• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 20 vjeçarit/ I akullt në qëndrim para gjyqtarëve, Enzi Maze lihet në burg (Video)

11:30 : 21/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT
Enzi Maze në sallën e gjyqit

Enzi Maze në sallën e gjyqit

Enzi Maze, një nga autorët e ngjarjes së rëndë që ndodhi pas mesnatës së të hënës në rrugën “Skënder Sallaku” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë me thikë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi, ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga brenda gjykatës, Maze duket i qetë dhe “i akullt” në qëndrim. Ai mundohet të shmang kontaktin me sy me gazetarët dhe operatorët, duke drejtuar shikimin nga togat e zeza.

Sakaq, trupi gjykues ka vendosur t’a lërë prapa hekurave 18-vjeçarin duke vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

I riu mohoi që të ketë lidhje me konfliktin midis Toshkëzit dhe Hoxhajt, duke thënë në sallën e gjyqit se u gjend rastësisht në vendngjarje.

“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”, mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.

Lexo edhe:

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

Prokuroria mbyll hetimet, çon në Gjykatë dosjen për vrasjen e Stiven Toshkëzit

Por në dëshminë paraprake në polici, ai ka treguar të kundërtën duke thënë se kishte dijeni mbi përplasjet midis Axel Hoxhajt dhe Stivën Toshkëzit, për një vajzë e cila ndodhej në të njëjtën klasë me 18-vjeçarin.

Maze gjithashtu tha para hetuesve se e kishin lënë që do të sqaroheshin me viktimën, ndërsa ditën e ngjarjes i zunë pritë pranë gjimnazit “Partizani”.

Një tjetër fakt që rrëzon pohimet e sotme të Mazes para togave të zeza është videoja e kamerave të sigurisë, që tregon se ai tenton të bllokojë shokun e Stivën Toshkëzit që ndodhej pasagjer në mjetin që drejtohej nga 20-vjeçari.

Maze shihet duke i bllokuar derën atij, në momentin kur Axel Hoxhaj shkon në krahun e shoferit dhe godet me thikë Toshkëzin.

Enzi Maze ishte i pari që u arrestua nga policia pas krimit të rëndë, ku ai ishte bashkëpunëtor i mikut të tij Axel Hoxhaj, i cili goditi me thikë të madhe (hanxhar) Stivën Toshkëzin.

Maze ishte student në fushën e ekonomisë në Holandë dhe kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa në datën 19 i duhej të kthehej sërish për të vijuar studimet.

Nga ana tjetër, autori i ngjarjes së rëndë, Axel Hoxhaj ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pas këshillimeve të bëra nga familjarët e tij.

Mësohet se deri tani i është marrë dëshmia e parë mbi ngjarjen e ndodhur, por pritet që të merret sërish në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit që tronditi opinionin publik dhe që kishte për motiv përplasjet për një vajzë, me të cilën 20-vjeçari Toshkëzi kishte një marrëdhënie.

Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit në kryeqytet dhe cilat ishin arsyet që çuan 18-vjeçarin Axel Hoxhaj drejt konfliktit me të?

Vrasja e 20-vjeçarit mësohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.

Ishte Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18 vjeç) i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij. Rreth dy javë më parë 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.

Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.

Detaje të reja për këtë ngjarje u zbardhën pas arrestimit të Enzi Mazes. I riu deklaroi përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij.

Maze rrëfeu se kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Holanda ku vazhdonte studimet në universitet, por pasi ka takuar Akselin, ai i ka treguar se para disa kohësh ka pasur një konflikt me Stiven Toshkëzin dhe pretendonte se ai e kishte rrahur.

Më tej 18-vjeçari ka konfirmuar raportimet në media duke thënë se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë, të cilën e pëlqente Akseli. Autori i ngjarjes ishte në të njëjtën klasë me vajzën, por ajo ishte në një marrëdhënie me Stivënin.

Maze ka deklaruar më tej se miku i tij i ka shprehur se do të takoheshin me viktimën, por nuk kishin lënë një datë fikse. Ndërsa natën e ngjarjes sipas tij, i kanë bërë pritë 20-vjeçarit vetëm për t’u sqaruar. Enzi Maze ka shtuar se është përpjekur t’i ndajë, por situata ka agravuar për shkak se viktima ka pretenduar se Aksel Hoxha e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij.

Etiketa: Axel HoxhajEnsi MazeStiven Toshkesivrasje me thike

Lajme të lidhura

BOTA

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

20:46 : 02/05/2025
AKTUALITET

Prokuroria mbyll hetimet, çon në Gjykatë dosjen për vrasjen e Stiven Toshkëzit

12:51 : 18/01/2024
BOTA

E rëndë/ Vritet me thikë mësuesi në oborrin e shkollës – PAMJET

12:38 : 13/10/2023
AKTUALITET

Vrau me thikë fqinjin te dera e shtëpisë, togat e zeza lënë në burg 30-vjeçarin

16:59 : 16/08/2023
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për vrasjen e Stiven Toshkesit, arrestohet Arbër Murataj

13:03 : 12/06/2023
Viktima Stiven Toshkëzi në mes
AKTUALITET

Apelit lë në qeli dy adoleshentët që vranë me thikë 20-vjeçarin Stivën Toshkëzi

08:39 : 31/05/2023
Para

As pas liberalizimit të vizave, kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com