• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kimberly West emërohet kryeprokurore në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë

11:04 : 02/06/2023
në RAJONI

Ish prokurorja amerikane Kimberly West është emëruar në postin e kryeprokurores në Dhomat e Specializuara, siç quhet Gjykata e Posaçme me seli në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Zponja West do të zërë vendin e ish kryeprokurorit Jack Smith, i cili në nëntor të vitit 2022 u emërua prokuror i posaçëm për hetimet ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump.

“Është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm dhe sfidues”, citon zonjën West një komunikatë e Prokurorisë së Specializuar.

Zonja West kishte punuar prokurore për më shumë se dy dekada në Shetet e Bashkuara, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2013 kishte shërbyer si prokurore në Gjykatën Ndërkombëtare për krime luftë në hapësirat e ish Jugosllavisë, s pjesëtare e ekipit që ndoqi penalisht ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç, për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë. Ajo ishte gjithashtu në ekipin e prokurorëve në trajtimin e krimeve të kryera në Mostar të Bosnjës nga forcat kroate.

Lexo edhe:

Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

Specialja ngre akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë

Zonja West bëhet kryeprokurorja e tretë në Dhomat e Specializuara që u themeluan në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës dhe veprojnë në bazë të ligjeve të saj, por me personel ndërkombëtar.

Themelimi i Gjykatës së Posaçme pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, që përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Por kjo çështje nuk është përfshirë në asnjë nga akuzat e deritashme ndaj ish pjesëtarëv të UÇK-së.

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e dënoi me 26 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, nën akuzat për vrasje dhe torturë në një qendër paraburgimi gjatë luftës në Kosovë.

Në fillim të muajit prill nisi procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarë të lartë politik, Jakup Krasniqi, KAdri Veseli e Rexhep Selimi, të gjithë ish udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akzuat për krime lufte dje krime kundër njerëzimit. Ata akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Aktualisht po zhvillohet edhe procesi kundër ish pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i akuzuar për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Që të gjitha i kanë mohuar akuzat, të cilat kanë nxitur reagime në Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.

Lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare./Voa

Etiketa: Dhomat e Specializuara të Kosovësgjykata e hagesKimberly Westkryeprokurore

Lajme të lidhura

RAJONI

Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

10:57 : 09/12/2024
RAJONI

Specialja ngre akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë

20:45 : 06/12/2024
BOTA

Ukrainë: Gjykata e OKB pranon kryesisht akuzën kundër Rusisë

09:08 : 03/02/2024
AKTUALITET

Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

12:06 : 19/12/2023
AKTUALITET

Ish-oficeri i ushtrisë britanike në Hagë: Shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike

12:57 : 14/09/2023
RAJONI

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviç-it

15:11 : 31/05/2023
Para

Arbana Osmani nis pushimet në 'ishullin e VIP-ave', publikon FOTOT

TË GJITHA

FOTO ILUSTRUESE

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com