• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lefter Maliqi: Ja kur duhet të largohet Berisha

20:32 : 18/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi tha në një emision televiziv se, në ditën e zgjedhjeve është kryer një krim shtetëror dhe elektoral. Në emisionin “Frontline” në News24, ai deklaroi se përgjatë ditëve të fushatës ka pasur ndërhyrje me kërcënime dhe intimidime për të ndikuar te votuesit.

Maliqi tregoi se në Kuçovë janë kapur njerëz me para që kanë tentuar të blejnë vota, ndërsa shtoi se autoritetet kanë ndërhyrë gjithashtu me urdhër politik ndaj tij.

Sa i përket ditës së zgjedhjeve, Maliqi u shpreh se ka pasur kërcënime në çdo qendër votimi nga persona që qarkullonin me automjete luksoze.

Sakaq, ai komentoi edhe paraqitjen e ish-kryeministrit Berisha në këto zgjedhje, duke thënë se për të kjo garë elektorale është e fituar moralisht për shkak të kushteve të vështira ku u gjet ky i fundit dhe me demokratët e ndarë, ndërsa shtoi se Berisha duhet të largohet pasi të largoje kryeministrin Rama nga pushteti.

“Kemi një krim shtetëror dhe elektoral të ndërthurur. 1 javë para votimit, në mesnatë fikeshin dritat me urdhër politik dhe shtabi ynë në bazë të informacionit ndiqte makinat e njerëzve të PS-së që shkonin nëpër fshatra dhe ishin të mbrojtur nga policia. Kuçova kaloi një terror të vërtetë. Kemi kapur njerëz me lekë dhe policia tha që këto lekë kishin qenë borxh. Salillari u kap me makina 300 mijë euro duke ardhur në zonë dhe duke ndërhyrë. Ne i kemi të gjitha me prova.

Lexo edhe:

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

Ditën e heshtjes zgjedhore kam kapur oligarkun me njerëz të PS dhe kam debatuar. E kam akuzuar për milionat që ka hedhur dhe policia e Beratit vjen dhe shoqëron bashkëshortin e kryetares së PL në Kuçovë. Policia tha se kishte urdhër politik. Ditën e votimit njerëz që kanë qarkulluar me një makinë luksoze, kanë kërcënuar shtabin elektoral dhe kjo makinë lëvizi në çdo qendër votimi duke kërcënuar. Gjithë shteti ka intimiduar njerëzit dhe i kanë kërcënuar për të mos ardhur në votime. 9 qytetarë raportohen se i ka kërcënuar oficeri i policisë. Këta kërcënonin njerëzit që kishin në punë dhe që më mbështesnin mua.

U dorëzuan kutitë e votimit në një KZAZ të pasigurtë dhe kam njoftuar OSBE-në. Te KZAZ kutitë nuk u lanë përballë por ngjitur me derën e qendrës së kulturës së bashkisë. Çuditërisht aty në orët e vona kanë ardhur deputetë, oligarkë dhe me një telefonatë në 11 e gjysmë, KZAZ del jashtë dhe thonë se do lahen se jemi të palarë. Nuk ndodh në asnjë vend kjo. Fitorja ishte e sigurt në Kuçovë. Unë kam marrë dhe votat e socialistëve të ndershëm. Kuçova ndryshon sepse do njeriun dhe jo forcat politike, aty vetëm abuzohet dhe nuk ka rrugë.

Vetëm 3 numërues ishin në 5 tavolina dhe tavolinën numër 5 nuk kishte kamera. Aty kanë ardhur kutitë që dyshohet se u ndryshuan. Deri në 12 unë isha me 700 vota para dhe gjithçka ndodhi në orët e fundit. U gjetën kuti pa vula, me kode të ndryshme, pa procesverbale të vërteta, etj.

Sali Berisha nuk njeh vijë të kuqe, njeh vetëm vijë blu dhe re të bardha. Berisha është i fituar moralisht në këto zgjedhje. Pa vulë, pa numërues, me PD të përçarë, të gjithë lekët e KQZ i mori Alibeaj. Me luftën ndaj narkoshtetit, Berisha për mua është lider dhe mbetet lider. Kur kam humbur unë që jam lokomotivë votash për vete, ai do largohet një ditë sigurisht, por e mira është që kur të largohet, të ikë bashkë me Ramën. Duhet të largoje njëherë Ramën pastaj të ikë”, u shpreh Maliqi.

Etiketa: lefter maliqizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
AKTUALITET

Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent

09:37 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Maliqi: Teatër për të mbuluar masakrën elektorale, skandalet dhe vjedhjet

10:32 : 22/07/2025
Para

Man City nis betejën ligjore në Premier league për akuzat për 115 shkelje

TË GJITHA

Bardhi dënon vendosjen e tritolit pranë banesës së Xhelal Mziut, kritika policisë

15:07 : 19/09/2025

E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar

14:49 : 19/09/2025

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025

U sulmua nga Rama për ‘fshatin turistik’ pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

14:33 : 19/09/2025

Rama kërkon përdorimin e IA në rend dhe siguri

14:27 : 19/09/2025

Berisha: Balluku është përgjuar duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender

14:22 : 19/09/2025

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com