• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Arrestimi i Belerit me urdhër të Ramës”/ Prokurori i Vlorës: Sekuestruam 40 mijë lekë

14:08 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Prokuroria dhe policia e Vlorës konfirmuan këtë të premte arrestimin e pazakontë të Fredi Belerit dhe të një tjetër personi, pjesë e stafit të tij elektoral, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Në një deklaratë të përbashkët nga drejtoria e Vlorës, prokurori i rrethit, Aurel Zarka tha se në kuadër të operacionit janë sekuestruar 40 000 lekë të rinj.

Hetimet, bëri me dije, prokuroria i nisi më 8 Maj, pas një referimi nga policia.

Deklarata

“Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Nga aktet e administruara deri më tani në funksion të hetimit për këtë procedim penal, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e bashkisë Himarë, duke iu ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues”, tha Zarka.

Lexo edhe:

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen

“Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e prokurorit është autorizuar kryerja e një sërë veprimesh procedurale në terren, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, me qëllim konstatimin e faktit penal për të cilin është regjistruar ky procedim penal. Pas kryerjes së një sërë veprimesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Matrix’, është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve: Dh. B. alias A. B., 51 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj. Hetimet vazhdojnë”, përfundoi prokurori pa dhënë të tjera detaje për rastin dhe pa pranuar pyetje nga gazetarët.

Reagimet

Arrestimi i Belerit dy ditë para zgjedhjeve lokale ka sjellë reagime të shumta, ndërsa sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj tij kanë shtuar dyshime se arrestimi bëhet për qëllime mirfilltazi elektorale.

Fredi Bejleri është pjesë e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – PBDNJ – që mbron interesat e minoritetit grek dhe në këto zgjedhje lokale është pjesë e koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë për lokalet e 14 majit.

Opozita ka deklaruar se ndalimi i Belerit është bërë pa prova.

Kreu i PBDNJ e quajti ndalimin e Beljerit, rrëmbim nga kryeministri Edi Rama. “Zoti Bejleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si kandidatët e tjerë  dhe të kurorëzojë fitoren që është e dukshme dhe e prekshme në çdo familjeje komunitet të bashkisë Himarë”, apeloi Vangjel Dule.

Kryetari i PD Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, tha se Edi Rama po hakmerret ndaj kandidatit të opozitës pasi e ndjen humbjen që e pret më 14 maj. Berisha tha se janë qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve të Himarë dhe bregdetit, shtytësi i vërtetë i arrestimit.

Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe kreu i PL Ilir Meta, i cili kryeministrin Rama e konsideroi “grabitësin dhe shkatërruesin më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil”. Sipas Metës, ndalimi u bë me prova të inskenuara.

Me nota të ashpra reagoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ka paralajmëruar se nëse nuk lirohet nga burgu Beleri, kjo do të ndikojë në procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himara dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek. Dua, t’i dërgoj një mesazh mikut tim, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, u shpreh kryeministri grek.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias thotë se për arrestimin e Fredi Belerit ka njoftuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze që ka Presidencën e BE. Dendias shprehet se do të ishte një skandal absolut nëse arrestimi i Belerit është bërë pa prova.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë pretendon se nuk ka gisht në arrestimin e kandidatit të opozitës. “Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, shkroi Rama në Twitter.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:11 : 16/05/2025
AKTUALITET

Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen

08:06 : 16/05/2025
SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
Para

Ambasadorja greke shkon te Ministria e Jashtme, kërkon “llogari” për arrestimin e Fredi Belerit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:11 : 16/05/2025

Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen

08:06 : 16/05/2025

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com