• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burg për Ramazan Rrajën/ U kap me armë në brez gjatë iftarit, GJKKO ngre akuzë të re

09:58 : 21/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT
Ramazan Rraja në momentin e arrestimit

Ramazan Rraja në momentin e arrestimit

Ramazan Rraja, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në një lokal pranë “Urës së Gjolës” në Fushë-Krujë, pasi mbi të rëndonte një urdhër ndalimi i shpallur nga SPAK më 17 janar, është lënë në burg me një vendim të marrë sot nga Gjykata e Posaçme.

Nipi i deputetit socialist Rahman Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Sukthit”, ku mbeti i vrarë shoferi i tyre Andi Maloku. GJJKO ka caktuar kështu vazhdimin e masës “arrest me burg” të dhënë në mungesë

Ndërkohë përveç akuzave në lidhje me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, në hyrje të Durrësit, ndaj Rrajës është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Ramazan Rraja me pistoletë në brez

“Xon Rraja” u arrestua teksa ndodhej për iftar në lokal së bashku me Luis Konomin, e njohur si “Çupja” i Elbasanit.

Një “pakujdesi” nga ana e Rrajës, i cili sipas policisë fshihej prej muajsh në trekëndëshin Durrës-Lezhë-Tiranë, ka bërë kështu që një nga emrat më të kërkuar nga SPAK, të përfundojë pas hekurave.

Lexo edhe:

Zbardhet vendimi/ Ramazan Rraja do qëndrojë 6 vite pas hekurave për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Nga Ramazan Rraja te Julian Pjetri, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

Në dëshminë e tij pak pas arrestimit, Ramazan Rraja u tregua i rezervuar përpara hetuesve për armën që iu gjet në brez, një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Nipi i deputetit socialist ka thënë se kjo armë nuk ishte e tija, por nuk ka pranuar të flasë më shumë mbi personin që e dispononte apo që ja ka siguruar atë.

Rraja sipas policisë duke qenë se ishte në kërkim kryente lëvizje të mirë kontrolluara, duke ju shpëtuar postoblloqeve dhe kontrolleve rutinë.

Ndërkohë mësohet se pas arrestimit të tij po verifikohen ambientet ku qëndronte nipi i deputetit të Krujës.

DËNIMI NË BELGJIKË

Rraja në seancë ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit.

Ndërkohë, drejtësia belge më 28 shkurt vendosi të dënojë në mungesë me 12 vite heqje lirie, Ramazan Rrajan.

Vendimi u mor nga një Gjykatë në Antwerp, ku Rraja u dënua pasi akuzohet si pjesë e një organizate kriminale, e cila sipas mediave atje ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori në drejtim të Belgjikës.

Hetuesit arritën të binin në gjurmët e grupit kriminal falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e kreut të grupit në Berchem.

Në një prej përgjime Ramazan Rraja dëgjohet duke komunikuar me Kaspars N., ku së bashku flasin për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742 të portit.

Ky kontejner me banane ishte kontrolluar nga dogana, por në të nuk ishte zbuluar lëndë narkotike. Por në një kontrolli të ri, doganierët gjetën të fshehur në tavanin e kontejnerit një ngarkesë prej 57 kilogramë kokainë.

Gjithashtu kapja e 50 kilogramëve kokainë në Vlissingen të Holandës dhe një tjetër ngarkese me 80 kilogramë në Civitavecchia pranë Romës, ishin të lidhura me grupin e Rrajës.

Telefonat celularë të anëtarëve të bandës siguruan material fotografik të shumtë për hetuesit. Shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro. Ata panë gjithashtu shumë foto të pakove të kokainës.

Udhëheqësi Kaspars N. Dhe dy “togerët” e tij, ku bën pjesë edhe Rraja u dënuan me 12 vite burg dhe 48 mijë euro gjobë. Anëtarët e tjerë të organizatës morën dënime nga katër deri në shtatë vjet burg.

LEXO EDHE:

“Xon Rraja dhe “Çupja” u kapën gjatë iftarit, çfarë deklaroi për pistoletën nipi i deputetit të PS

‘Me këmishë gjysmë të hapur’, publikohet FOTO e Ramazan Rrajës gjatë arrestimit

Dënimi me 12 vite burg/ Si u përgjua Ramazan Rraja nga belgët në “pazaret” e kokainës

Etiketa: armembajtje pa lejelihet ne burgRamazan Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Ramazan Rraja do qëndrojë 6 vite pas hekurave për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

09:52 : 19/10/2024
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Nga Ramazan Rraja te Julian Pjetri, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

20:33 : 18/10/2024
AKTUALITET

Zgjaten afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të arrestuarit e tjerë

15:54 : 16/07/2024
BOTA

SHBA, kandidatët Biden dhe Trump, qëndrime të ndryshme për armëmbajtjen pa leje

19:42 : 13/06/2024
AKTUALITET

Arsenal armësh në shtëpi, dy të arrestuar në Tiranë – EMRAT

11:30 : 12/04/2024
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës

10:01 : 05/04/2024
Para

Punëtorët e huaj e shohin Shqipërinë si trampolinë drejt Perëndimit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

13:04 : 15/05/2025

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com