• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria dhe monopolet shkatërrojnë Portin e Durrësit

17:19 : 31/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas anulimit të koncesionit për përpunimin e kontenierëve me kompaninë turke Kurum, në Mars të vitit 2021, qeveria shqiptare kontraktoi një tjetër kompani për këtë shërbim. Autoriteti Portual i Durrësit nënshkroi një kontratë, që i dha shërbimin e menaxhimit dhe operimit të Terminalit të Kontenierëve në Portin e Durrësit një kompanie nga Malta të quajtur Hili Company Limited. Vlera e kontratës ishte 3.7 miliardë lekë ose gati 34 milionë euro dhe pas përzgjedhjes si fituese, kompania malteze krijoi në Shqipëri, shoqërinë Mariner Adriatic.

Ndonëse procedura e prokurimit u realizua si tender klasik, në fakt ky ishte një koncesion i fshehtë, që i kalonte Marinerit monopolin e ngarkim-shkarkimit të kontenierëve në Portin e Durrësit për 5 vjet. Por kontrata e re kishte një problem. Kompania malteze do të merrte 34 milionë euro për periudhën 5 vjeçare vetëm për ngarkim-shkarkimin e kontenierëve. Shpenzimet për blerjen e pajisjeve dhe investimet në infrastrukturë i mbeteshin shtetit, ose më saktë Autoritetit Portual Durrës.

Për shkak të kësaj kontrate, prej disa javësh terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit është në një kaos total. Kompanitë e transportit detar po përballen me vonesa të gjata për shkak se mungojnë mjetet e ngarkim shkarkimit dhe për rrjedhojë kompania malteze punon me produktivitet të ulët. Kontenierët kanë mbetur stok në Port, ndërsa kompanitë paguajnë kosto të mëdha shtesë, të cilat në fund i paguajnë gjithmonë qytetarët.

Mariner ja kalon përgjegjësinë Autoritetit Portual, që nuk ka blerë vinça sa duhet. Autoriteti Portual thotë se problem qëndron tek prishja e vinçave dhe rritja e ngarkesës, edhe pse deri më tani numri i kontenierëve rezulton të jetë rritur vetëm më 3 mijë të tillë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, kompania nuk ka asnjë interes të investojë për të përmirësuar shërbimin, qeveria po ashtu, sepse ka vendosur që Portin ta shkatërrojë. Ata që paguajnë kostot janë qytetarët dhe ekonomia kombëtare.

Në vitin 2021, Mariner Adriatic regjistroi një fitim neto prej më shumë se 1.6 milionë eurosh edhe pse e nisi pas tremujorit të parë. Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në tatime, kompania ka një fitim neto 41 për qind mbi xhiron, që do ta kishin zili edhe monopolet më të fuqishme të botës. Por teksa Mariner fiton para, linjat e transportit përballen me vonesa dhe kosto të mëdha të cilat më pas ja u përcjellin qytetarëve në çmimin fundor të mallrave.

Lexo edhe:

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

E megjithatë ai i ngarkim shkarkimit nuk është monopoli i vetëm që rrit kostot. Një tjetër monopol edhe më i tmerrshëm është ai i rimorkimit. Në vitin 2011, qeveria shqiptare vendosi t’ia jepte me koncesion shërbimin e rimorkimit të anijeve një kompanie shqiptare të quajtur “Anijet e Shërbimit Detar”. Që pas atij viti koncesioni është rinovuar dy herë tek po e njëjtta kompani.

“Anijet e Shërbimit Detar” zotërohet nga disa pronarë, por 60 për qind e aksioneve të koncesionit mbahen nga Kujtim Hoti, Sokol Hoti dhe Ilirjan. Kjo kompani fiton mesatarisht 1.7 milionë euro neto në vit dhe ka një normë fitimi neto gati sa 50 për qind e xhiros. Me pak fjalë një nga bizneset më të arta të vendit.

Kompanitë e transportit detar thonë se kostot që u ngarkohen nga koncesioni monopol i rimorkimit janë të palogjikshme dhe të pa krahasueshme më asnjë port tjetër. Sipas tyre, koncesionari i detyron të paguajnë tarifën e plotë edhe atëherë kur anijet hyjnë vetë në Port dhe nuk kanë nevojë për rimorkiator, ndërkohë që shërbimi po ashtu është problematik

Porti më i madh i vendit, nyja më e rëndësishme tregtare e Shqipërisë po mbytet nga monopolet asgjësuese. Por edhe nga qeveria, që i ka vënë syrin për ta shkatërruar atë. Qytetarët dhe ekonomia paguajnë faturën e kripur të aferave korruptive dhe vendimeve që nuk diktohen nga interesi publik, por nga xhepat e pisët të zyrtarëve.

/Oligarkia.al/

Etiketa: monopolporti i durresitqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Dy në pranga e dy në kërkim/ Zbardh EMRAT e autorëve të vrasjes së Klevis Lleshit

12:53 : 26/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol”

09:21 : 26/09/2025
AKTUALITET

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

11:40 : 12/09/2025
AKTUALITET

Nuk do jenë më pjesë e qeverisë, kush janë 8 ministrat që “lëshoi” Edi Rama

15:36 : 11/09/2025
Para

Qëlloi me grusht dhe la në gjendje kome grekun, boksieri shqiptar shpallet në kërkim

TË GJITHA

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com