• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kap me kartë ID false, dënohet me 1 vit burg 60-vjeçari turk në Sarandë

12:39 : 20/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një shtetas turk është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Sarandës pasi ka përdorur dhe ka tentuar të kalojë kufirin me një kartë identiteti false holandeze.

Niyazi Çelikel, 60 vjeç u arrestua nga policia kufitare në Portin e Sarandës më 20 gusht 2022 e prej asaj dite mbahej në paraburgim.

Çelikel tentoi të kalonte nëpërmjet linjës Sarandë – Korfuz me traget, duke përdorur një kartë identiteti holandeze, e cila dyshohej si e falsifikuar. Nga skanimi që i është bërë kartës nga ana e shërbimeve të policisë, kanë rezultuar të dhënat e një shtetasi tjetër, konkretisht shtetasit M. Y.

Çelikel ka deklaruar se kartën e identitetit holandeze e ka bërë në Turqi tek një person me emrin Ahmet, të cilin e njeh sepse ka në lagje në zonën ku banon. Ai ka deklaruar se e ka bërë kartën për të shkuar në Korfuz për një vizitë turistike dy- tre ditore. Sipas personit nën hetim, duke qenë se nga Turqia nuk mund të shkonte direkt në Greqi për shkak se u kërkojnë vizë, ka përdorur kartën në fjalë, ndonëse ajo përmban të dhënat e dikujt tjetër.

Lexo edhe:

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

Kokainë e fshehur në makinë, arrestohen tre të rinj në Vlorë (Emrat)

Në fakt nga sistemi TIMS ka rezultuar se mbajtësi real i identiteti që ndodhej në atë kartë, konkretisht M. Y., 45 vjeç, rezulton të ketë hyrë në shtetin shqiptar 2 herë përmes Aeroportit të Rinasit dhe në datë 26.07.2022 ora 14:58 është larguar nga porti i Sarandës në drejtim të Korfuzit. Ndërkohë vetë Niyazi Çelikel, 60 vjeç, rezulton të ketë hyrë në shtetin shqiptar 1 herë përmes Aeroportit të Rinasit dhe në datë 20.08.2022 18:09 është kapur në pikën Kufitare Porti Sarandë në tentativë për t’u larguar drejt Korfuzit.

 

 

Përfundimisht Prokuroria kërkoi që i pandehuri të dënohet me 18 muaj burgim, uljen e 1/3 së dënimit të dhënë dhe dënimin përfundimisht me 12 muaj dhe shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” pasi paraburgimi i vuajtur përkon me dënimin që kërkohet nëse pranohet nga Gjykata.

Në përfundim të seancës, Gjyqtarja Suela Xhani, e deklaroi fajtor të pandehurin për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose e vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe në bashkim të dënimeve e dënoi me 18 muaj burgim, por në aplikim të gjykimit te shkurtuar, e dënoi atë përfundimisht me 12 muaj burgim.

Etiketa: arrestID false

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

11:47 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kokainë e fshehur në makinë, arrestohen tre të rinj në Vlorë (Emrat)

10:48 : 14/11/2025
AKTUALITET

Vodhi makinën, por u përplas gjatë arratisjes, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

11:10 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

09:11 : 13/11/2025
AKTUALITET

Bashkëpunuan në pengmarrjen dhe dhunimin e 27-vjeçarit, arrestohen dy vajza në Tiranë (Emrat)

08:50 : 13/11/2025
Para

Jupiteri hyn në Dem, do të “përkëdhelen” nga fati tre shenja

TË GJITHA

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025

Vdes pacienti në spitalin e Fierit, procedohet për neglizhencë mjekja

13:08 : 14/11/2025

Familja Hysa e përfshirë në kartelin “Sinaloa”/ Berisha: Ja ku shtrihej ‘perandoria’ e miqve të Edi Ramës

12:57 : 14/11/2025

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

12:56 : 14/11/2025

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

12:47 : 14/11/2025

Plagosi me armë zjarri një 32-vjeçar, shpallet në kërkim autori në Bulqizë

12:31 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com