• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arlind Qori, “idealisti i majtë” kandidati antisistem

23:15 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga BoldNews.al

Dalja e tij si kandidat për Bashkinë Tiranë pedagogut Arlind Qori, duke përfaqësuar subjektin më të ri politik “Lëvizja Bashkë” nuk u prit aspak mirë nga “kryellogaritari” i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, por jo vetëm. Vetë Qori akuzoi Veliajn si personin që po ndikonte në Gjykatën e Tiranës që subjekti dha kandidatura e tij të mos regjistroheshin. Pas një beteje të gjatë në KQZ dhe KAS, Qori mori të drejtën që të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë. Arsyeja që Veliaj dhe enturazhi i tij e pengonin të kandidonte lidhet tërësisht me verbin e pedagogut dhë zërit kritik që ndonëse vjen nga e majta, madje ajo ekstreme si “idealist komunist”, çjerr maskën e përfaqësusve të PS-së në mënyrën qeverisëse.

Ndonëse në pamje të parë në numër të kufizuar dhe mjaft i sulmuar Qori njihet si një nga organizatorët e protestave të shumta në Tiranë, kryesisht për çështjet e arsimit. Studentët, jo vetëm të Fakultetit të Shkencave Sociale ku ai është profesor, e ndiqnin nga pas në disa kauza të drejta me karakter social. Në daljet publike të cilat i ka të rralla për shkak të censurës që bëhet nga mediat e kapura nga Veliaj, kandidati Arlind Qori në bllok tenton të anatemojë gjithë klasën politike majtas dhe djathtas, por ka ditur të ndajë faktin që Rama ka dhjetë vite në pushtet si kryeministër dhe po aq vite Erion Veliaj, si ministër dhe kryebashkiak. Ajo që tmerron më shumë enturazhin e dyshes Rama-Veliaj është se Qori mund të marrë vota majtas, pikërisht nga ai elektorat socialistësh të ndershëm që vuajnë njësoj padrejtësinë e madhe sociale, abuzimin me pushtetin, betonizimin e Tiranës dhe oligarkinë e ndërtimit që e kanë kthyer kryeqendrën e Shqipërisë në një qytet të pajetueshëm.

Më 27 shkurt, Lëvizja “Bashkë” shpalli publikisht pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale, përkatësisht në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në terren nisi një proces mbledhjes së firmave që i mundësoi kështu kandidimin pedagogut dhe aktivistit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Shqipëria ka një krizë të disafishtë. Është krizë politike në kuptimin e partive. Krizë ekonomike, që e shohim përditë. Edhe një krizë të besimit të qytetarëve te institucionet. Ne themeluam një parti, që duam ta quajmë më shumë sesa parti, sepse mendojmë se 12 vite ishin të mjaftueshme për të ezauruar një lëvizje që e luftonte sistemin nga jashtë, e gjuante me gurë, etj. 12 vite janë mjaftueshme për tu konsoliduar dhe për të hedhur një hap tjetër. Ne si organizatë, u kërkonim mbështetësve tanë një nivel të jashtëzakonshëm angazhimi, disa shkonin edhe në burg. Çdo parti në një moment të caktuar do të ketë provën elektorale, ne duam të shohim sa na vlen lëkura. Nuk mjafton vetëm të kesh të drejtë, por të drejtës ti japësh fuqinë”, tha Qori pasi njoftoi themelimi i lëvizjes dhe arsyen përse Organizata Politike, e cila ka 12 vite që operon në Shqipëri, u kthye në një parti politike.

Lexo edhe:

Klientët e Gogel të njëjtë me ata të Bashkisë/ Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt

E reja po lind!

Kandidimi për bashkinë e Tiranës mund të jetë pjesë e një projekti afatgjatë me qëllim për të hyrë më të fortë në zgjedhjet e ardhshme Kombëtare. Ka shanse reale për tu pozicionuar I treti pas dyshes Këlliçi Veliaj në 14 Maj.

Avantazhet

1-Arlind Qori ka avantazhin që nuk është person që mbart të shkuar politike me kostot e saj negative. Asnjë nga rivalët nuk mund ta tregojë me gisht për ndonjë aferë korruptive apo i përlyer në abuzime me fondet, qofshin këto edhe në forma donacionesh si OJQ.

2-Si një pedagog i shkencave sociale dhe politike është njohës i mirë i formës së fushatave dhe mënyrës sesi të prekë anën emocionale të votuesve.

3-Në pedagogji shumë kolegë të tij janë bërë pis si në mitmarrje nga studentët ashtu edhe për imoralitet, duke përdorur pozicionin, një problem që Qorri nuk e ka dhe nuk është përgojuar asnjëherë për këtë fenomen që fatkeqësisht është i vazhdueshëm në fakultetet tona.

