• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fotolajm/ Asfalti elektoral shfaqet në lagjen Ali Demi, punimet do mbarojnë për 1 muaj

19:52 : 03/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Në një kohë rekord, banorët e lagjes Ali Demi në Tiranë, kanë parë në rrugicat e banesave mjete të një firme private që ishte bërë gati të hidhte asfalt. Pa asnjë studim të mëparshëm, apo heqje bordurash, mjetet e rënda filluan të shfaqen në zonë. “Dje i vendosën tabelat e punimeve, sot erdhën mjetet. E çuditshme pasi në tabela thuhet se asfalti do të hidhet për 1 muaj. Kohë fushate. Më mirë të na e lënë kështu rrugën, është asfalt i hedhur nga një firmë italiane në vitet 1994. E kanë arnuar, por s’është prishur. Siç po e hedhin, ashtu do prishet”, thotë një banor i zonës për BoldNews.al.

Jo larg këtij banori, në hyrje të rrugës, BoldNews.al konstatoi se ishte vendosur një tabelë; Bashkia e Tiranës, emërtimi i objektit “sistemim, asfaltim i rrugës ‘Shemsie Haka’ dhe ‘Emin Harizaj’”.

Tabela e vendosur në hyrje të rrugës në një nga rrugicat në lagjen Ali Demi në Tiranë

Në të njëjtën tabelë shkruhet se projektuesi i kësaj rruge është Bashkia e Tiranës, ndërkohë që sipërmarrësi i punimeve firma “Geci”.

Por, shikoni pak afatin e përfundimit të punimeve. Në tabelë shkruhet se afati është vetëm “1 muaj”. Pra, duhet të përfundojë para zgjedhjeve. Vlera e këtij objekti pra vlera e punimeve është 198 milionë lekë të vjetra.

Lexo edhe:

“Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë!

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

Në foto: Menjëherë pas vendosjes së tabelës, në atë rrugicë “mbinë” mjetet e rënda
Në foto: Menjëherë pas vendosjes së tabelës, në atë rrugicë “mbinë” mjetet e rënda

Pa kaluar shumë kohë, në të njëjtën rrugë ku ishte vendosur tabela, kanë “mbirë” mjetet e para të rënda të firmës fituese të këtij tenderi. Siç e shikoni nga ato foto, mjetet janë të firmës “Geci”, e cila ka marrë përsipër që të shtrojë asfaltin për disa ditë, para zgjedhjeve lokale. Mjetet erdhën me shpejtësi, pasi banorët as nuk ishin lajmëruan që të hiqnin të paktën mjetet e parkuara buzë asaj rruge.

Tabela e vendosur në një tjetër rrugicë, ku punimet do përfundojnë sërish për 1 muaj

Ndërkohë, në një rrugicë ngjitur me tabelën e parë, është parashikuar të bëhet një tjetër investim. Tabelat e vendosura janë të njëjta, ndërsa ndryshon vetëm vlera dhe objekti. Kësaj here shkruhet “sistemim i rrugës ‘Dhimitër Kamarda’, sipërmarrës i punimeve është firma ‘Geci’”. Pra, e njëjta firmë me rrugicën e parë. Edhe në këtë rast, afati i ndërtimit të objektit është vetëm 1 muaj kalendarik, ndërkohë që fondi për sistemimin e kësaj rruge është 173 milionë lekë të vjetra.

Etiketa: Ali Demiasfalt elektoralbashkia tiraneeriion veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë!

12:08 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

12:41 : 22/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025
Para
FOTO ilustruese

Makina merr flakë në ecje në Tiranë, policia jep detajet

TË GJITHA

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com