• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimet e konfiskuara/ Qeveria standard të dyfishtë mes biznesmenëve të mëdhenj dhe qytetarëve të zakonshëm

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën një projektligj të veçantë për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, disa muaj pas një serie vendimesh të debatueshme për konfiskimin e objekteve për qëllime fitimi që kanë shkelur lejet e ndërtimit.

09:50 : 01/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Ndërkohë që VKM-ja është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese pas një padie të deputetëve të opozitës si antikushtetuese, me anë të këtij projektligji, qeveria përcakton kompetencat dhe detyrat e autoriteteve publike përgjegjëse, të përfshira në proceset e zhvillimit dhe administrimit të objekteve të konfiskuara, si dhe procedurat e shit-blerjes së godinave të konfiskuara.

Në procesin e shitjes që do të kryejë qeveria kanë të drejtën e parablerjes me vlerën e tregut; pronarët e truallit, subjekti ndërtues, si dhe personat e tretë që kanë një marrëveshje juridiko-civile për pronën e konfiskuar.

Nëse palët e parashikuara nuk shfaqin interes objektet dalin në ankand publik.

Projektligji i njeh të drejtat e pronësisë pronarëve të truallit mbi të cilin është ndërtuar objekti në tejkalim të lejes së ndërtimit. Mbi pjesën e objektit që është ndërtuar ligjërisht, zbatohen termat e kontratës së sipërmarrjes dhe pronarët nëshkruajnë një marrëveshje të re zhvillimi me shtetin, termat e të cilës do të përcaktohen nëpërmjet një rregulloreje të hartuar nga ministria e linjës.

Lexo edhe:

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

Të gjitha veprimet e vlerësimit teknik e financiar të pronave të konfiskuara dhe problematikat ligjore që paraqesin, si dhe mënyrën e administrimit të tyre, do t’i kryejë  “Komisioni i Objekteve të Konfiskuara”, një strukturë ndërinstitucionale, që do të ngrihet pranë Kadastrës.

Komisioni ka po ashtu detyrë që të propozojë për miratim në Këshillin e Ministrave kalimin në përgjegjësi administrimi, përdorim të përkohshëm apo pronësi të objektit të konfiskuar në favor të institucioneve publike apo të enteve publike përkatëse.

Qeveria po ashtu parashikon procedura të përshpejtuara për përfundimin e punimeve të objekteve të konfiskuara dhe zhvillimin e tyre duke duke propozuar pranë KKT-së ndryshimin e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit.

Ndërtimi pa leje është krim në Shqipëri dhe Kodi Penal parashikon dënime deri në 5 vjet burg për qytetarët e zakonshëm dhe 8 vjet burg për objektet me qëllime fitimi.

Megjithatë, Këshilli i Ministrave i anashkaloi këto sanksione përmes një vendimi të miratuar më 7 shtator 2022, i cili u jep ndërtuesve të mëdhenj një mundësi për t’i ligjëruar shtesat apo godinat e paligjshme, në këmbim të një pagese financiare apo dhënies së sipërfaqeve në favor të shtetit.

Vendimi parashikon procedurat e transferimit të sipërfaqeve të paligjshme nga subjektet private te shteti dhe anasjelltas dhe nuk e përmend në mënyrë eksplicite ndjekjen penale.

Për ekspertët e ligjit, ky vendim përbën një anashkalim të rendit juridik si dhe vendos një standard të dyfishtë mes biznesmenëve të mëdhenj dhe qytetarëve të zakonshëm./BIRN

Etiketa: gjykate kushtetuesekullat gjigandendertimeoligareketvkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

14:39 : 09/09/2025
AKTUALITET

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?

22:42 : 29/08/2025
AKTUALITET

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

21:14 : 29/08/2025
AKTUALITET

Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj

16:58 : 04/08/2025
Para

Bënin namin me vjedhje në banesat e grekëve, 2 të arrestuar, njëri prej tyre shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com