• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Reflektim pas një dite të gjatë nëpër rrugët e qytetit”

23:01 : 29/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Lexo edhe:

Boçi-PS: Parlamenti, vend për pazare të pista. Miratoni ligje kundër interesit qytetar

Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

Kandidati demokrat Luçiano Boçi ka publikua refleksionet e tij pas një dite të gjatë nëpër rrugët e qytetit të Elbasanit aty ku ai po kërkon votëbesimin për të qenë kryetar i bashkisë së këtij qyteti pas 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Problemet kapen nga rrënja, por ato zgjidhen nga koka. Kur një njeri vëren se një rrugë është e pashtruar dhe vendos të flasë për këtë, fjala e tij përkufizohet nga mjedisi ku ai flet. Për një banor – një rrugë e pashtruar është një realitet i përditshëm që ai e urren. Në heshtje, por e urren! Nëse flet për të, do të thotë se është i revoltuar. Për një administrator publik – një rrugë e pashtruar është një problem teknik: nëse i japin fondet, ai e rregullon. Por fondet i kontrollon politika. Për një njeri që vjen nga politika, si unë – një rrugë e pashtruar (në periferi apo larg qendrës së qytetit) është një parim kushtetues i shkelur. Një rrugë e pashtruar dëshmon se banorët e të njëjtit territor nuk janë të barabartë përpara ligjit dhe ata marrin nivele të ndryshme shërbimi. Kjo rrugë denoncon njeriun politik, i cili drejton atë njësi, për të cilin banorët e asaj rruge nuk janë qytetarë të barabartë me ata të tjerët, që munden të jetojnë më në qendër”.

“Kjo rrugë e prishur është kësisoj pasqyra e pabarazisë sociale dhe dëshmia e hendekut ligjor që vuan vendi në tërësi. Në këtë rast qendra e qytetit bëhet edhe qendra e interesit politik. Por edhe arsyeja e ruajtjes së status-quo -së. Publiku në tërësi, për shkak të kësaj ploje shumë të gjatë morale – e cila i ka rrënjët tek komunizmi, është veshur tashmë me disfatizëm: kështu janë gjërat, ky është fati, kjo është Shqipëria… Për këtë arsye, një formë e natyrshme e mendimit është “të ikësh nga vendi” – si rrugë për të shpëtuar nga e keqja. E keqja në këtë rast është Vendi. Por në themel – e keqja është mënyra e të menduarit politik të atij që e drejton atë vend.

Meritokracia e munguar, hapësirat e shkelura të lirisë së ndërgjegjes, guximi i nëpërkëmbur qytetar për të pasur një rol dhe për ta luajtur atë në jetën e qytetit – të gjitha këto janë “rrugë të prishura”, që nuk na ndihmojnë të gjejmë veten, por ta humbim atë. Ata që ikin sot nga Shqipëria – janë duke kërkuar pikat e forta të vetes, jo shanset e humbura të jetës. Ky lexim i mungon mjedisit ndërkombëtar që i paragjykon shqiptarët falë një qeverisjeje, e cila nuk i njeh më ata. Për këtë shkak – nëse dikush në qytetin tonë vendos të rregullojë një rrugë, duhet së pari të kuptojë pse po e bën këtë.

Eshtë dëshpëruese të shohësh ethen e punimeve elektorale, rrugë që nxihen dhe lopata që lëvizin për të mbuluar kufomën e një qeverisjeje të dështuar vendore. Megjithatë, ajo mbetet aty, mes nesh – e përzishme dhe e pashmangshme si një mort – që duhet ta përcjellim me ceremoni. Njerëzit kanë nevojë për zgjidhjen e problemeve, që duhen kapur nga rrënjët. Zgjidhja e tyre ama – vjen gjithmonë nga koka. Këtë do të bëjmë me 14 maj!”, shprehet Luçiano Boçi.

Etiketa: luciano bocizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Boçi-PS: Parlamenti, vend për pazare të pista. Miratoni ligje kundër interesit qytetar

13:54 : 29/09/2025
AKTUALITET

Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

15:04 : 21/09/2025
AKTUALITET

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025
AKTUALITET

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025
AKTUALITET

Boçi për masakrën në Shkodër: Ky është kapitullim politik i shtetit partiak!

18:29 : 08/09/2025
Para

Plagosje me thikë në Durrës - DETAJET

TË GJITHA

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Thyejnë kamerat në dhomën e shoqërimit

17:17 : 04/10/2025

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com