• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjarja në Llakatund/ I dhunuan dhe i dogjën shtëpinë, shkon në 2 numri i të arrestuarve

09:54 : 30/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia ka arrestuar një person tjetër në lidhje me ngjarjen e djeshme në Llakatund të Vlorë ku një 70-vjeçare dhe nipi i saj u dhunuan nga ish-dhëndri nga Kosova. E moshuara dhe i mituri u dhunuan egërsisht.

Autorët pasi dhunuan fizikisht të moshuarën dhe të miturin, i mbyllën në banesën e tyre dhe më pas i vunë zjarrin me qëllim që t’i digjnin.

Deri tani janë arrestuar Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi, ndërsa është shpallur në kërkim Haki Bajrami, ish-dhëndri i të moshuarës. 70-vjeçarja dhe nipi i saj kanë marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Vlorës.

Njioftimi i Policisë:

“Tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur, duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre, të cilës më pas i vunë qëllimisht zjarrin, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari nga Kosova, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër (gjithashtu nga Kosova).

Lexo edhe:

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

42-vjeçari u kap në PKK Morinë, në tentativë për t’u larguar nga vendi ynë. Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër kosovar, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Llakatund, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta, 2 shtetas kishin dhunuar fizikisht një 70-vjeçare dhe nipin e saj 14-vjeçar, dhe më pas kishin tentuar t’i vrisnin ata, duke i vënë zjarrin banesës ku këta 2 shtetas gjendeshin pa ndjenja, kanë organizuar punën për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtij rasti.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të Policisë së Vlorës, si dhe koordinimit të informacionit dhe punës policore me shërbimet e PKK Morinë, u kap në Morinë, në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi G. B., 42 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në Kosovë (shoqërues i shtetasit G. B.), i cili dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore paraprake, bazuar dhe në kallëzimet e shtetasve të dëmtuar, dyshohet se shtetasit H. B., në bashkëpunim me shtetasin G. B., kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar dhe nipin e saj të mitur (ish- vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe pasi i kanë lënë pa ndjenja, i kanë vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.

2 shtetasit e dëmtuar kanë mundur të dalin nga banesa që ishte duke u djegur dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Si pasojë e zjarrit është djegur banesa e shtetases së moshuar dhe është dëmtuar pjesërisht një banesë tjetër e pabanuar, aty pranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. B. dhe G. B., si dhe “Moskalllëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit D. K.“, njofton policia.

 

  • Ngjarja e rëndë, çfarë ndodhi dje? (Nga prishja e martesës te djegia e dy banesave, DINAMIKA e ngjarjes në Llakatund)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llakatund në Vlorës, në orët e para të mëgjesit të djeshem, ku janë djegur dy banesa.

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Lutfi Fanajt, pasi ish-dhëndri i këtij të fundit i ka vënë zjarrin banesës së tij, e flakët kanë përfshirë edhe një banesë ngjitur.

Prishja e martesës ka qënë shkak për këtë ngjarje, ku mësohet se ish-dhëndri nga Kosova, Haki Bajrami pasi ishte ndarë nga bashkëjetuesja e tij, shkoi në banesën e prindërve të saj dhe i ka vënë flakën shtëpisë.

Fqinjët tregojnë se pak para se të digjte shtëpinë, Bajrami ka mbyllur brenda ish-gruan dhe djalin e mitur, dhe i ka kërcënuar se do t’i përvëlojë.

‘Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’– u shpreh fqinja.

Si pasojë e flakëve ka marrë djegie në këmbë djali i mitur 14-vjeçar, dhe gjyshja e tij. Ndërkohë që vetë e moshuara dyshohet se është dhunuar para se banesës ti vendosej zjarri.

Fqinjët gjithashtu tregojnë se familja jetonte në kushte të vështira, e madje nuk kishin as energji elektrike në banesë. Mësohet se dy ambulanca kanë bërë të mundur transportimin e gjyshes dhe nipit drejt spitalit.

“Nga ora 2 e gjysmë dëgjuam kërcëllimën, këta janë pa drita pa dreq, si ka rënë zjarri. Kanë pasur konflikt, kanë pasur një vajzë të martuar në Kosovë. Para ca ditësh i mori djalin ai asaj, të zotët e shtëpisë ndodheshin brenda, janë të dy në spital si e ëma, si djali i asaj vajzës që ka qenë e martuar në Kosovë. Erdhën dy ambulanca që ti merrnin”, shprehet një prej fqinjëve.

Ndërkohë 14-vjeçarit Ledion Bilo, nga spitali ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen.

I mitur ka treguar se shtetasi kosovar Haki Bajrami i cili kishte bashkëjetuar me të ëmën ka ardhur në shtëpi duke i dhunuar e më pas u ka djegur banesë. 14 vjeçari tregon se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndare dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.

“Kanë ardhur dy persona nga Kosova. Bashkëjetonte me mamin më para dhe ishte ish-bashkëshorti i saj. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na ka dhunuar edhe na ka vënë flakën. Mami më para ka jetuar me të. Ka një djalë të vogël. Na kërcënon, na ka dhunuar! Mua më kanë qëlluar në kokë dhe në kurriz dhe më ka rënë të fikët. I kishte vënë flakën shtëpisë dhe ishte shumë tym, e mora nënë dhe ika. Dola nga dritarja dhe ikat e djat, me janë djegur këmbët. Gjyshen po mundoheshin që ta mbysnin në shtrat“– rrëfeu i mituri.

Etiketa: arrestohetDurim KelmendiGëzim BacajkosovariTentoi të vriste të moshuarën

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

10:06 : 01/06/2025
AKTUALITET

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në Belgjikë një prej anëtarëve të bandës së “Visit të Pojës”

09:43 : 28/05/2025
BOTA

Maduro arreston një opozitar të njohur, në prag të zgjedhjeve në Venezuelë

13:56 : 24/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ E dënuar në Itali me rreth 10 vite burg për drogë, arrestohet një grua në Elbasan

09:34 : 03/05/2025
Para

Akuzat për përdhunim, Dani Alves: Jam thjesht bashkëfajtor i dëshirës së saj për seks

TË GJITHA

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com