomikisht jo-aktive, si për shembull të segmentit të studentëve apo të papunëve të dekurajuar. Në fakt, sipas INSTAT, pesha e të papunëve të dekurajuar ndaj popullsisë ekonomikisht jo-aktive ra në 5% në tremujorin I 2023, nga 9.3% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Sipas sektorëve, duket se ndikimin kryesor në rritjen e punësimit gjatë tremujorit të dytë e ka dhënë shërbimet, me 6.3% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe 1.4% më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Ndërkohë, punësimi në industri dhe bujqësi ka shënuar rritje me bazë vjetore, por paraqitet në rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar./Monitor

Etiketa: papunsitremujoruljet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë të papunësisë

12:52 : 24/03/2025
AKTUALITET

Çmimet e larta frenojnë tregtinë, importet në sasi nisën uljen në tremujorin e parë

07:56 : 02/05/2022
Para

Kosova arreston një tjetër kriminel serb në veri (EMRI)

TË GJITHA

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com