• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zotërojnë hotele e karburante, GJKKO konfiskon pasuritë e Altin Çuçaj dhe vëllezërve

12:49 : 03/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të mërkurë që të urdhërojë konfiskimin e disa pasurive të Altin Çuçaj, një personazh i botës së krimit që së bashku me të vëllanë Mikel Çuçaj, rezultojnë të dënuar me nga 14 vite burg secili për trafik droge në Torino të Italisë.

Ata u vunë në shënjestër të operacionit “Forca e Ligjit” në shkurt të 2020-ës, ku ju kërkuar deklarimi i pasurisë.

Vëllezërit Çuçaj zotërojnë disa biznese të mëdha, kompani e pika karburanti të firmës ‘Eida’, me vendndodhje në Radhimë, Orikum, Bestrovë dhe Vlorë.

Altin Çuçaj zotëron dhe administron një hotel gjigant me pishina në Radhimë me emrin “Coral hotel & resort”.

Çuçaj ka gjithashtu në pronësi një kompani që merret me prodhimin dhe përpunimin e mermerit dhe gurit, me emrin “MERMER V.A 2017”. Këtë kompani, Altin Çuçaj e bashkë administron me ortakun e tij të identifikuar si Vendim Durmishaj. Altin Çuçaj ka gjithashtu edhe pika karburantesh të firmës “Eida”, në Qafë Bestrovë, dhe godina të ndryshme në qendër të Vlorës, në fshatin Bestrovë apo edhe në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku bën import dhe eksport me shumicë e pakicë të artikujve industrialë, ushqimore, hidrosanitare, elektrike, elektroshtepiake, etj.

Lexo edhe:

Pulari, makina luksoze dhe toka/ GJKKO konfiskon pasuritë e Ben Qimes

Fitoi mbi 10 mln euro me heroinë në Roterdam, SPAK i sekuestron turkut pasuritë në Tiranë

Ndërsa Mikel Çuçaj, rezulton të jetë gjithashtu pronar i dy bizneseve. Në njërën prej tyre ai është bashkëpronar me shumë persona të tjerë, në linjën “Interbuz Vlora”.

Mikel Çuçaj është gjithashtu edhe pronar i një bar kafeje në Vlorë, në rrugën nacionale Vlorë-Himarë.

Dy vëllezërit Çuçaj kanë edhe një vëlla tjetër të identifikuar si Besnik Çuçaj, në pronësi të të cilit janë dy trualle dhe ndërtesa, por edhe një automjet që GJKKO po ashtu ka vendosur t’i konfiskojë,

Besnik Çuçaj është pronari i hotelit “Roi” në Vlorë, por në adresë të tij nuk ka shkuar ndonjëherë formulari i OFL-së dhe i ka shpëtuar sitës së vetëdeklarimit të pasurisë.

Njoftimi i GJKKO:

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.53 datë 13.04.2023 ka miratuar vendimin nr.19/99 datë 09.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me këto vendime, Gjykatat (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme) kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Altin Çuçaj (i dënuar për veprat penale të parashikuara në nenet 284/a dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar) dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

  1. Pasuri e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 902 m² dhe ndërtesë me sip.168 m², ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetases A. Kondo.
  2. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 105.6 m² dhe ndërtesë me sip.105.6 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
  3. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 500 m² dhe ndërtesë me sip.183 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
  4. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip.151 m² dhe ndërtesë me sip.62 m², ndodhur në Vlorë,në pronësi të M. Çuçaj.
  5. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “C270CDI”, në pronësi të A. Çuçaj.
  6. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Ford”, modeli “KUGA”, në pronësi të E. Çuçaj.
  7. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “E350CDI”, në pronësi të M. Çuçaj.
  8. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “TOYOTA”, modeli “YARIS”, në pronësi të M. Çuçaj.
  9. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “ML320CDI”, në pronësi të B. Çuçaj.
Etiketa: Altin Çuçaji sekuestrohet pasuriaMikel Çuçaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pulari, makina luksoze dhe toka/ GJKKO konfiskon pasuritë e Ben Qimes

12:36 : 03/05/2023
AKTUALITET

Fitoi mbi 10 mln euro me heroinë në Roterdam, SPAK i sekuestron turkut pasuritë në Tiranë

13:09 : 05/04/2023
AKTUALITET

Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK i sekuestron vilat luksoze në Palasë dhe Hamallaj

14:20 : 24/03/2023
AKTUALITET

SPAK sekuestron vilën e bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit Ahmetaj në Hamallaj

14:07 : 24/03/2023
AKTUALITET

Vis Martinaj i zhdukur/ Familjarët kërkojnë lirimin e 34 pasurive të sekuestruara nga SPAK

11:48 : 07/03/2023
AKTUALITET

FOTO/ Sekuestrohen dy resorte të mikut të Aldo Bares në Sarandë, vlejnë 3 mln euro

16:17 : 22/02/2023
Para

VIDEO/Çakull elektoral në Kuçovë, Maliqi kap “mat” fadromat e kryebashkiakut Hajdari

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com