• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Indrit Hoxha: Më 15 maj, fillojmë shpërndarjen e shtëpive pa gogla

09:36 : 08/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha ka shpalosur mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 një pjesë të programit të tij duke treguar dhe problematikat kryesore nga të cilat vuan kjo bashki dhe qytetarët e saj.

Ai theksoi se opozita dhe PD kanë si detyrë kryesore të frenojnë shpopullimin që po ndodh.

“Është detyrë e opozitës dhe PD-së të frenojmë këtë shpopullim, të japim alternativën, programin që të kthejmë dhe ata që kanë ikur. Jemi një vend i vjedhur”, tha Hoxha.

Sa i përket bashkisë dhe problemeve ekonomike, ai deklaroi se nuk ka fatkeqësi më të madhe për Vorën që sot të jetë një bashki e falimentuar duke premtuar se detyra e parë do të jetë nxjerrja e bashkisë nga falimenti.

“Është simbol i krimit dhe keqqeverisjes së Ramës. Vora ka ndërruar 5 kryetarë bashkish në 4 vite. Dikush ka ikur për dekriminalizimin dhe të tjerë për korrupsion. Dhe kryetari aktual ka një dosje shumë të nxehtë në SPAK dhe unë kam bindjen e plotë se drejtësia shqiptare do veprojë me gjithë forcën e ligjit. Bashkia e Vorës gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë bashkia që mblidhte 100% taksat, sot nuk mbledh as taksat. Detyra e parë të nxjerrim bashkinë nga falimenti. Do ul taksat 50% për biznesin e madh dhe do mbledh çdo detyrim të prapambetur. Do ul taksat me 80% për biznesin e vogël dhe do fal çdo detyrim. Do fal çdo gjobë që është bërë presion politik”, tha Hoxha.

Lexo edhe:

Pas Helidon Bushatit, edhe Indrit Hoxha tërhiqet nga “Primaret”

Investigimi për Shqipërinë, Indrit Hoxha: Do ketë edhe 2 emisione të tjera nga ”RAI”

Ai foli dhe për investime të tjera në njësitë administrative, siç është shndërrimi i Prezës në një atraksion të vërtetë turistik.

Hoxha  premtoi ndarjen e banesave për banorët e dëmtuar nga tërmeti sipas dëmeve që kanë pësuar dhe me drejtësi. “Ndarja nuk do jetë me short”, tha Hoxha.

Sipas tij administrata në Vorë është nën terror. Hoxha premtoi se kjo gjë nuk do të ndodhë më pas 14 majit.

“Problemi më kryesor në bashkinë e Vorës është vjedhja dhe korrupsioni. Bashkia ka shumë të ardhura, por është i paaftë kryetari i bashkisë për t’i mbledhur. Mbledhja e detyrimeve dhe taksave do të jetë në masën 100%. Asnjë biznes nuk mund të rrijë pa paguar taksat sepse në bazë të tyre ne do të vazhdojmë projektet dhe investimet. Nuk ka turp më të madh se në 2023 të premtoj ujin e pijshëm dhe rrugë. Bashkia e Vorës nuk ka ujë të pijshëm. Ka njësi që nuk kanë asnjë pikë ujë të pijshëm. Kjo ka ndodhur sepse bashkia i ka vendosur tubacionet për të marrë ujë të pijshëm Tirana”, tha Hoxha.

Ai bëri dhe një apel për maxhorancën. “Ndaloni presionin ndaj administratës, lërini njerëzit të zgjedhin të lirë”, deklaroi Hoxha, i cili ftoi dhe kandidatët e tjerë dhe vetë qytetarët për një ballafaqim për programin.

Sa i përket padisë në SPAK për kryetarin aktual të bashkisë, ai tha se abuzimi me taksat e qytetarëve duhet të marrë fund njëherë e mirë.

“Kur akuzojmë dhe denoncojmë dikë duhet të jemi të pastër vetë. I kam bërë thirrje SPAK të hetojë pasurinë time, por edhe të kryetarit të bashkisë. Abuzimi me taksat e qytetarëve duhet të marrë fund njëherë e mirë”, theksoi Hoxha.

Lidhur me procesin e rindërtimit, ai e cilësoi situatën anormale.

“Çdo qytetar që nuk ka marrë atë që i takon, do të ngremë një komision në bashki për rivlerësim. më 15 maj fillojmë shpërndarjen e shtëpive siç i kanë pasur, ku i kanë pasur, pa gogla. Ato janë pronat e shqiptarëve, pavarësisht se ata duan t’i shpërndajnë si banesa sociale. Pronë e jotja është ajo për të cilën disponon certifikatën e pronësisë”, tha kandidati i opozitës.

Hoxha foli dhe për investimet në zona të tjera dhe pastrimin e qytetit.

“Investimet tona do të jenë në Bërxullë, në Gjokaj, në Prezë etj. Në Gjokaj një firmë kanë ndërtuar një mur dhe i bllokon rrugën qytetarëve. Ditën e parë si kryetar bashkie do të marr buldozerin dhe do e prish. Më shumë investime në Bërxullë, ulje e taksës së pronës. Vora paguan 2.3 mln euro tender pastrimi dhe është qyteti më i ndotur i Republikës. Që kur kam shkuar në SPAK kanë filluar i pastrojnë 4 herë në ditë koshat, por nuk ka ma vlerë sepse aty është një tender korruptiv. Jam i bindur se SPAK do veprojë me forcën e ligjit. Qytetarët eVorës të votojnë të lirë dhe të qetë e në mënyrë demokratike. Nëse votojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike, fitorja jonë do të jetë e padiskutueshme”, deklaroi Hoxha.

Etiketa: indrit hoxhazgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas Helidon Bushatit, edhe Indrit Hoxha tërhiqet nga “Primaret”

20:32 : 18/02/2025
AKTUALITET

Investigimi për Shqipërinë, Indrit Hoxha: Do ketë edhe 2 emisione të tjera nga ”RAI”

21:13 : 04/06/2024
AKTUALITET

PD çon në SPAK Edi Ramën, takimet e kryeministrit me diasporën mbi 2 milionë euro

10:44 : 16/05/2024
AKTUALITET

PD fton shqiptarët në Athinë: Priteni Ramën me protesta!

16:15 : 11/05/2024
AKTUALITET

Turi i Ramës në Diasporë/ Indrit Hoxha: Kryeministri nuk respekton vendimin për votën e emigrantëve

21:36 : 24/04/2024
AKTUALITET

Indrit Hoxha: Berisha mbahet peng sepse duan të asgjësojnë opozitën

16:16 : 23/04/2024
Para

Braktisja e hershme e arsimit nga të rinjtë, Shqipëria sa trefishi i rajonit me 2021

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com