• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpopullimi dramatik që na treguan votimet

15:40 : 16/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, Zgjedhje Vendore 2023

Krahasimi i numrit të votuesve në zgjedhjet e vitit 2023 me ato të vitit 2015 nxjerr në pah një realitet të dhimbshëm. Shpopullimin masiv të Shqipërisë. Oligarkia.al krahasoi numrin e votave të vlefshme në 14 bashkitë më të mëdha të vendit. Rezultatet konfirmojnë atë, që tashmë duket si një trend i pandalshëm tragjik. Rrudhjen e bazës së votuesve.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në zgjedhjet e vitit 2023 në 14 bashkitë më të mëdha të vendit votuan në total 820 mijë e 206 persona. Krahasuar me vitin 2015, ku në të njëjtat bashki votuan 927 mijë e 377 vetë, numri i votuesve ka rënë me mbi 107 mijë vetë. Pra 11.6 për qind më pak. Ky krahasim është vetëm për numrin e votave të vlefshme.

Një pjesë e analistëve po e asociojnë rënien e numrit të votuesve me zhgënjimin e shqiptarëve me klasën politike. Por shifrat e detajuara, sinjalizojnë se indiferenca ndaj klasës politike mund të mos jetë arsyeja kryesore se pse po bie numri i votuesve.

Krahasimi i të dhënave tregon se rënia më e madhe në numrin e votuesve ka ndodhur pikërisht në bashkitë më të varfra të vendit. Në Fier, Lushnje, Berat, Dibër dhe Gjirokastër, rënia e numrit të votuesve krahasuar me vitin 2015, luhatet nga 20 deri në 25 për qind.

Me pak fjalë, në vetëm 8 vjet këto bashki kanë humbur 1 në ccdo 4 votues, një trend dramatik, që thuajse po i shuan qytetet shqiptare. Në 14 bashki më të mëdha të vendit, vetëm njëra ka regjistruar rritje të votuesve krahasuar me vitin 2015. Ajo është bashkia e Kamzës, ku numri i votuesve është rritur pak më shumë se me 300 vetë ose 0.7 për qind, krahasuar me 8 vjet më parë. Në të gjitha bashkitë e tjera votuesit janë rrudhur me ritme të frikshme.

Lexo edhe:

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Tirana është bashkia me rënien më të vogël të numrit të votuesve me 9 mijë vetë ose më pak se 3 për qind. Në fakt, Tirana është nga të paktat qytete të vendit, ku numri i popullsisë rritet dhe rënia e votuesve në këtë bashki mund të sinjalizojë zhgënjimin e qytetarëve me klaën politike. Por në qytetet e varfra të vendit, më shumë se zhgënjim tkurrja e votuesve duket e lidhur me shpopullimin masiv të vendit. Me pak fjalë, në Shqipëri nuk kanë mbetur më votues për të mbrojtur pluralizmin përballë armatës së njerëzve që janë të lidhur me buxhetin, pensionistët dhe administrata.

/Oligarkia.al/

Etiketa: 14 maj 2023shpopullimzgjedhje vendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

07:59 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

08:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

08:24 : 03/10/2025
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

18:11 : 07/07/2025
AKTUALITET

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

08:03 : 04/07/2025
Para

Përndiqte prej dy vitesh 18-vjeçaren, arrestohet i riu në Gjirokastër

TË GJITHA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025

Humbja me Anglinë, Silvinjo: Jemi ekip në rritje, sulmi bëri shumë mirë

21:48 : 16/11/2025

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

21:34 : 16/11/2025

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

21:31 : 16/11/2025

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com