• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bosët e inceneratorëve zgjerojnë bizneset nga arratia

10:26 : 21/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Në datën 8 shkurt të këtij viti, Stela Gugallja çeli mbledhjen e asamblesë së ortakëve të kompanisë Consulting SE Partners. Në mbledhjen e zhvilluar online u morën disa vendime të rëndësishme, si miratimi i bilancit, kalimi i fitimit në rezervë për investime si dhe miratimi i dorëheqjes së Julia Demnerit nga posti i administratores së kompanisë.

Consulting SE Partners është një kompani që zotërohet nga dy aksionerë. Stela Guagallja ka 80 për qind të aksioneve, ndërsa 20 për qind zotërohen nga Julia Demneri. Kompania drejtohej nga dy administratorë, që ishin dy pronaret e saj. Por me vendimet e marra në mbledhjen e fundit të asamblesë, tani ajo do të drejtohet vetëm nga Stela Gugallja, e cila në dokumentat e mbledhjes së aksionerëve thotë se banon në Austri.

Në datën 1 mars, 550 kilometër larg Tiranës, në Sofie të Bullgarisë, Mirel Mërtiri hapi një kompani të re që quhet United Services Group EOOD. Në fakt, kjo kompani është trashëgimtarja ligjore e një kompanie tjetër, të quajtur EM Capital Group, e cila fillimisht zotërohej në bashkëpronësi nga Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi.

EM Capital Group është një nga kompanitë që dyshohet se u përdor për të kanalizuar paratë e inceneratorëve tek një media kombëtare. Pra paratë shkonin nga inceneratori në Bullgari dhe më pas ktheheshin për të blerë mediat në Shqipëri. Por pas shpërthimit të skandalit të inceneratorëve dhe ekspozimit të EM Capital Group nga portali CNA, kompania është mbyllur për të rilindur me emrin e ri United Services Group. Por tashmë në kompaninë e re i vetmi pronar rezulton Mirel Mërtiri.

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, bosët e inceneratorëve vazhdojnë të bëjnë biznes si zakonisht në Shqipëri, por edhe nëpër Europë. Vendimet e asamblesë së ortakëve të kompanisë Consulting SE Partners u depozituan në QKB, në 23 mars të këtij viti. Nuk dihet nëse SPAK i ka administruar dokumentet, apo nëse Tatimet janë vënë në dijeni të këtyre veprime. Consulting SE Partners rezulton në listën e kompanive që kanë borxh ndaj Tatimeve, por kompania vazhdon biznesin normalisht.

Lexo edhe:

“Djegësi i Tiranës”/ Berisha: Nuk u vu asnjë tullë! Paratë po i vidhte Rama, Balluku nuk e raportoi

Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka

Lejimi i kompanive satelit të inceneratorëve që të vazhdojnë aktivitetin e biznesit normalisht nuk është i rastësishëm. Këto kompani janë hallkat, të cilat thithin paratë nga inceneratorët për t’i shpërndarë në traksansione zinxhir drejt llogarive të fshehta.

Në shkurt të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi, publikoi disa fatura sipas të cilave Consulting SE Partnes dhe Zoto Consulting kishin marrë secila nga 1 milionë euro nga inceneratorët vetëm në dhjetor të vitit 2021. Të dyja kompanitë vazhdojnë të jenë aktive edhe pse pronarët e tyre janë në kërkim ndërkombëtar.

Pak javë më parë, kreu i SPAK Altin Dumani tha se hetimet e inceneratorëve janë të vështira pasi prokuroria nuk gjen dot se kush janë pronarët e vërtetë të tyre. Por teksa prokuroria kërkon pronarët, milionat e eurova vazhdojnë të largohen në drejtim të paditur përmes kompanive satelite. Dhe SPAK rri e vështron./oligarkia.al/

Etiketa: Afera e inceneratorëveinceneratori i tiranesklodian zotomirel mertiriStela Gugallja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Djegësi i Tiranës”/ Berisha: Nuk u vu asnjë tullë! Paratë po i vidhte Rama, Balluku nuk e raportoi

20:47 : 16/04/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka

15:28 : 07/04/2025
AKTUALITET

“Djegësi” i Tiranës/ Berisha: Balluku e dinte që 130 mln € shkonin në kontot e Ramës, por qepi gojën

18:45 : 01/04/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi u transformua”/ Kryemadhi: SPAK nuk po vepron për Inceneratorin e Tiranës

12:59 : 03/03/2025
AKTUALITET

Afera me dherat te inceneratori, Bashkia e Tiranës në shërbim të koncesionarit

22:11 : 26/02/2025
????????????????????????????????????
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë euro borxhe dhe parapagime

17:14 : 05/02/2025
Para

Baste sportive nga celulari, 5 të arrestuar në Tiranë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com