• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat

08:01 : 11/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Kur zonja Hillari Klinton u emërua Sekretarja e 67-të e Departamentit të Shtetit në periudhën 2009-2013, Kongresi në SHBA i uli pagën në krahasim me paraardhësen Rajs. Ky ishte mekanizmi i cili mundësoi emërimin e saj në këtë post.

Arsyeja lidhej me faktin që në Kongres znj. Klinton kishte votuar pro rritjes së pagës në administratë. Kjo ndodh pasi Kushtetuta e SHBA-ve përmban klauzola mbi kompensimet e zyrtarëve të administratës.

Një ndër to është klauzola sipas së cilës asnjë senator apo anëtar i Kongresit nuk do të emërohet në poste administrate që janë krijuar apo kompensimi për këto poste është rritur gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës si i zgjedhur. Qëllimi i kësaj klauzole është të ruajë ndarjen e pushteteve dhe të parandalojë ndikimin e pushtetit ekzekutiv mbi atë legjislativ dhe anasjellas.

Ky shembull nga kushtetuta amerikane dhe rasti i znj. Klinton na japin një sistem shumë të qartë reference për të gjykuar mbi vendimin më të fundit të rritjes së pagave të propozuar nga qeveria, të miratuar me votim gjithëpërfshirës në Kuvend dhe të vulosur me dekretimin e Presidentit të Republikës.

Dhe përfundimi, që del nga ky krahasim nuk është aspak i mirë. Veprimi i kryer nga qeveria shqiptare qartazi është i pamoralshëm, jo etik dhe jo në respekt të ndarjes së pushteteve.

Lexo edhe:

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar

Ajo çka e dalloi këtë vit vendimin e rritjes së pagave, që shpeshherë i referohen gabimisht si reformë pagash, është trajektorja që ndoqi në periudhat para dhe pas zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Një fushatë e ndërmarrë personalisht nga kryeministri para zgjedhjeve, duke anatemuar fillimisht pagat në të zezë në sektorin privat dhe thirrjen drejtuar punëtorisë për të denoncuar pronarët; më pas duke u angazhuar për rritjen e pagës së pjesës së shërbimeve masive të punonjësve buxhetorë, përkatësisht mjekë, infermierë, mësues, punonjës policie, për të frenuar edhe emigrimin. Me pak fjalë kryeministri po qante hallin dhe po jepte një zgjidhje në lidhje me pagat e “vegjëlisë”.

Rritja e premtuar e pagave nuk arriti të miratohej përpara datës së zgjedhjeve për shkak (sipas një lajmi gjysmë shaka, gjysmë të vërtetë) të pengesës nga një deputet. Megjithatë rritja e pagave nuk u harrua, por me të kaluar zgjedhjet ndryshoi shënjestra e “reformës së pagave”.

Rritja e pagave reale ishte pothuaj zero ose shumë e ulët për “vegjëlinë” e buxhetorëve dhe pothuaj në dyfish për rangjet e larta të administratës, përfshi krerët e shtetit, përkatësisht president, kryeministër, kryetar kuvendi, deputet, ministër etj., të këtij rangu. Kjo trajektore e bën vendimin të pamoralshëm, sepse devijoi nga qëllimi i kryesor: trajtimi me pagë më dinjitoze të pagamarrësve për të luftuar informalitetin dhe emigrimin. Rritja madje ishte e tillë që vetëm sa kompensoi inflacionin ose fare pak mbi të .

Rritja e theksuar e pagave për nivelet e larta të administratës, pavarësisht argumentit të hierarkisë që u theksua fort nga kryeministri dhe nga diskutimet në seancën parlamentare, nuk siguroi ndarje pushteti ekzekutiv dhe legjislativ apo presidencial, përkundrazi theksoi ndikimin e njërit për tjetrin, sepse asnjëri pushtet nuk sfidoi tjetrin, madje as opozita nuk pati forcë të hiqej më e moralshme, edhe në kushtet kur numrat për të miratuar rritjen e shformuar të pagave ishin të siguruara.

Sa për renditjen hierarkike të pagave, përsëri SHBA-të na japin një shembull mjaft të mirë referimi. Nëse diskuton çështjet e pagave në zyrat e bankës qendrore të SHBA-ve të thonë me krenari se Guvernatori i asaj banke merr pagë që është më e ulët edhe sesa nivele të caktuara të vartësve të tij, punonjës të bankës qendrore. Sepse ajo që ka vlerë për këtë zyrtar është nderi i ofruar për të shërbyer në postin e guvernatorit. Pra nuk është shterues argumenti i përdorur që për shembull një prokuror të paguhet më tepër sesa një president.

Diskutimi nuk lidhet me faktin përse rriten pagat. Është e qartë që rritja dhe korrektimi i pagash në të dy sektorët, shtetëror dhe privat, janë të nevojshme dhe duhet të kryhen sipas rastit në reflektim të kostove të jetesës, ndryshimit në rendiment, raportit të kërkesë / ofertës për krahun e punës etj.

Dhe kjo vlen edhe për nivelet e larta të administratës shtetërore. Por modeli i përdorur këtë herë në rritjen e pagave, sidomos pas një periudhe ngarkesës me tatime, përfshi edhe TVSH e aplikuar mbi çmime më të rritura, ka prodhuar një shformim edhe në aspekt rajonal ku duket sikur shpërblehet ai udhëheqës shteti, shtetasit e të cilit kanë më pak të ardhura për frymë. /Monitor.al/

Etiketa: pagapervoja amerikaneqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

17:39 : 13/06/2025
AKTUALITET

Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar

18:55 : 12/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët kërkojnë rritje page/ Rama: Për herë të dytë brenda 3 viteve, një abuzim madhor!

14:46 : 11/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
BOTA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025
AKTUALITET

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025
Para

24 vite nga fundi i Serbisë në Kosovë

TË GJITHA

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

10:43 : 16/06/2025

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

10:34 : 16/06/2025

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

10:24 : 16/06/2025

Mbeti i plagosur me Jet Ski në Durrës, si është gjendja e 21-vjeçarit belg

10:21 : 16/06/2025

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit Krenar Velaj/ FOTO

10:11 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com