4-Me qëndrimet publike ishte një zë konsistent në denoncimin e aferave në arsimin e lartë dhe në politikën qeverisëse. Qytetarët e Tiranës e kanë një emër të njohur në këtë drejtim, pavarësisht tentativës për të mos i dhënë hapësirë mediatike nga televizionet.

5- Ai vjen si një kandidat anti sistem duke i sulmuar të gjitha palët që kanë qenë në pushtet këto 32 vite të tranzicionit. Si i tillë ai mund të marri vota jo vetëm majtas por edhe nga qendra dhe e djathta nga votues të cilët besojnë në integritetin e tij dhe do donin të jepnin një mesazh duke e dhënë votën kundër sistemit tranzitiv politik të 3 dekadave të fundit.

Disavantazhet

1-Megjithë idealizmin që shfaq, fushatat e kohëve të sotme kërkojnë organizime, njerëz dhe mbi të gjitha para. Ndonëse pretendon se ka mbështetjen, kryesisht të të rinjve aktivistë, Qori problemin financiar për mbulimin e fushatës duket se do e ketë jo në favor.

2-Asnjëherë nuk e ka mohuar që është një i majtë, madje në pjesën ekstreme të saj që njihet si “komuniste e moderuar” dhe shpeshherë qëndrimet e tij publike mund të jenë interesante për t’i dëgjuar, por të pamundura në realizime, sidomos për çështjen e “barazisë sociale”. Sulmi që i bëhet nga të gjitha krahët e paraqet si komunist gjë që e bjerr mundësinë e marrjes së votave me shumicë nga të gjitha krahët e ideologjisë.

3-Në kohët e shkuara, Qori mendohet se ka qenë pjesë e Organizatës “Mjaft” ku në krye të saj ishte Erion Veliaj. Edhe pse jo në rreshtin e parë të atyre “aktivistëve” që sot janë kthyer në pushtetarë të pangopur financiarisht dhe abuzues më fondet publike, sërish prania e tij aty nuk mund të konsiderohet favor.  Për shkak të Veliajt, Fugës, Spiropalit dhe Maznikut në qytet ka një qëndrim jo fort pozitiv ndaj kësaj lëvizje.

4-Në asnjë nga qendrat e votimit dhe numërimit nuk do të ketë përfaqësues të forcës që drejton. Ndaj rreziku për tjetërsimin e votës është i madh. Gjithashtu media e blerë e shitur për interesa me pushtetin do i bëjë gjithnjë bllok për të mos e transmetuar programin e tij për zgjedhjet lokale në kryeqytet.

5-Ka kundërshtar të ashpër Erion Veliajn i cili edhe pse nuk e ka anatemuar publikisht, prej muajsh po punohet në skutat e errëta që t’i krijohet çdo pengesë e mundshme për të mos pasur kontakt me qytetarët dhe për ta izoluar masivisht nga media qendrore e Tiranës.

LEXO EDHE:

https://boldnews.al/2023/04/22/belind-kellici-mes-sakrifices-dhe-ambicies/

https://boldnews.al/2023/04/21/erion-veliaj-dhe-14-maji-si-beteja-e-tij-finale/

Lajla Përnaska, djathtistja që anoi majtas

https://boldnews.al/2023/04/20/roland-bejko-desanti-i-amerikaneve-ne-tirane/

Etiketa: arlind qorriBashkia e TiranesPartia Lëvizja Bashkëzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Klientët e Gogel të njëjtë me ata të Bashkisë/ Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt

21:59 : 23/04/2025
AKTUALITET

E reja po lind!

14:18 : 13/04/2025
AKTUALITET

Abuzime me fondet, ky institucion jep kredi për makina luksoze me paratë e shqiptarëve

22:22 : 11/04/2025
AKTUALITET

Balluku shtrin “tentakulat” dhe në Bashki? Ristani emëron në krye të UKT-së Skerdi Drenovën

09:14 : 01/04/2025
AKTUALITET

Përplasja Rama-Veliaj për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Betejë mafioze

15:28 : 20/03/2025
AKTUALITET

Si shkarkohet Veliaj? Avokati Daci tregon skenarët: Do të harrohet në paraburgim

22:23 : 13/03/2025
Para

Erion Veliaj dhe 14 Maji si beteja e tij finale

TË GJITHA

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025

Numërohen 452 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca

04:10 : 12/05/2025

Shkoder/ PD ruan avantazhin, e ndjek PS dhe PSD

03:57 : 12/05/2025

Qarku Elbasan/ PS kryeson, numërohen 22 kuti

03:52 : 12/05/2025

EMRI/ Arrestohet babai i kandidates për deputete në Fier

03:36 : 12/05/2025

PS kryeson edhe në Dibër, ja sa vota merr PD në 16 kutitë e para

03:29 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com