• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 15-vjeçarit/ “M’u errën sytë, e godita me thikë”, Akuza kërkon burg për 4 të miturit

15:28 : 18/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria e Elbasanit depozitoi sot në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për katër të miturit e arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e së martës në Gramsh, ku u vra me thikë në zemër 15-vjeçari Fatjon Bici.

Akuzat që rëndojnë ndaj grupit që u përfshi në sherrin e mbyllur me një viktimë, janë “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

E.K. dyshohet se është edhe i riu që goditi me thikë gjatë sherrit bashkëmoshatarin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sakaq, “RTV Ora” ka siguruar dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve të përfshirë në ngjarje, ku nënvizohet se autori 15-vjeçar ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave në Gramsh.

Lexo edhe:

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

Dëshmitë e vrasësve të 15-vjeçarit, nëna e Fatjon Bicit: Po ‘luajnë’ me gjakun e tim biri!

Më pas konflikti është transferuar tek shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku edhe ka nisur përplasja fizike mes të rinjve, e që u mbyll me vdekjen e njërit prej tyre.

DËSHMIA:

Shtetasi E. Servet. K, ka deklaruar se sot më datë 16.05.2023, ka shkuar në shkollën “4 Dëshmorët”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të cilët quhen S.M, Xh. Ç. dhe H. Ç.

Që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njeh shtetasin Q.H.

Kur kanë qenë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë. Konfliktin më shumë Q. e kishte me H.

Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xh., H. dhe S. kanë vendosur që ditën e sotme të shkonin ta takonim Q. dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet.

H.me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh. kishte marrë me vete një dorezë hekuri ngjyrë gold, ndërsa ai kishte marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e kishte blerë në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zezë, ndërsa S. kishte marrë me vete thikë që hapet me dorë dhe një dorezë hekuri.

Pas shkolle, H., S. dhe Xh.i kanë marrë një makinë dhe kanë ardhur në qytetin e Gramshit, ndërsa ai ka shkuar më pas.

Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla “Asllan Shahini”.

Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona.

Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga djemtë që ishte me Q., e ka sharë nga robt. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.

Deklaron se personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kaçurrela.

Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S. me grusht në bark.

Nuk mbaj mend nëse S. ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S. u godit me grusht në bark.

Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi.

Kur na kapi Policia, H. e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh. kishte hedhur dorezën që kishte dhe Stiveni kishte hedhur thikën e tij.

Etiketa: Fatjon Bicivrasje me thike

Lajme të lidhura

BOTA

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

20:46 : 02/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e vrasësve të 15-vjeçarit, nëna e Fatjon Bicit: Po ‘luajnë’ me gjakun e tim biri!

21:01 : 12/12/2024
AKTUALITET

Apeli nuk ndryshon dënimet/ Babai i Fatjon Bicit: Nuk jam dakord! Të merren masa ose do e zgjidh vetë!

14:26 : 12/12/2024
AKTUALITET

Babai i Fatjon Bicit: Gjykata liroi kriminelët, ma vranë djalin për së dyti

10:10 : 08/12/2024
AKTUALITET

“Më shohin keq rrugës…”/ Flet për herë të parë Marko Lici kushëriri i Fatjon Bicit

22:33 : 01/12/2024
AKTUALITET

Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh, Gjykata dënon me burg katër adoleshentët

17:33 : 29/04/2024
Para

Thellohet rënia e eksporteve në prill, zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve “fundosin” eksportuesit

TË GJITHA

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

11:02 : 07/06/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com