• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Asfalti elektoral i Tiranës prodhohet në një fabrikë abuzive

22:39 : 05/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Jemi në pikun e fushatës elektorale dhe Tirana është kthyer në kantier ndërtimi. Më shumë po punohet këtë muaj se sa 4 vite së bashku.

Kudo po mbyllen punët me urgjencë, në mënyrë që 14 maji, dita kur do ta shkundim votën, të na gjejë sa më të pastër e te rregullt. Mes morisë së punëve që po kryhen, bie ne sy asfalti që shtrohet pa hesap në çdo rrugë e rrugicë të kryeqytetit.

Nuk besojmë se ka njeri në Tiranë që nuk i ka parë këto kamione dhe mjete per shtrimin e asfaltit që nuk ndalen për të mbyllur me sukses detyrën e ngarkuar.

Por nga vjen gjithë kjo sasi asfalti që po furnizon gjithë Tiranën? Për këte ‘Piranjat’ kanë dokumentuar për javë të tëra punën në terren te punëtorëve dhe makinerive me logon Bashkia Tiranë. Kështu ata kanë arritur tek fabrika që prodhon asfaltin për rrugët e Tiranës e cila ndodhet në Krrabë, ngjitur me tunelin.

Prej më shumë se një muaji, kamionet ngarkohen në këtë fabrikë dhe me pas shpërndahen në të gjitha akset e kryeqytetit. ‘Jemi punonjës të Bashkisë, jemi në juridiksion të bashkisë së Tiranës’, deklarojnë ata fillimisht për ‘Pranjat’ e disa prej tyre përpiqen t’i ndalojnë.

Lexo edhe:

“Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë!

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

Të njëjtën linjë mban dhe përgjegjësi i kompanisë. ‘Në varësi të Bashkisë është. Jam përgjegjës për çfarë ndodh nga dera dhe brenda godinës. Nuk e di pse nuk vendosen tabela kur ndiqen punimet. Ne kemi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Jam i sëmurë, por po ju informoj në lidhje me asfaltin. I kam të gjitha informatat për leje ndërtimi’. – shprehet ai para kamerave të ‘Piranjat’.

Punonjësi zihet ngushtë dhe mundohet të na tregojë disa dokumente për lejen e ndërtimit. Duket sikur kjo leje është ekskluzive vetëm për të, pasi nuk na e tregon.

Një ditë më vonë, ‘Piranjat’ shkojnë në drejtorinë numer dy të punetorëve të qytetit ‘DPN 2’, pranë Bashkisë Tiranë për të pyetur në lidhje me lejen e ndërtmit. Punonjësja për mediat sqaron për ‘Piranjat’ që duhet të dërgojnë një kërkesë me shkrim për informacion.

Me pas, ‘Piranjat’ telefonojnë drejtorin e kësaj drejtorie, Herion Rrapaj duke i kërkuar që t’u vihet në dispozicion kjo leje. Nga komunikimet verbale me drejtorin ‘Piranjat’ nuk arritën të kenë në dispozicion këtë leje ndërtimi, prandaj provuan të verifikojnë statusin e parcelës në të cilën është ndërtuar fabrika e asfaltit. Nga të dhënat rezultoi se lloji i pasurisë në fjalë, është e regjistruar si pyll.

Madje, referuar planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall.

Edhe sipas sistemit online, rezulton se gjithë kjo hapesirë toke, është bujqësi, natyrë.

Situata duket vërtetë e mjegullt, por ajo që mund të thuhet është se fabrika e asfaltit vazhdon të prodhojë çdo natë përgjatë gjithë këtij muaji punë intensive në rrugët e Tiranës. /Syri.net/

Etiketa: asfalt elektoralbashkia tiranezgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë!

12:08 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

12:41 : 22/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025
Para

Pashk Gjoni: Rilindja, kasaphanë me prishjen e stadiumit të Lezhës

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com