• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Greqi/ Hodhi macen nga çatia 8 metër e lartë e lokalit, 15 mijë euro gjobë shqiptarit

12:18 : 01/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Një 55-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 mijë euro gjobë në Greqi, pasi teksa punonte në një ndërtesë në ishullin e Hidras ka hedhur një mace nga rreth 8 metra lartësi duke e plagosur.

Sot në orën 11:00, 55-vjeçari që hodhi kotelen nga çatia duke shkaktuar tronditje dhe neveri te klientët e lokalit që po drekonin ka dalë para gjykatës dhe prokurori ka kërkuar dënimin me gjobë administrative maksimale prej 15 mijë eurosh.

Kotelja e plagosur në fytyrë, siç shihet edhe në foton e paraqitur nga protothema.gr, është gjetur nga policët lokalë.

“Për aktin e ndodhur në orën 18:05 të datës 30.04.2023 në Hidra Atikë, raportohet se sipas një deklarate plotësuese të denoncuesit, kafsha katërkëmbëshe e dëmtuar është lokalizuar dhe duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kësaj është njoftuar Prokurori kompetent për Mbrojtjen e Kafshëve në Gjykatën e Qarkut Pire dhe të akuzuarit i është shqiptuar një gjobë administrative prej 15.000 euro, në pajtim me nenin 24 paragrafi 1A të ligjit 4830/201” , thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka kërkuar të ketë një pasqyrë të plotë të gjendjes së kafshës, përpara përfundimit të dosjes dhe vendosjes së gjobës, pasi sipas ligjit gjobat administrative, për vrasjen e një kafshe, variojnë nga 30.000 deri në 50.000 euro nëse kafsha ngordh, ndërsa nga 5000 deri në 15000 euro nëse ia del të shpëtojë.

Lexo edhe:

Grushtoi ish-bashkëshorten dhe tentoi ta mbysë me litar, arrestohet shqiptari në Greqi – EMRI

EMRI/ Kush është shqiptari që plagosi familjen siriane në Greqi

Punonjësit e policisë vendore që pas denoncimit e kanë arrestuar 55-vjecarin shqiptar.

NGJARJA DHE DËSHMIA

Sipas raportimit të protothema.gr, ngjarja është vënë re për herë të parë nga një grua kur kotelja i ka rënë papritur në këmbët e saj. Nga përplasja e rëndë trotuari u mbush me gjak. Më pas ajo së bashku me një palë tjetër dëshmitarësh okularë shkuan në Komisariat për të denoncuar ngjarjen. Siç u shpreh Maria Mitseli , pronare e dyqanit turistik në katin përdhesë, i cili ndodhet direkt poshtë lokalit “Psaropoula”, autori është një mesoburrë, i cili në atë kohë ndodhej në tavernë me grupin e tij.

“Isha ulur jashtë dyqanit kur pamë macen të rrëzohej nga një lartësi prej tetë metrash. Tenda e dyqanit tim preu rënien por macja mori një lëndim në fytyrë. Kafsha ka rënë para një turisti athinas dhe burrit të saj i cili vrapoi për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe më pas ai që e hodhi u përgjigj atyre: “A keni ndonjë problem? Unë e hodha”.

Autori ka qenë me një grup grash dhe burrash që po qeshnin, sipas dëshmisë.

“Policia mbërriti shumë shpejt dhe e solli në departament”, tha dëshmitari okular.

Georgios Gerasimosi cili vrapoi me gruan e tij për të përcaktuar shkakun e rënies së maces, duke folur për protothema.gr, raportoi si më poshtë: “Macja ra nga ballkoni i Psaropulës, nga një lartësi prej tetë metrash. U plagos në fytyrë dhe u mbush vendi me gjak. U ngjitëm në çatinë e Psaropulës dhe pyetëm grupin e ulur atje nëse e panë se kush e hodhi macen. “E hodha, a ke problem?” m’u përgjigj një zotëri trupmadh. Unë u thashë se do të telefonoja policinë dhe ata më thanë: “Bëni çfarë të doni”. Në të vërtetë, ne shkuam në AT dhe raportuam ngjarjen”.

Ndërkohë, shqiptari ka tentuar të justifikojë aktin e tij të shëmtuar përpara efektivëve të policisë së Hidrës, duke thënë se nuk kishte ndërmend të dëmtonte katërkëmbëshin fatkeq dhe se pas shtytjes që i bëri maces i “humbi ekuilibri” dhe ra nga një lartësi prej tetë metrash duke rezultuar në lëndime në fytyrë.

Etiketa: arrestohet shqiptari ne greqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grushtoi ish-bashkëshorten dhe tentoi ta mbysë me litar, arrestohet shqiptari në Greqi – EMRI

11:04 : 01/07/2024
AKTUALITET

EMRI/ Kush është shqiptari që plagosi familjen siriane në Greqi

12:09 : 17/06/2024
AKTUALITET

Në kërkim për 6 grabitje, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Greqi/ EMRI

22:12 : 11/06/2024
AKTUALITET

Mashtroi greken dhe i mori mbi 98 mijë euro, arrestohet shqiptari në Selanik

16:24 : 11/06/2024
AKTUALITET

I vuri zjarrin zyrave të skuadrës së Aris në Greqi, policia arreston shqiptarin

13:48 : 04/06/2024
SHOW BIZ

Shqiptari bën “namin” në Greqi, mashtron të moshuarit dhe i zhvat para e ar me vlerë 140 mijë €

08:37 : 22/05/2024
Para

Policia e Tiranës me “dorë të hekurt”, 14 të arrestuar dhe dhjetëra patenta të pezulluara

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com