Dashi
Yjet ju këshillojnë që të flisni qartë dhe shkoqur, nëse doni që të sqaroheni mirë. Me të gjitha vështirësitë që po hasni në punë, vetëm nëse do të jeni në gjendje të bëni manovra të mëdha, do t’ia dilni mbanë. Në dashuri tregohuni të vendosur dhe të sigurt në vete. Venusi do të jetë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë nëse do të tregoheni të guximshëm.
Demi
Këto do të jenë ditë të qeta për të lindurit në shenjën e Demit. Në aspektin profesional gjërat do të ecin me ritme të ngadalta, edhe në frontet e tjera situata parashikohet e qetë. Përfitoni nga këto ditë qetësie për t’u përgatitur për atë që ju pret në vijim. Vera do të jetë e mbushur me mundësi, tani është momenti për të hedhur themelet për diçka që ju intereson. Përqafojini risitë, ndoshta një ndryshim është ajo që duhet për t’ju shkundur nga mërzia.
Binjakë
Të lindurit në shenjën e Binjakëve do të ndihen shumë energjikë në ditët në vijim. Nuk do të uleni për asnjë minutë, do të kaloni nga një projekt në tjetrin pa u ndalur kurrë. Megjithatë, entuziazmi juaj mund të jetë një thikë me dy tehe: ju jeni efikasë dhe sillni bukën në shtëpi, por kur nuk keni asgjë për të bërë, shfaqni shenja nervozizmi. Mundohuni të ruani qetësinë, mos ua shfryni dufin njerëzve të afërt.
Gaforrja
Të lindurit në shenjën e Gaforres do të kenë këtë javë shumë angazhime pune. Duket se nuk ka paqe për ju këto ditë, me t’u zgjidhur një problem do të shfaqen tre të tjerë. Saturni në prapavijë nuk ju ndihmon, ai vetëm sa shton më shumë pengesa në rrugën tuaj. Shtrëngoni dhëmbët dhe vazhdoni me durim deri në fund. Këtë fundjavë më në fund do të shihni një dritë në fund të tunelit.
Luani
Të lindurit në shenjën e Luanit do të ndihen këtë javë më të fortë se kurrë. Ndikimi pozitiv i Jupiterit ju bën më të vendosur dhe të gatshëm për t’u përballur me çdo sfidë. Është fillimi i një periudhe shumë pozitive që mund të zgjasë gjatë gjithë verës. Në dashuri, përfitoni nga fakti që ndiheni energjikë për t’u hedhur në veprim. Mund të bëni shumë takime interesante.
Virgjeresha
Do të hasni këtë javë shumë pengesa që do t’ju bëjnë të ndiheni nervozë. Nuk ju ndihmon as situata e paqëndrueshme në zyrë. Do t’ju duhet të qetësoni tensionet dhe do të keni më pak kohë në dispozicion për veten tuaj. Tundimi për t’jua nxjerrë inatin të tjerëve do të jetë i madh, por yjet ju këshillojnë që të përpiqeni të përmbaheni.
Peshorja
Ditë më të mira do të vijnë për të lindurit në shenjën e Peshores. Më në fund do të merrni frymë të lehtësuar si kur bëhet fjalë për aspektin profesional ashtu edhe për atë personal. Edhe në marrëdhënie me partnerin gjërat do të përmirësohen. Do të mund të arrini një kompromis me të, duke zgjidhur një çështje që ju shqetëson prej kohësh. Edhe në zyrë, përpjekjet tuaja do të shpërblehen, duke ju hapur rrugë të reja për karrierën tuaj.
Akrepi
Venusi më në fund nuk do t’ju shkaktojë më telashe të lindurve në shenjën e Akrepit. Kështu, do të jeni në gjendje të gjeni njëfarë stabiliteti nga pikëpamja sentimentale. Në fillim përpiquni të gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm dhe më pas të përfshiheni në një lidhje të re dashurie. Ecni përpara me hapa të vegjël, por të sigurt. Kushtojini vëmendje punës, të ardhurat janë minimale dhe nuk duket se do të ketë ndryshime së shpejti. Mund të detyroheni të bëni disa sakrifica.
Shigjetari
Zemra e të lindurve në Shigjetar do të rrahë fort në ditët në vijim. Ju ndjeni një lidhje të fortë me partnerin tuaj aktual, një risi e pazakontë kjo për ata që e konsiderojnë veten ujk vetmitar. Nga njëra anë kjo dashuri do të bëhet shkak që të ndiheni të lehtësuar, nga ana tjetër keni frikë se mos ju kufizon. Mundohuni të kuptoni më mirë dëshirat tuaja, por mos e nënvlerësoni atë që keni tashmë. Ka ardhur koha që të silleni më me maturi.
Bricjapi
Këto ditë do të parapëlqeni të rrini në qetësi. Pak ngjarje të rëndësishme do ta karakterizojnë jetën tuaj dhe prandaj mund t’ia lejoni vetes këtë pushim. Me kaq shumë kohë të lirë në dispozicion, kjo mund të jetë periudha e duhur për të krijuar diçka tuajën. Fshijani pluhurin disa projekteve tuaj të vjetra dhe mundohuni t’i vini në zbatim. Kini kujdes në dashuri, mundohuni të mos bini në rutinë. Bëjeni marrëdhënien më pikante.
Ujori
Ju që i përkisni shenjës së Ujorit ndieni dëshirën për të qenë të lirë, të çliroheni nga prangat e rutinës dhe të eksploroni dëshirat tuaja. Ndiheni të lidhur me zinxhirë nga ritmet që janë gjithmonë të njëjta, si në punë ashtu edhe në kohën tuaj të lirë. Aktivitetet që dikur ju jepnin kënaqësi, tani duken si pjesë e një cikli të pafund. Kërkoni një mënyrë për t’i thyer këto zinxhirë, atë risi të papritur që ju bën të shkundeni nga rutina.
Peshqit
Dashuria do të jetë në plan të parë këtë javë për të lindurit në shenjën e Peshqve. Kohët e fundit keni hedhur shumë hapa të gabuar. Rrezikoheni të dëmtoheni shumë nëse nuk veproni shpejt. Merreni situatën në dorë dhe tregoni se interesoheni vërtet për njerëzit që ju qëndrojnë pranë. Nuk ka nevojë për gjeste demonstrative, bëjeni të qartë praninë tuaj dhe shprehni ndjenjat tuaja më të sinqerta. Nëse dështoni, ndoshta është koha për të ndryshuar diçka.