• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kamerat “fundosin” Taulant Malajn/ Të bijën e goditi qëllimisht 4 herë me thikë në gjoks

18:58 : 11/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Taulant Malaj ka gënjyer hetuesit italianë, kur në dëshminë e tij parprake tha se vrau gabimisht të bijën 16-vjeçare, Jessica, pasi kjo e fundit doli përpara tij për të mbrojtur të ëmën, Tefta Malaj.

Dosja hetimore e autoriteteve italiane tregon se ka prova që tregojnë se 45-vjeçari ishte i vetëdijshëm për krimin që po kryete. Këto prova kundër bukëpjekësit shqiptar që vrau vajzën e tij dhe italianin 51-vjeçar Massimo De Santis natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar janë konsoliduar pasi u kontrolluan kamerat e vendosura nga ai në shtëpi.

Ato kanë filmuar skenat në të cilat burri godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë vrastar.

Dokumenti zyrtar hetimor, i publikuar nga Ansa, evidenton qartë se sa i përket vrasjes së Xhesikës, “e cila me guxim u përpoq në çdo mënyrë dhe deri në fund për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni brutal i të atit”, rezulton se “goditjet i janë shkaktuar edhe asaj vullnetarisht,  përballë, jo vetëm kur ndërhyri për herë të parë në dhomën e gjumit, por edhe kur agresioni vijoi në sallon”.

Vajza 16-vjeçare ka marrë katër goditje thike në gjoks, pranë organeve vitale.

Lexo edhe:

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

Francë – Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

“Në të njëjtën mënyrë mund të shohim kokëfortësinë me të cilën ai sulmon gruan e tij duke e befasuar në mes të natës teksa ajo është në shtrat, duke lëshuar goditje të shumta me thikë edhe në pjesën e sipërme të trupit. E gjithë kjo ka ndodhur nën sytë e djalit më të vogël të çiftit”, thuhet në dokument.

Sipas hetuesve “metodat brutale të realizimit të fakteve tregojnë tek i dyshuari një pandjeshmëri absolute ndaj jetës njerëzore dhe një prirje të përbashkët për krime si mjet për të vërtetuar bindjet e tij dhe rolin e tij në të gjithë familjen“.

Ndërkohë, në dëshminë e tij Malaj ishte mbrojtur duke thënë: “Hyra në dhomën e gjumit ku ishte gruaja ime. E godita dhe ndërkohë hyri Xhesika, duke dashur ta mbronte nënën e saj. Kështu që unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Të dy u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t’i godisja”.

Raportohet se Malaj përdori një thikë të gjatë 18 cm për të kryer krimin makabër.

Gruaja e vrasësit, Tefta Malaj, e cila i mbijetoi atentatit pasi mbrohej nga Xhesika, ka bërë thirrje për ndihmë. Teksa telefonoi numrin 118 Tefta i përsëriti “thikë”, dhe kur operatori e pyeti nëse ishte goditur me thikë, gruaja mezi mundi të përgjigjej “po” dhe më pas shtoi: “vajza ime, vajza ime”.

Etiketa: taulant malajvrasje me thikevritet shqiptarixhesika malaj

Lajme të lidhura

BOTA

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

20:46 : 02/05/2025
AKTUALITET

Francë – Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

12:12 : 21/04/2025
AKTUALITET

Vrau të bijën dhe italianin, shqiptari godet me kokë kafazin në sallën e gjyqit

11:11 : 05/05/2024
AKTUALITET

Vrau vajzën, fqinjin dhe plagosi gruan, gjykata italiane rrëzon kërkesat e Taulant Malajt

12:58 : 24/03/2024
BOTA

E rëndë/ Vritet me thikë mësuesi në oborrin e shkollës – PAMJET

12:38 : 13/10/2023
AKTUALITET

Ky është 68-vjeçari grek që vrau me dy plumba shqiptarin pas sherrit për parkingun

13:51 : 16/09/2023
Para

Emocionohet Rakip Suli: Jemi Bashkia e dytë pas Tiranës e Durrësit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com